Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt te Jakobi [LiM] 5–7


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt te Jakobi [LiM] 5–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Jakobi [LiM] 5–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Jakobi [LiM] 5–7

Vështrim i Përgjithshëm

Jakobi tregoi alegorinë e Zenosit për pemët e ullirit, e cila në mënyrë simbolike ilustron shpërndarjen e Izraelit dhe përpjekjet e përhershme të Zotit për t’i mbledhur të gjithë fëmijët e Atit Qiellor tek Ai. Pjesa e fundit e kësaj alegorie simbolizon punën e Zotit në ditët e fundit, përfshirë përpjekjet që Ai dhe shërbëtorët e Tij bëjnë për të mbledhur shpirtra tek Ai edhe një herë të fundit. Disa vjet pasi Jakobi i dha këto mësime, një burrë i quajtur Sherem erdhi mes nefitëve dhe “punoi me zell që të mund të bënte për vete zemrat e njerëzve” (Jakobi [LiM] 7:3). Këto mësime mund t’i ndihmojnë nxënësit të përballen me sfidat e besimit të tyre dhe të përgatiten për të punuar në vreshtin e Zotit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Jakobi [LiM] 5:1–53

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dashurinë që ka Jezu Krishti për ta dhe për të gjithë njerëzit.

Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të punuar me Zotin për t’i ndihmuar fëmijët e Atit Qiellor të vijnë tek Ai.

Jakobi [LiM] 7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten për t’i mposhtur sfidat ndaj besimit të tyre te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një shembull të dikujt që qëndroi i patundur në besimin e vet kur të tjerët e sfiduan atë.

  • Materiale filmike: “Sheremi Mohon Krishtin” (07:16); “Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht” (16:43; shiko nga kodi kohor 13:40 deri në 14:46)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Interpretimi me role mund t’i përgatitë nxënësit të reagojnë në situata ku besimi i tyre sfidohet. Merreni parasysh të zgjidhni një ose dy sfida që nxënësit në zonën tuaj ka gjasa të hasin. Për shembull, nëse pohime të tilla janë të zakonshme në zonën tuaj, mund të zgjidhni pohimin “Anëtarët e Kishës ‘Mormone’ nuk janë të Krishterë” ose “Libri i Mormonit nuk mund të jetë i vërtetë sepse Bibla është i vetmi libër shkrimesh të shenjta që do të ekzistojë ndonjëherë”. Mund t’i vini nxënësit në grupe të vogla në dhoma virtuale të veçanta për të interpretuar me role reagimin me besnikëri ndaj këtyre sfidave.

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si janë rritur ose si kanë ndryshuar gjatë studimit të tyre të kapitujve te 2 Nefi 26Jakobi [LiM] 7.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të reflektojnë për mënyrën se si janë rritur shpirtërisht gjatë studimit të tyre të Librit të Mormonit katër javët e fundit. Mund t’i ftoni ata të përcaktojnë mësime specifike që kanë zbatuar ose vargje që kanë qenë veçanërisht kuptimplotë për ta.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të zgjedhin të bëjnë veprimtarinë A ose veprimtarinë B. Vërini ata që zgjedhin veprimtarinë A në një dhomë virtuale të veçantë dhe ata që zgjedhin veprimtarinë B në një tjetër. Kur secili grup të mbarojë së punuari për këtë veprimtari së bashku, ata mund të zgjedhin një përfaqësues për t’i treguar shpjegimin e tyre pjesës tjetër të klasës.

Përsëritja 5 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet e zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar mënyra se si e kujtojnë Jezu Krishtin çdo ditë.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela me fragmentet e zotërimit doktrinor me frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë

  • Materiale: Letra dhe gërshërë që nxënësit t’i përdorin për të krijuar shirita vetjakë fjalësh

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Veprimtaria e mësimit përmendsh në këtë mësim mund të jetë sfidues në një orë mësimore me videokonferencë. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një veprimtari të ngjashme në programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].