Seminari
2 Nefi 31:1–13: “Duke Ndjekur Shembullin e Birit të Perëndisë së Gjallë”


“2 Nefi 31:1–13: ‘Duke Ndjekur Shembullin e Birit të Perëndisë së Gjallë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 31:1–13”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 31:1–13

“Duke Ndjekur Shembullin e Birit të Perëndisë së Gjallë”

Gjoni duke pagëzuar Jezu Krishtin

Cilat janë disa mënyra se si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit? Nefi dha mësim se ndjekja e Jezu Krishtit duke u pagëzuar dhe duke marrë Frymën e Shenjtë ishte thelbësore për t’u shpëtuar në mbretërinë e Perëndisë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh dhe shpjegosh më mirë rëndësinë e pagëzimit dhe bekimet që vijnë prej tij.

Dhënia e dëshmisë shpesh. Dëshmia juaj mund ta rritë besimin e nxënësve tuaj dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë dëshmitë e tyre. Kërkoni mundësi për të dhënë dëshmi për Jezu Krishtin dhe për të folur për Të me nderim, mirënjohje dhe adhurim. Tregoni përvoja vetjake që ju kanë ndihmuar të vini te Jezu Krishti.

Përgatitja e nxënësve: Inkurajojini nxënësit të mendojnë për mënyrën se si do ta shpjegonin pse një person do të dëshironte të pagëzohej. Ata gjithashtu mund të pyesin një ose dy pjesëtarë të familjes apo miq se pse zgjodhën të pagëzoheshin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndjekja e Jezu Krishtit duke u pagëzuar

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth qëllimit të pagëzimit dhe mënyrës se si ai na ndihmon.

Imagjino sikur shoqja jote, Ada, është takuar me misionarët e Kishës dhe po i pëlqen vërtet kjo përvojë. Ajo po e lexon Librin e Mormonit dhe i pëlqen ajo që po mëson. Misionarët së fundi e kanë ftuar që të pagëzohet. Ditën pas ftesës, Ada të tregon ty rreth saj dhe thotë: “Unë pak a shumë dua të pagëzohem, por pyes veten pse ka rëndësi ai kaq shumë nëse unë po përpiqem të jem njeri i mirë. Çfarë ka kaq të rëndësishme pagëzimi?”

  • A ndien se mund t’i përgjigjesh pyetjes së Adës në një mënyrë që ta ndihmosh atë ta kuptojë rëndësinë e pagëzimit? Përse po ose përse jo?

Ndërsa studion sot, kërko të vërteta që të ndihmojnë të kuptosh më shumë rreth Shpëtimtarit dhe arsyes pse ndjekja e shembullit të Tij të pagëzimit është aq i rëndësishëm. Përsiat se si ka ndikuar kjo në jetën tënde dhe të njerëzve që njeh. Në fund të mësimit, do të kesh mundësinë për t’iu përgjigjur pyetjes së rëndësishme të Adës.

Ndërsa Nefi i afrohej më shumë përmbylljes së shkrimeve të tij në fletët e vogla, ai dëshironte të fliste për “doktrinën e Krishtit”. Merr parasysh ta shenjosh këtë frazë te 2 Nefi 31:2 dhe 2 Nefi 31:21.

Pagëzimi është një përbërës thelbësor i doktrinës së Krishtit.

  • Çfarë di rreth pagëzimit të Shpëtimtarit?

Dëgjojeni me kujdes atë që thonë nxënësit. Nëse do të ishte e dobishme, mund t’i ftoni nxënësit të bëjnë një nga gjërat në vijim për të rishikuar pagëzimin e Shpëtimtarit.

Jezu Krishti ishte pa mëkat, e megjithatë Ai u pagëzua. Lexo vargjet te 2 Nefi 31:5–11 dhe kërko arsyen pse Shpëtimtari u pagëzua dhe atë që mësojmë rreth Tij.

  • Çfarë gjete?

    Nxënësit mund të japin ide të ndryshme rreth Shpëtimtarit dhe pagëzimit. Disa të vërteta që ata mund të përcaktojnë përfshijnë: Ndonëse pa mëkat, Jezu Krishti u pagëzua që të përmbushte çdo drejtësi dhe Jezu Krishti qe shembulli i përsosur i bindjes. Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë parimet që dhanë nxënësit. Përdoreni cilëndo nga pyetjet vijuese për ta thelluar kuptueshmërinë e nxënësve:

    Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse është e dobishme për diskutimin, merreni parasysh të përdorni disa nga pyetjet vijuese.

