Seminari
Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13: “Sa të Bekuar Janë Ata që Kanë Punuar me Zell në Vreshtin e Tij”


“Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13: ‘Sa të Bekuar Janë Ata që Kanë Punuar me Zell në Vreshtin e Tij’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Jakobi [LiM] 5:54–77; 6:1–13

“Sa të Bekuar Janë Ata që Kanë Punuar me Zell në Vreshtin e Tij”

Pamja
njerëz duke lexuar Librin e Mormonit

Si lidhet me ty alegoria e pemëve të ullirit e shënuar te Jakobi [LiM] 5? Pjesa e fundit e kësaj alegorie simbolizon punën e Zotit në ditët e fundit, përfshirë përpjekjet që Ai dhe shërbëtorët e Tij bëjnë për të mbledhur shpirtra tek Ai edhe një herë të fundit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh një dëshirë më të madhe për të punuar me Zotin për t’i ndihmuar fëmijët e Atit Qiellor të vijnë tek Ai.

Ndihmojeni çdo nxënës të japë kontribut në përvojën e të mësuarit. Çdo nxënës është i nevojshëm dhe ka një kontribut për të dhënë. Disa nxënës mund të jenë më të prirur të marrin pjesë se disa nxënës të tjerë. Bëni përpjekje për ta ndihmuar çdo nxënës të japë kontribut në mënyra që janë kuptimplota dhe të rehatshme për ta.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë veprimtarinë e studimit nën kreun “Jakobi [LiM] 5:61–75: Zoti më fton mua të punoj me Të në vreshtin e Tij” në përvijimin e studimit për “8–14 Prill. Jakobi [LiM] 5–7: ‘Zoti Punon me Ne’” tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Libri i Mormonit 2024.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një punë e madhe

Tregojini klasës skenarin në vijim:

Anilës iu kërkua kohët e fundit nga peshkopi i saj që të marrë parasysh me lutje mënyrat se si mund t’i afrohet dhe ta ndihmojë një nga të rejat në lagjen e saj që nuk ka qenë duke e frekuentuar Kishën. Anila ndihet pak në siklet dhe pyet veten: “Pse po më kërkon peshkopi ta bëj këtë? Ai mbase do të ishte shumë më tepër i efektshëm sesa unë për ta ndihmuar atë.”

  • Cilat mund të jenë disa nga arsyet pse peshkopi i Anilës mund ta ketë ftuar atë t’i afrohet të resë në vend që t’i afrohej vetë?

Përpara se të shpërndani hyrjen në vijim, mund të jetë e dobishme të ftoni disa vullnetarë që ta përmbledhin atë që mbajnë mend rreth pjesëve të alegorisë te Jakobi [LiM] 5, që i studiuan në mësimin e mëparshëm.

Sot, do të studiosh pjesën e fundit të alegorisë së pemëve të ullirit të shënuar te Jakobi [LiM] 5. Kjo pjesë e alegorisë përfaqëson ditët e fundit. Një e vërtetë që mund të mësojmë nga kjo pjesë e alegorisë është se Zoti i fton shërbëtorët e Tij të ditëve të mëvonshme të punojnë në vreshtin e Tij duke marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit.

Përpara se të fillosh të studiosh, merri parasysh ndjenjat e tua rreth të qenit i ftuar nga Zoti për të ndihmuar të mblidhen njerëzit tek Ai. A e ke pyetur ndonjëherë veten se pse Ai të fton ty ta ndihmosh Atë në punën e Tij për shpëtimin e shpirtrave? Ndërsa studion, kërko mësime që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh më mirë qëllimet pse Zoti na fton të marrim pjesë me Të në mbledhjen e Izraelit.

Pronari i vreshtit i fton shërbëtorët të punojnë me të

Pjesa e fundit e alegorisë fillon me një bashkëbisedim që ndodh midis pronarit të vreshtit, i cili përfaqëson Jezu Krishtin dhe shërbëtorit të tij, i cili përfaqëson profetët e Zotit.

Lexo te Jakobi [LiM] 5:61–62, 70, duke kërkuar atë që i udhëzoi pronari i vreshtit shërbëtorit të tij që të bënte dhe përse i kërkoi që ta bënte.

  • Cili në këto vargje mund të të përfaqësojë ty dhe anëtarët e tjerë të Kishës?

