Seminari
Jakobi [LiM] 7: Besim i Palëkundur te Jezu Krishti


“Jakobi [LiM] 7: Besim i Palëkundur te Jezu Krishti”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Jakobi [LiM] 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Jakobi [LiM] 7

Besim i Palëkundur te Jezu Krishti

zëvendëso

Nëse ndien sikur disa njerëz sot po përpiqen qëllimisht ta lëkundin besimin e anëtarëve të Kishës së Shpëtimtarit, ke të drejtë. Kjo nuk është diçka e re. Mes nefitëve, një burrë i quajtur Sherem “punoi me zell që të mund të bënte për vete zemrat e njerëzve” (Jakobi [LiM] 7:3). Ky mësim mund të të ndihmojë të përgatitesh për t’i mposhtur sfidat ndaj besimit tënd te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij.

Ndihma ndaj nxënësve që të kuptojnë përmbajtjen e shkrimeve të shenjta. Përmbajtja e shkrimeve të shenjta është rrjedha e historisë, njerëzit, ngjarjet, predikimet dhe shpjegimet. Të kuptuarit e këtyre elementeve mund t’i ndihmojë nxënësit të lidhen me individët në shkrimet e shenjta dhe të lartësohen nga predikimet e frymëzuara që shënohen atje.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një shembull të dikujt që qëndroi i patundur në besimin e vet kur të tjerët e sfiduan atë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përgatitja për sfidat e së ardhmes

Përpara se të lexoni thënien vijuese, merreni parasysh të pyesni: “Në një shkallë nga njëshi te dhjeta, sa e vështirë mendoni se është të jesh një dishepull guximtar i Jezu Krishtit sot?” Mund t’u kërkoni nxënësve të ngrenë lart aq gishta sa numri që përfaqëson përgjigjen e tyre dhe më pas t’u kërkoni disa prej tyre të tregojnë pse u përgjigjën në atë mënyrë.

Presidenti Rasëll M. Nelson tregoi sa vijon rreth një sfide të vështirë me të cilën do të përballemi:

“Përpara kemi ditë të vështira. Në të ardhmen, rrallë herë do të jetë e lehtë apo në modë që të jesh një shenjtor besnik i ditëve të mëvonshme. Secili prej nesh do të provohet. Apostulli Pal paralajmëroi se në ditët e mëvonshme, ata që e ndjekin Zotin me zell, ‘do të përndiqen’ [2 Timoteut 3:12]. [Pikërisht ajo përndjekje] mund[et], ose t’ju dërrmojë deri në dobësi të heshtur, ose t’ju motivojë për të qenë më shembullor[ë] dhe të guximshëm në jetën tuaj të përditshme.” (Rasëll M. Nelson, “Të Përballosh të Ardhmen me Besim”, Liahona, maj 2011, f. 35–36)

  • Presidenti Nelson e dha këtë bisedë në vitin 2011. Në çfarë mënyrash e ke përjetuar ose parë tashmë atë që përshkroi ai?

  • Pse mund të jetë edhe më pak në modë në të ardhmen që të qëndrosh besnik ndaj ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit? Pse mendon që gjithsesi ajo ia vlen?

  • Si mendon, pse Zoti donte të na tregonte për këto vështirësi përpara kohe?

Reflekto për një minutë për forcën e tanishme të dëshmisë sate për ungjillin e Jezu Krishtit dhe për faktin se sa i përgatitur je që t’i qëndrosh besnik Atij në ditët e vështira që ke përpara. Ndërsa studion kapitullin te Jakobi [LiM] 7, kërko se si e përgatiti Jakobi veten për të qëndruar besnik kur një njeri i lig i quajtur Sherem, u përpoq ta lëkundte besimin e tij.

Sheremi predikon kundër Krishtit

Lexo te Jakobi [LiM] 7:1–7, ose shiko materialin filmik “Sheremi Mohon Krishtin” nga kodi kohor 00:33 deri në 02:21. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Kërko atë që dha mësim Sheremi për t’u përpjekur ta lëkundte besimin e nefitëve te Krishti.

7:16

Sherem Denies Christ | Jacob 7

Jacob 7 | Sherem preaches against the doctrine of Christ and demands a sign. He is smitten by the power of God and dies after confessing his sins to the people.

  • Çfarë dha mësim Sheremi për t’u përpjekur që ta lëkundte besimin e nefitëve?

  • Cilat janë disa mënyra se si njerëzit mund ta sfidojnë besimin e dishepujve të Krishtit sot?

Ftojini studentët ta përsiatin në heshtje sa vijon:

Përsiat a e ke parë ndokënd përreth teje të fillojë të dyshojë te besimi i vet te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur për shkak të ndikimit të të tjerëve. A ke vënë re që dikush e ka sfiduar besimin tënd tek Ai?

Besimi i Jakobit nuk mund të lëkundet

Merreni parasysh tʼi ftoni nxënësit që tʼi lexojnë vargjet vijuese me një grup të vogël. Pastaj ftojeni secilin grup të vërë një përfaqësues që të shkruajë në tabelë atë që ata mësuan nga shembulli i Jakobit. Këto janë disa të vërteta që nxënësit mund të gjejnë: Shpirti mund të na ndihmojë ta dimë se çfarë të bëjmë dhe themi kur besimi ynë sfidohet dhe ne mund të mbështetemi te mësimet e profetëve për ta forcuar besimin tonë te Krishti.