  • Si mendon, çfarë do të thotë ta ndjekësh Shpëtimtarin “me qëllim të plotë të zemrës, [dhe] pa … hipokrizi” (2 Nefi 31:13)?

  • Çfarë bekimesh u jep Ati Qiellor atyre që e ndjekin sinqerisht shembullin e pagëzimit të Shpëtimtarit?

    Nëse është e dobishme, merreni parasysh ta shkruani në tabelë çdo parim që përcaktojnë nxënësit. Këtu është një shembull: Nëse e ndjekim sinqerisht Shpëtimtarin duke u pagëzuar, do të marrim Frymën e Shenjtë.

  • Si të ka bekuar shoqërimi i Frymës së Shenjtë në jetën tënde?

    Nëse do t’i ndihmonte nxënësit t’i kuptonin më tej rolet e Frymës së Shenjtë, mund t’i ftoni ata të rishikojnë vargjet te 2 Nefi 31:13, 17 dhe të lexojnë vargjet te 2 Nefi 31:18; 32:3, 5, 8 dhe 33:1. Nxënësit mund të përsiatin rolet e ndryshme të Frymës së Shenjtë dhe të tregojnë se si e ka bekuar Fryma e Shenjtë jetën e tyre duke vepruar sipas këtyre roleve.

  • Çfarë idesh të tjera gjete?

  • Çfarë të bëri përshtypje te vargu 5?

  • Çfarë dëshmoi ose premtoi Jezusi se do të bënte duke u pagëzuar? (Shih te 2 Nefi 31:7.)

  • Çfarë të mësojnë këto vargje rreth ndjenjave të Shpëtimtarit kundrejt urdhërimeve të Atit dhe kundrejt nesh?

  • Çfarë di ti rreth Jezu Krishtit që do të të inkurajonte ta ndiqje shembullin e Tij?

ChurchofJesusChrist.org

3:13

Nefi vazhdoi të dëshmonte në analin e tij për bekimet e ndjekjes së shembullit të pagëzimit të Shpëtimtarit. Për të të ndihmuar t’i zbulosh këto bekime, lexo te 2 Nefi 31:12–13, 17. Për ide shtesë mbi pagëzimin, merr parasysh të studiosh një nga sa vijon: Gjoni 3:3, 5; Veprat e Apostujve 2:38; Alma 7:14; 3 Nefi 11:33–34, 37.

Duke u bazuar tek ajo që mësove, shkruaji një paragraf Adës. Ndihmoje atë ta kuptojë pagëzimin dhe arsyen pse ajo mund të dëshirojë ta ndjekë shembullin e Shpëtimtarit dhe të pagëzohet si Ai. Përfshi sa vijon:

  • të paktën dy shkrime të shenjta që mendon se do ta ndihmonin atë

  • mënyrën si pagëzimi na sjell më pranë Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit tonë

    Mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë paragrafin e tyre në dyshe, në grupe të vogla ose si klasë. Mund të jetë e efektshme edhe që ta ftoni një nxënës të dalë përpara klasës dhe të luajë rolin e Adës. Ftojeni një nxënës tjetër të tregojë një gjë që përgatitën për ta ndihmuar Adën. Më pas pyetni se kush do të donte të shtonte diçka tjetër. Ftojini disa nxënës të flasin. Kërkoni mënyra për t’i nxitur nxënësit të përqendroheshin te Shpëtimtari si dhe të tregojnë përvojat dhe mendimet e tyre vetjake. Ndërsa veprimtaria vazhdon, ftojeni nxënësin ose nxënësen që po luan pjesën e Adës të tregojë se si ajo ose ai do të ndihej dhe të bëjë çfarëdo pyetjeje që ajo ose ai mund të ketë. Vazhdoni derisa nxënësit të ndiejnë se e kanë ndihmuar Adën.

  • Merrni parasysh ta shprehni admirimin për zgjedhjen që mund të kenë bërë nxënësit për t’u pagëzuar. Mund të tregoni dhe përvojën tuaj vetjake dhe të jepni dëshminë tuaj për pagëzimin.

  • mendimet, përvojat ose dëshminë tënde vetjake rreth pagëzimit dhe shoqërimit të Frymës së Shenjtë

Për ta përmbyllur këtë mësim, mendo rreth asaj që ke studiuar sot. Çfarë ndiesh rreth pagëzimit tënd? Çfarë mund të bësh që të vazhdosh ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit? Si mund t’i ndihmosh të tjerët ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit dhe të pagëzohen? Merre parasysh t’i shkruash mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.