Presidenti Rasëll M. Nelson diskutoi për punën që Zoti dhe shërbëtorët e Tij kryejnë në ditët e fundit:

“Zoti i tha Profetit Jozef Smith që tani, duke nënkuptuar kohën tonë, është ora e njëmbëdhjetë dhe hera e fundit që Ai do të thërrasë punëtorë në vreshtin e Tij për qëllimin e ngutshëm të mbledhjes së të zgjedhurve nga të katra anët e tokës [shih te Doktrina e Besëlidhje 33:3, 6]. …

A do t’ju pëlqente të ndihmonit që Izraeli të mblidhet gjatë këtyre ditëve të çmuara të mëvonshme? …

… Mendoni për këtë! Nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë në planetin tokë, ne jemi ata që na u dha mundësia të marrim pjesë në këtë ngjarje të fundit, në këtë mbledhje të madhe. Sa emocionuese është kjo!

Ati ynë Qiellor ka ruajtur shumë nga shpirtrat e Tij më fisnikë – ndoshta, mund të them, skuadrën e Tij më të mirë – për këtë fazë përfundimtare. Ata shpirtra fisnikë – ata lojtarë më të mirë, ata heronj – jeni ju!” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë New Era dhe Ensign, f. 8, ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë të ndihmoi të mësosh ose ndiesh rreth Perëndisë thënia e Presidentit Nelson?

  • Çfarë të mësoi ajo rreth vetes dhe rolit që duhet të luash në mbledhjen e Izraelit?

  • Cilat mendon se janë disa nga arsyet pse Zoti na fton të ndihmojmë të mblidhen njerëzit tek Ai?

Pjesa jote e vreshtit të Zotit

Merreni parasysh ta plotësoni veprimtarinë vijuese vetë përpara orës mësimore dhe t’ua tregoni figurën tuaj nxënësve si një shembull.

Në ditarin tënd të studimit ose në një fletë tjetër letre, bëj një vizatim të një vreshti ose një fushe që përfaqëson vreshtin e Zotit. Më pas vizato ose shkruaj disa gjëra që përfaqësojnë sa vijon:

  1. Mundësitë që ke për të punuar në vreshtin e Zotit dhe për të ndihmuar të mblidhet Izraeli. Shembujt mund të përfshijnë figura ose fjalë që përfaqësojnë njerëz të cilët mund t’i ndihmosh të afrohen më shumë me Shpëtimtarin, veprime që mund të ndërmarrësh për ta shpërndarë ungjillin ballë për ballë ose përmes internetit, ose përpjekje për të bekuar njerëz në anën tjetër të velit nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare.

  2. Pengesat me të cilat përballesh gjatë përpjekjeve të tua për të punuar në vreshtin e Zotit. Shembujt mund të përfshijnë figura ose fjalë që përfaqësojnë pengesa të tilla si frika, pasiguria rreth asaj që duhet të bësh ose të ndierit shumë i ngarkuar me gjëra të tjera.

Studioji vargjet vijuese, duke kërkuar mësime që mund të të ndihmojnë t’i mposhtësh pengesat që përcaktove. Merre parasysh t’i shtosh figura ose fjalë vizatimit të vreshtit tënd në bazë të asaj që mësove.

  • Çfarë mësove për Zotin nga këto vargje?

  • Cilat fjalë ose fraza nga këto vargje mund ta ndihmojnë dikë që është ngurrues për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit?

Merreni parasysh të jepni një shembull vetjak si pjesë e diskutimit për pyetjen vijuese.

  • Çfarë bekimesh ke parë ose përjetuar për pjesëmarrjen me Zotin në punën për të sjellë shpirtra tek Ai?

Gjej një çast për të menduar rreth hapave të tu të radhës për të marrë pjesë me Zotin në mbledhjen e Izraelit. Shëno një synim në lidhje me këtë në ditarin tënd të studimit ose vazhdo një synim që e ke vendosur tashmë për veten. Mund të përfshish edhe fjalë ose figura që përfaqësojnë synimin tënd në vizatimin tënd të vreshtit. Merr parasysh të shikosh materialin filmik “2021 Youth Theme Song: ‘A Great Work’” [“Kënga për Temën e Rinisë për Vitin 2021: ‘Një Vepër e Madhe’”] (04:06), e cila është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ndërsa përsiat se çfarë synimesh do të kesh.

Merreni parasysh të ftoni disa vullnetarë t’ia tregojnë klasës figurat e tyre të përfunduara së bashku me synimet e tyre. Dëshmoni për të vërtetat e diskutuara sot dhe ftojini nxënësit që të veprojnë sipas synimeve që kanë krijuar për veten e tyre. Nxënësit do të kenë mundësi t’i rikthehen këtij synimi në mësimin e ardhshëm “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj”.

Shtyp në Letër