Seminari
2 Nefi 31:14–21: “Ju Duhet të Shkoni Përpara”


“2 Nefi 31:14–21: ‘Ju Duhet të Shkoni Përpara’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 31:14–21”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 31:14–21

“Ju Duhet të Shkoni Përpara”

të rinj e të reja duke ecur në natyrë

Ndonjëherë udhëtimi drejt jetës së përjetshme mund të duket sfidues. Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, nuk na kanë lënë të vetëm në këtë udhëtim; Ata duan të na ndihmojnë përgjatë udhës. Ky mësim mund të të ndihmojë që të të shtohet dëshira për të shkuar përpara dhe për të duruar deri në fund në mënyrë që një ditë të arrish vendmbërritjen tënde përfundimtare: jetën e përjetshme me Atin tënd Qiellor.

T’i shihni nxënësit ashtu siç i sheh Zoti. Kur mësuesit përpiqen fort të duan sikurse do Shpëtimtari, ata fillojnë t’i shohin të tjerët siç Ai i sheh ata. Dashuria si e Krishtit i frymëzon mësuesit të ngulmojnë për ta ndihmuar çdo nxënës të kthehet vërtet në besim. Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë ta dalloni vlerën hyjnore të çdo nxënësi dhe t’u vini atyre në ndihmë për ta arritur potencialin e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur që të tregojnë se si mund ta ndihmojnë dikë që ka vështirësi që të dëshirojë të vazhdojë të shkojë përpara në drejtësi në udhëtimin e vet të kthimit tek Ati Qiellor.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Udhëtimi ynë me distancë të gjatë

Merreni parasysh të paraqitni një fotografi të një vrapuesi ose një gare vrapimi, si ajo në fillim të këtij mësimi. Pyesni a ka vrapuar ndonjëri nga nxënësit ndonjëherë në një garë vrapimi me distancë të gjatë dhe vëreni atë të përshkruajë atë që përjetoi.

Nëse është e dobishme, përshtateni këtë shembull me çfarëdo veprimtarie tjetër për të cilën mund të kërkohet rezistencë që mund të lidhet me nxënësit tuaj.

  • Në një garë vrapimi me distancë të gjatë, çfarë gjërash mund ta bëjnë një vrapues të dëshirojë të heqë dorë?

  • Çfarë mund ta nxitë një vrapues që ta mbarojë garën kur ajo bëhet e vështirë?

ChurchofJesusChrist.org

2:54

Krahasoje udhëtimin tënd të kthimit për të jetuar me Atin Qiellor me një garë vrapimi me distancë të gjatë. Përsiat sa vijon:

Merreni parasysh të paraqitni pyetjet e mëposhtme dhe t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë përgjigjet e tyre në ditarin e tyre të studimit.

  • Çfarë po të motivon ose mund të të motivojë, që të shkosh përpara në udhëtimin tënd të kthimit tek Ati Qiellor?

  • Me çfarë sfidash po përballesh?

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko të vërteta ose ide që mund të të ndihmojnë t’i kapërcesh sfidat e tua dhe të përpiqesh fort për t’u kthyer tek Ati yt Qiellor.

Një ftesë hyjnore

Nefi duke i dhënë mësim një grupi

Pasi Nefi dha mësim rreth pagëzimit dhe marrjes së Frymës së Shenjtë, ai dha mësim rreth një aspekti tjetër të rëndësishëm të doktrinës së Krishtit, duke përdorur një citim të drejtpërdrejtë nga Ati Qiellor. Lexo te 2 Nefi 31:15 duke kërkuar atë që dha mësim Ati Qiellor.

  • Si mendon, çfarë do të thotë të durosh deri në fund?

  • Cili mendon se është ndryshimi mes thjesht të duruarit dhe të duruarit duke ndjekur shembullin e Shpëtimtarit?

Nefi përdori shëmbëlltyrat për të na ndihmuar ta përfytyrojmë udhëtimin tonë të kthimit tek Ati Qiellor. Lexo te 2 Nefi 31:17–20 bëj një vizatim të thjeshtë të shtegut që përshkroi Nefi. Emërto atë që përfaqësojnë aspektet e ndryshme në shteg.

  • Si do ta përmblidhje atë që mësove?

Një gjë që mësojmë nga këto vargje është se ndërsa e ndjekim shembullin e Shpëtimtarit dhe durojmë deri në fund, ne do të marrim jetë të përjetshme me Atin tonë Qiellor.

  • Pse dëshiron të marrësh jetë të përjetshme me Atin tënd Qiellor?

