Seminari
2 Nefi 32:8–9: “Ju Duhet të Luteni Gjithmonë”


“2 Nefi 32:8–9: ‘Ju Duhet të Luteni Gjithmonë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 32:8–9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 32:8–9

“Ju Duhet të Luteni Gjithmonë”

i ri duke u lutur

Një nga urdhërimet më themelore që kemi është t’i lutemi Atit Qiellor. Por shumë gjëra mund të na bëhen pengesë për t’u lutur. Nefi i kujtoi popullit rëndësinë e lutjes dhe bekimet që vijnë nga komunikimi i rregullt me Atin tonë Qiellor. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për të komunikuar me Atin tënd Qiellor nëpërmjet lutjes.

Vlerësimi i njohurisë së nxënësve. Çdo nxënës ka shkallë të ndryshme kuptueshmërie për temat e ungjillit. Ftesa ndaj nxënësve që të tregojnë atë që dinë tashmë, mund t’ju ndihmojë të zgjidhni se me cilat pjesë të mësimit nxënësit kanë nevojë të shpenzojnë kohë.

Përgatitja e nxënësve: Merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të vënë re se sa shpesh luten dhe përse.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Kur lutesh ti?

Merreni parasysh ta filloni me veprimtarinë vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për arsyen dhe kohën kur luten.

Nëse dëshironi, mund të shkruani pohimin vijues në tabelë: Unë lutem kur …

Mendo për mënyrat e shumta se si mund ta plotësosh saktë pohimin vijues: Unë lutem kur …

Mund të jetë e efektshme t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë pohimin në mënyrë anonime në copa të vogla letrash që ju të mund t’i mblidhni e t’i lexoni me zë të lartë.

Nëse është e mundur, shikoni materialin filmik “I Pray When …” [“Unë Lutem Kur …”] (01:56) për të parë se si disa njerëz e plotësuan pohimin. Materiali filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Gjej një çast për të përsiatur se sa shpesh i lutesh Atit Qiellor dhe pse lutesh. Ndërsa e vazhdon studimin tënd, përsiat se si Ati Qiellor të ka bekuar për shkak të lutjeve të tua, si dhe çdo mënyrë që ndien se Ai mund të dëshirojë ta përmirësosh komunikimin tënd me Të.

Mësimet e Nefit për lutjen

Pasi Nefi i mësoi popullit të tij që të qëndronin në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar që të çon drejt jetës së përjetshme dhe të ushqeheshin me bollëk me fjalët e Krishtit (shih te 2 Nefi 31:19–20; 32:1–3), ai dha mësim se si ata mund ta dinin vërtetësinë e fjalëve të Tij.

Lexoji fjalët e Nefit te 2 Nefi 32:4, 7.

  • Çfarë nuk qenë të gatshëm të bënin disa nga populli i Nefit?

  • Si mendon, përse kjo do ta ketë shkurajuar Nefin?

Nefi më pas vazhdoi të jepte mësim rreth rëndësisë së lutjes.

Lexo te 2 Nefi 32:8–9, duke kërkuar se çfarë dha mësim Nefi rreth lutjes.

ikonë, fletushkë 2 Nefi 32:8–9 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merrni parasysh t’i shenjoni fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjeni me lehtësi. Do të keni mundësinë në mësimin e ardhshëm të ushtroni vënien në zbatim të doktrinës që jepet mësim në këtë fragment për një pyetje ose situatë.

  • Çfarë të vërtetash gjete?

Inkurajojini disa nxënës të flasin. Ndërsa ata i tregojnë të vërtetat, shkruajini ato në tabelë ose lejojini nxënësit t’i shkruajnë ato në tabelë. Sa vijojnë janë disa prej të vërtetave që nxënësit mund t’i përcaktojnë:

Disa nga të vërtetat që dha mësim Nefi përfshijnë:

  • Nëse lutemi gjithmonë, Ati Qiellor do ta shenjtërojë përpjekjen tonë për mirëqenien e shpirtrave tanë.

  • Ati Qiellor dëshiron që ne të lutemi.

  • Satani nuk dëshiron që ne të lutemi.

  • Ne duhet të lutemi gjithmonë.

Komunikimi me Atin Qiellor

ikonë, fletushkë Merreni parasysh atë që kanë treguar tashmë nxënësit rreth lutjes dhe më pas përcaktoni se cila nga veprimtaritë vijuese mund të jetë më e dobishme. Ose mund t’u siguroni nxënësve fletushkën vijuese dhe t’i ftoni ata të plotësojnë një ose dy veprimtari që ndiejnë se do t’i ndihmonin ata më së shumti.

Nxënësit mund të punojnë vetëm ose me një shok apo shoqe të klasës. Nëse punojnë së bashku, ata mund t’i paraqitin bashkë gjetjet e tyre.

Të Mësuarit më Shumë për Lutjen

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “2 Nefi 32:8–9: ‘Ju Duhet të Luteni Gjithmonë’”

Veprimtaria A

Cilat janë disa arsye pse Ati Qiellor dëshiron që ne të lutemi ndërkohë që Satani na tundon që të mos lutemi?

  • Cilat janë disa mënyra se si Satani mund të na tundojë që të mos lutemi?

Një nga mënyrat se si Satani mund të na “mësojë [ne] që të mos lute[mi]” është duke u përpjekur të na bindë për gënjeshtrën që, për shkak se kemi mëkatuar, nuk jemi më të denjë për t’u lutur.