Ndërsa nxënësit flasin, merreni parasysh tʼu kujtoni atyre se studimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund tʼi përgatitë ata për tʼu bërë ballë sfidave ndaj besimit të tyre te Jezu Krishti.

Lexo te Jakobi [LiM] 7:5, 8–12, duke kërkuar atë që e ndihmoi Jakobin tʼi hidhte poshtë mësimet e Sheremit.

Një parim që mund të mësojmë nga vargu 5 është se ne mund tʼi mposhtim sfidat ndaj besimit tonë te Jezu Krishti duke kujtuar përvojat shpirtërore të së shkuarës që e forcojnë besimin tonë.

  • Çfarë gjërash specifike kujtoi Jakobi gjatë këtij ballafaqimi që e ndihmuan atë?

  • Pse të kujtuarit e përvojave tona të së shkuarës mund të na forcojë kur përballemi me sfida ndaj besimit tonë?

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Bashkë me udhëzimin plot paqe që marrim nga Fryma e Shenjtë, herë pas here, Perëndia e siguron fuqimisht dhe shumë personalisht secilin prej nesh, se Ai na njeh dhe na do dhe se Ai po na bekon në veçanti dhe haptas. Atëherë, në çastet tona të vështirësisë, Shpëtimtari na i sjell këto përvoja sërish në mendje. …

Përqafojini kujtimet tuaja të shenjta. Besojini ato. Hidhini në letër. … Ju premtoj se ndërsa i pranoni me gatishmëri dhe i ruani me kujdes si thesar ndodhitë që ju përcaktojnë shpirtërisht në jetën tuaj, shumë e më shumë të tilla do t’ju vijnë. Ati Qiellor ju njeh dhe ju do!” (Nil L. Andersen, “Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht”, Liahona, maj 2020, f. 19, 21, 22)

Nëse e përdorni idenë vijuese, lëruni nxënësve kohë të mjaftueshme për të përsiatur, për t’u lutuar dhe për t’i shënuar ndjenjat dhe përvojat e tyre. Më pas, ftoni vullnetarë për të treguar përvoja që nuk janë tepër të shenjta. Merreni parasysh të tregoni një shembull vetjak që nuk është tepër i shenjtë ose unik në mënyrë që nxënësit të mund ta gjejnë veten te përvoja juaj.

Gjej pak kohë për t’i kujtuar ndjenjat dhe përvojat që Perëndia të ka dhënë për të të siguruar se Ai të njeh dhe të do. Shënoji disa prej tyre në ditarin tënd të studimit ose në shkrimet e tua të shenjta. Nëse ke nevojë për ndihmë që t’i kujtosh të tilla përvoja, kërkoji Atit Qiellor në lutje që të të ndihmojë t’i dallosh ose kujtosh disa këtej e tutje. Ai do ta bëjë këtë në kohën dhe mënyrën e Tij.

Nëse dëshiron, mund të shikosh materialin filmik “Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht” nga kodi kohor 13:40 deri në 14:46. Kërko mënyrën se si ilustrimi i Plakut Andersen tregon se kujtimet tona shpirtërore mund të na e ndriçojnë udhën edhe neve, edhe të tjerëve gjatë kohëve sprovuese. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht

Plaku Andersen na mëson se të kujtuarit e çasteve që të përcaktojnë shpirtërisht në jetën tonë, mund të na forcojnë dhe të na ngushëllojnë gjatë kohëve sfiduese.

Mund të përdorni sugjerimet vijuese dhe t’u jepni nxënësve pak minuta për t’i dërguar një mesazh në celular ose një mesazh me postë elektronike një njeriu të dashur. Mund të jetë e dobishme t’u kujtoni atyre që disa përvoja të shenjta duhet të mbahen për vete.

Përsiat për dikë që njeh që mund të forcohet nga të dëgjuarit e njërës prej përvojave të tua. Merr parasysh të gjesh një mënyrë për t’ia treguar atë.

Mendo edhe rreth njerëzve të dashur dhe udhëheqësve të Kishës, besimi dhe përvojat e të cilëve mund ta forcojnë besimin tënd. Merre parasysh t’u drejtohesh atyre për ndihmë.

Një shenjë nga Perëndia

Lexo te Jakobi [LiM] 7:13–23, ose shiko materialin filmik “Sheremi Mohon Krishtin” nga kodi kohor 02:22 deri në 07:16, për të mësuar se çfarë i ndodhi Sheremit.

7:16

Sherem Denies Christ | Jacob 7

Jacob 7 | Sherem preaches against the doctrine of Christ and demands a sign. He is smitten by the power of God and dies after confessing his sins to the people.

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’u jepni nxënësve kohë për t’i përsiatur. Më pas, ftoni vullnetarë të japin përgjigjet e tyre.

  • Si mendon, pse Jakobi do ta mbante shënim këtë tregim për njerëzit në kohën tonë?

  • Si mendon se do të donte Ati Qiellor që ta zbatoje atë që mësove sot në një situatë me të cilën po përballesh?