“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt te Jakobi [LiM] 1–4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Jakobi [LiM] 1–4”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Jakobi [LiM] 1–4
Vështrim i Përgjithshëm
Përpara se Nefi të vdiste, ai i dha vëllait të tij më të vogël, Jakobit, përgjegjësinë për t’i ruajtur fletët dhe për të dokumentuar në to atë që ishte “më [e] çmueshme” (Jakobi [LiM] 1:2). Mesazhi i Jakobit i drejtoi të tjerët te Jezu Krishti, duke i ndihmuar t’i shmangnin pasojat e mosbesimit dhe mëkatit. Ai e dinte me anë të zbulesës nga Perëndia se populli nefit po përfshihej në disa mëkate. Ai dha një predikim në të cilin trajtoi mëkatin e kryelartësisë dhe dha mësim rreth ligjit të dëlirësisë. Mësimet e Tij mund të na ndihmojnë ta mposhtim mëkatin në jetën tonë dhe të vijmë te Shpëtimtari.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 32:8–9
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 2 Nefi 32:8–9, të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përcaktojnë një rast në jetën e tyre ose në jetën e dikujt që njohin kur lutja e sinqertë i ndihmoi ata të afroheshin më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit. Kjo do t’i lejojë nxënësit t’i përgatitin përgjigjet e tyre përpara se t’i dorëzojnë ato dhe do t’i inkurajojë nxënësit që nuk japin zakonisht përgjigje që të japin mendimin e tyre.
Jakobi [LiM] 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të zbulojnë mënyra për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë te Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për raste kur mundën t’u flisnin të tjerëve rreth Jezu Krishtit. Inkurajojini ata të luten për një mundësi dhe të kenë guximin për të vepruar në çast.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale të veçanta për të diskutuar mënyra se si t’i ndihmojnë të tjerët të vijnë te Krishti në situata të ndryshme.
Jakobi [LiM] 2:1–21
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëhen më shumë si Jezu Krishti duke e njohur dhe duke i rezistuar mëkatit të kryelartësisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë shembuj të mënyrës se si e shohin kryelartësinë të shfaqet në botë sot.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Skenarët në fillim të mësimit, citimet nga Presidenti Ezra Taft Benson dhe Plaku Diter F. Uhtdorf dhe ftesa përmbyllëse.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Mund t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale të veçanta për të studiuar vargjet te Jakobi [LiM] 2:17–21 dhe për të diskutuar pyetjet që i shoqërojnë ato. Merreni parasysh të dërgoni mesazhe tek të gjitha dhomat virtuale të veçanta që t’i kujtoni për pyetjet.
Jakobi [LiM] 2:22–35
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kënaqen në dëlirësi siç kënaqet Zoti.
-
Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit t’i pyesin prindërit e tyre ose një udhëheqës të Kishës për bekimet që vijnë nga bindja ndaj ligjit të dëlirësisë. Nëse dëshironi mund të viheni në kontakt me prindërit për t’i informuar se nxënësit do të mësojnë rreth ligjit të dëlirësisë në mënyrë që prindërit të mund ta vazhdojnë diskutimin në shtëpi nëse dëshirojnë.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafik ku krahasohen standardet e Zotit me të botës
-
Materiale filmike: “Qëndroni të Paepur në Vende të Shenjta” (16:07; shiko nga kodi kohor 03:22 deri në 04:50); “I Choose to Be Pure” [“Zgjedh të Jem i/e Dëlirë”] (04:19)
-
Materiale për nxënësit: Një kopje e materialit Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011) për secilin nxënës
Jakobi [LiM] 4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti me anë të përcaktimit, shënimit dhe përsiatjes së parimeve dhe të vërtetave që dha mësim Jakobi.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Jakobi [LiM] 4:7–14 dhe të përgatiten të tregojnë një parim ose të vërtetë që gjejnë, që ndiejnë se është veçanërisht e nevojshme në botë sot.
-
Materiale për nxënësit: Diçka që të mos të jetë një stilolaps ose laps, të cilin nxënësit mund ta përdorin për të gërvishtur ose gdhendur një paragraf në një copë flete metalike ose letre alumini
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Pikat e renditura në fund të mësimit që i ndihmojnë nxënësit të përsiatin të vërtetën që përcaktuan
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës ta përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të treguar një parim ose të vërtetë që gjetën te Jakobi [LiM] 4:7–14. Më pas, nxënësit e tjerë mund të thonë pyetjet që klasa t’i përsiatë rreth parimit ose së vërtetës.