Përsiat se çfarë bekimesh mund të jetë duke u përpjekur Satani të na pengojë që t’i marrim ndërsa bën sa vijon:

  • Shpenzo ca kohë duke studiuar për lutjen. Mund të bësh kërkime për lutjen tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose të kërkosh biseda të konferencave të përgjithshme që flasin për lutjen. Ndërsa studion, kërko bekimet e lutjes. Nëse dëshiron, mund të mendosh për bekimet që ke përjetuar nga lutja në jetën tënde. Duke u bazuar te studimi dhe përvojat e tua, përsiat pse Ati Qiellor dëshiron që ne të lutemi dhe pse Satani na tundon të mos lutemi.

ChurchofJesusChrist.org

3:29

Shkruaj të paktën dy të vërteta që mësove për lutjen. Përfshije arsyen pse mendon se Ati Qiellor dëshiron që ne të lutemi dhe pse Satani na tundon të mos lutemi.

Veprimtaria B

Çfarë do të thotë të lutemi gjithmonë?

Merre parasysh ta shenjosh frazën “lut[u]ni gjithmonë dhe mos u jepni” (2 Nefi 32:9).

Lexo tek Alma 34:21, 27, duke kërkuar ide për atë se çfarë mund të nënkuptojë që të lutemi gjithmonë.

  • Pse lutja “në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje” (Alma 34:21) do të ishte një bekim?

  • Si mund t’i drejtojmë zemrat tona te Perëndia, edhe kur nuk jemi duke u lutur?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha një shembull rreth asaj se çfarë do të thotë të lutemi gjithmonë:

“Këshilloh[uni] me Atin Qiellor në lutjen e mëngjesit. …

Gjatë gjithë ditës mbajmë në zemër një lutje për ndihmë dhe udhëheqje të vazhdueshme. …

Në përfundim të ditës sonë ne gjunjëzohemi përsëri dhe i raportojmë Atit tonë. Ne shqyrtojmë sërish ngjarjet e ditës dhe shprehim falënderime të përzemërta për bekimet dhe ndihmën që morëm. Ne pendohemi dhe, me ndihmën e Shpirtit të Zotit, përcaktojmë mënyra për të vepruar e për t’u bërë më të mirë nesër. Prandaj lutja e mbrëmjes mbështetet dhe është vazhdim i lutjes sonë të mëngjesit. Dhe lutja jonë e mbrëmjes është gjithashtu përgatitje për lutje kuptimplote në mëngjes.” (Dejvid A. Bednar, “Lutuni Kurdoherë”, Liahona, nëntor 2008, f. 41–42)

Shkruaje me vetë fjalët e tua se çfarë mendon se do të thotë të lutesh gjithmonë.

Veprimtaria C

Si do t’i shenjtërojë Ati Qiellor përpjekjet tona për mirëqenien, ose përfitimin, e shpirtit tonë?

Nefi udhëzoi që t’i “lut[esh] … Atit në emër të Krishtit, që ai të shenjtërojë kryerjen tënde ndaj teje, që kryerja jote mund të jetë për mirëqenien e shpirtit tënd” (2 Nefi 32:9). Të shenjtërosh do të thotë të bësh diçka të shenjtë ose të përkushtosh.

Mendo të paktën për një shembull ku Ati Qiellor e bekoi dikë ndërsa ai ose ajo u lut dhe u përpoq fort të bënte atë që Ai dëshironte. Kjo mund të jetë një përvojë vetjake, një shembull bashkëkohor ose mund të gjesh një ndodhi në shkrimet e shenjta (përdor ndihma si , Indeksi ose Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për të gjetur një shembull nëse është e nevojshme).

Shkruaje shembullin dhe atë që ai të mësoi rreth mënyrës se si Ati Qiellor do t’i bekojë përpjekjet tona për të përmbushur vullnetin e Tij ndërsa lutemi.

Disa shembuj për të cilët mund të mendojnë nxënësit për Veprimtarinë C përfshijnë Nefin që u lut dhe litarët e tij që u zgjidhën (shih te 1 Nefi 7:16–19) dhe Lehin që u lut për udhërrëfim për ta ndihmuar Nefin të gjente ushqim për familjen e tyre (shih te 1 Nefi 16:21–26, 30–32).

Ftoni shumë nxënës që të tregojnë atë që mësuan nga veprimtaritë që plotësuan. Bërja e kësaj do t’i lejojë nxënësit të mësojnë nga përvojat e moshatarëve të tyre. Nxënësit mund të tregojnë edhe ndonjë pyetje që mund të kenë. Nëse e bëjnë këtë, ftojini nxënësit e tjerë ta përdorin atë që mësuan dhe përvojën e tyre vetjake për të ndihmuar të jepen përgjigjet.

Ato që dua të kujtoj

Reflekto mbi atë që mësove sot. Merre parasysh t’i shkruash ato që do të doje të kujtoje ose të bëje si rrjedhojë. Për shembull, ti mund të dëshirosh ta rritësh shpeshtësinë e lutjes, të përpiqesh fort ta dallosh se si do të të bekojë Zoti ndërsa lutesh dhe vepron, ose të përpiqesh fort ta kapërcesh çdo tundim që ndien për të mos u lutur.

Nëse ndieni se është e përshtatshme, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të ndalojnë dhe të luten në heshtje, duke e zbatuar atë që kanë menduar në lidhje me lutjen.