“Përsëritja 5 e Zotërimit Doktrinor: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 5 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 5 e Zotërimit Doktrinor
Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta
Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe të asaj që jepet mësim në to mund të të bekojë në shumë mënyra. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i mësosh përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Të kujtojmë
-
Cila është një gjë që ndien se do ta kujtosh përgjithmonë? Pse?
Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dha mësim se “Shpëtimtari ynë na fton që gjithmonë ta kujtojmë Atë siç Ai përherë na kujton ne” (“Gjithmonë Kujtojeni Atë”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 110).
-
Si mendon, përse Ati Qiellor dëshiron që ne ta kujtojmë gjithmonë Birin e Tij?
-
Në çfarë mënyrash ke qenë në gjendje ta kujtosh Jezu Krishtin çdo ditë?
-
Në ç’mënyrë ka qenë një bekim në jetën tënde të kujtuarit e Shpëtimtarit dhe gjithçkaje që Ai ka bërë?
Një mënyrë e rëndësishme si mund ta kujtosh Jezu Krishtin është t’i mësosh përmendsh mësimet e Tij në shkrimet e shenjta. Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë të mësosh përmendsh disa nga referencat e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë që përmban tabela më poshtë. Ndërsa i mëson përmendsh, përsiat se si sjellja ndër mend e këtyre referencave dhe frazave kyç mund të të ndihmojë ta kujtosh më shumë Jezu Krishtin çdo ditë.
Merr parasysh t’i shenjosh këto fragmente bashkë me frazat e tyre kyç nëse nuk e ke bërë ende këtë.
Përziej dhe lidh
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.” |
Përcakto katër fragmente që ndien se do të të ndihmonin më së shumti ta kujtosh Jezu Krishtin tani në jetën tënde dhe mendo rreth arsyes pse ndihesh ashtu. Pastaj bëj veprimtarinë vijuese. Mund të bësh një veprimtari të ngjashme duke përdorur programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] në vend të kësaj.
-
Prite një fletë letre në katër shirita me përmasa të njëjta. Për secilin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që zgjodhe, bëj sa vijon:
-
Shkruaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç që lidhet me të në një shirit letre.
-
Prite frazën kyç, duke e ndarë nga referenca, si në shembullin më poshtë (duke prerë te simboli “/”):
2 Nefi 26:33 / “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”
-
-
Kur të kesh një grup prej katër referencash dhe frazash kyç të shkrimit të shenjtë, vendosi letrat në një pirg dhe përzieji të gjitha bashkë.
-
Përpiqu ta lidhësh çdo referencë me frazën e tij kyç të shkrimit të shenjtë pa parë asgjë që të të ndihmojë. Merr parasysh ta bësh këtë gjë dy deri në tri herë. Mund ta matësh kohën dhe të përpiqesh ta përmirësosh shpejtësinë tënde çdo herë.
-
Rrite vështirësinë duke i prerë frazat në pjesë si në shembujt më poshtë:
2 Nefi 28:30 / Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve / rresht pas rreshti, / parim pas parimi.”
2 Nefi 32:3 / “Ushqehuni me bollëk me / fjalët e Krishtit; / pasi, vini re, / fjalët e Krishtit / do t’ju tregojnë / të gjitha gjërat / që ju duhet të bëni.”
-
Përzieji copëzat dhe provo t’i organizosh me saktësi. Mund të zgjedhësh që t’i përziesh të gjitha referencat dhe frazat njëherazi ose thjesht të punosh me radhë me çdo fragment. Merr parasysh ta bësh këtë gjë dy deri në tri herë. Mund ta matësh kohën dhe të përpiqesh ta përmirësosh shpejtësinë tënde çdo herë.
-
Nëse ke më tepër kohë, përzgjidh pak më shumë fragmente të zotërimit doktrinor dhe përsërite procesin.
-
Cilat nga referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë mësove përmendsh?
-
Cili fragment ndien se është më i dobishëm për ty pikërisht tani në jetën tënde? Përse ndihesh në atë mënyrë?
-
Në çfarë mënyrash mund të të ndihmojnë fragmentet në të cilat u përqendrove sot për ta kujtuar Jezu Krishtin?