Shkuarja Përpara

vargjet 19–20, Nefi renditi qëndrime dhe veprime të ndryshme që kërkohen për të shkuar përpara përgjatë shtegut drejt jetës së përjetshme. Rishikoji këto vargje dhe renditi përgjatë shtegut që vizatove qëndrimet dhe veprimet që gjete. Nëse dëshiron të shohësh një material filmik që përshkruan Nefin duke i dhënë këto mësime, shiko “Nefi Jep Mësim Doktrinën e Krishtit”, kodi kohor 02:55 deri në 03:47, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, dhe ndiqe në shkrimet e tua të shenjta.

5:10

Gjej një çast për ta vlerësuar veten në një shkallë nga 1–5 (ku 1 është e ulët; 5 është e lartë) për faktin se sa mirë i kupton dhe po përpiqesh t’i jetosh këto qëndrime dhe veprime.

Zgjidh një nga frazat që do të doje ta kuptoje ose jetoje më mirë. Gjej një shkrim të shenjtë ose citim që të ndihmon të të rritet kuptueshmëria. Merr parasysh të përdorësh Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta, programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], biseda nga konferenca e përgjithshme ose burime të tjera të besueshme.

Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit ta tregojnë atë që mësuan nga veprimtaria në klasë, në grupe të vogla ose në dyshe. Mund të merrni parasysh të bëni disa ose të gjitha pyetjet vijuese për ta rritur kuptueshmërinë e nxënësve dhe për ta shtuar dëshirën e tyre për ta vënë në zbatim atë që mësuan.

Si një alternativë, mund t’i paraqitni disa ose të gjitha pyetjet dhe t’i vini nxënësit t’u përgjigjen atyre ndërsa studiojnë. Më pas, ftojini disa nxënës të flasin.

Shënim: Mësimi vijues do të përqendrohet më shumë tek të ushqyerit me bollëk me fjalët e Krishtit.

  • Çfarë mësove rreth qëndrimit ose veprimit që zgjodhe?

  • Si mund të jetë për dikë ta demonstrojë qëndrimin ose veprimin që zgjodhe?

  • Kur e ke ndier Atin Qiellor të të bekojë ty ose dikë që e njeh për shkak të njërit prej këtyre qëndrimeve ose veprimeve?

Udhëtimi yt individual

2:54

Mendo për jetën tënde dhe për udhëtimin tënd të tanishëm të kthimit tek Ati Qiellor. Përsiat se si po shkon durimi yt deri në fund.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë përgjigjen e tyre për njërën nga pyetjet vijuese mbi vizatimin që bënë ose në krah të tij. Më pas ata mund ta marrin atë me vete dhe ta vendosin diku ku mund ta shohin përsëri.

  • Çfarë ke mësuar sot që të ndihmon të dëshirosh të shkosh përpara drejt Atit Qiellor?

  • Si do të doje ta vije në zbatim atë që mësove sot? (Një shembull mund të jetë duke e jetuar më mirë njërën nga frazat që ke studiuar.)

Lexo sa vijon nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, duke përsiatur atë që shkrove. Mund të marrësh parasysh të shikosh një pjesë filmike nga biseda e tij “Nesër Zoti Ka për të Bërë Mrekulli midis Jush”, nga kodi kohor 15:12 deri në 16:20, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

19:24

“Nëse ia japim zemrën tonë Perëndisë, nëse e duam Zotin Jezu Krisht, nëse bëjmë gjithçka mundemi për ta jetuar ungjillin, atëherë e nesërmja – dhe çdo ditë tjetër – më së fundi do të jenë madhështore, edhe pse nuk e kuptojmë gjithmonë që është e tillë. Përse? Sepse Ati ynë Qiellor dëshiron që ajo të jetë! Ai dëshiron të na bekojë. Një jetë shpërblyese, e begatë dhe e përjetshme është pikërisht synimi i planit të Tij të mëshirshëm për fëmijët e Tij! Është një plan i bazuar mbi të vërtetën ‘se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë’. Prandaj vazhdoni të doni. Vazhdoni të përpiqeni. Vazhdoni të mirëbesoni. Vazhdoni të besoni. Vazhdoni të rriteni. Qielli po gëzohet me ju sot, nesër dhe përgjithmonë.” (Xhefri R. Holland, “Nesër Zoti Ka për të Bërë Mrekulli midis Jush”, Liahona, maj 2016, f. 127)

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj. Mund t’i ftoni edhe nxënësit të japin dëshmitë ose mendimet e tyre.