Seminari
Mosia 9–10: “Në Fuqinë e Zotit”


“Mosia 9–10: ‘Në Fuqinë e Zotit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 9–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 9–10

“Në Fuqinë e Zotit”

e re duke u lutur

A është e mundur të jemi aq të përqendruar te diçka që e dëshirojmë, saqë marrim vendime pa i marrë parasysh pasojat e mundshme? Zenifi ishte aq i përqendruar te rikthimi në tokën e Nefit dhe te rindërtimi i qyteteve, saqë ai e shpërfilli marrjen parasysh të disa pasojave negative që mund të vinin nga vendimi i tij. Pasi përjetuan disa nga pasojat, Zenifi dhe populli i tij u drejtuan te Zoti me besim. Ky mësim mund të të ndihmojë të dallosh se si mund të marrësh forcë nga Zoti ndërsa lutesh dhe shkon përpara me besim.

Ndihmesa ndaj nxënësve për të dalluar Frymën e Shenjtë. Kujtojuni nxënësve që Fryma e Shenjtë do ta ngulitë në mendjen e tyre domethënien e një doktrine ose parimi të ungjillit. Fryma e Shenjtë mund t’i frymëzojë ata edhe me dëshirën për ta jetuar ungjillin dhe me ide se si mund ta bëjnë këtë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një përkufizim të fjalëve shumë i zellshëm. Inkurajojini ata të vijnë të përgatitur për të treguar se për çfarë janë adoleshentët ndonjëherë shumë të zellshëm dhe sfidat që mund të rezultojnë nga kjo.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Eklipsi diellor

Paraqiteni pyetjen dhe figurën vijuese. Përndryshe, mund ta filloni orën mësimore me thënien më poshtë nga Plaku Geri E. Stivenson dhe më pas të bëni dy pyetjet që vijojnë.

  • Dielli është 400 herë më i madh se hëna, pra si mund ta eklipsojë ose bllokojë hëna, dritën dhe ngrohtësinë e diellit siç ilustrohet te figura vijuese?

eklipsi diellor

Nëse nxënësit nuk e dinë përgjigjen, shpjegoni sa vijon:

Për shkak se hëna është shumë më afër tokës sesa dielli, mund të duket se është e ngjashme në përmasa me diellin dhe ta bllokojë dritën e tij. Edhe diçka aq e vogël sa gishti yt i madh i dorës mund të bllokojë që ta shohësh diellin nëse e mban atë mjaftueshëm afër syrit.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta vendosin gishtin e madh të dorës afër syrit që të mos i lejojë të shohin diçka më të madhe.

Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si një eklips diellor mund të jetë një analogji për jetën tonë shpirtërore. Shikoje materialin filmik “Eklipsi Shpirtëror” (15:12), që gjendet në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 01:01 deri në 03:53, ose lexo thënien më poshtë.

2:3

“Në të njëjtën mënyrë që hëna shumë e vogël mund ta bllokojë diellin madhështor, duke e shuar dritën dhe ngrohtësinë e tij, një eklips shpirtëror mund të ndodhë kur ne lejojmë pengesa të vogla dhe shqetësuese – ato që i ndeshim në jetën tonë të përditshme – të na afrohen kaq pranë sa ta bllokojnë madhështinë, shkëlqimin, ngrohtësinë e dritës së Jezu Krishtit dhe të ungjillit të Tij.” (Geri E. Stivenson, “Eklipsi Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2017, f. 45)

  • Cilat janë disa nga gjërat më të vogla tek të cilat përqendrohemi nganjëherë që mund të na e errësojnë përqendrimin tonë te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij?

  • Çfarë sfidash ose pasojash negative mund të vijnë nga përqendrimi i tepërt te këto gjëra më të vogla?

Mendo rreth gjërave ku mund të jesh duke u përqendruar, që mund të jenë duke të të errësuar pamjen tënde të Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ndërsa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë ta ripërtërish përqendrimin tënd te Zoti për të shmangur një “eklips shpirtëror”.

Zelli me tepri i Zenifit

Në një mësim të mëparshëm, mësove se Zenifi udhëhoqi një grup njerëzish nga toka e Zarahemlës për t’u kthyer në tokën e Nefit.

ilustrim i udhëtimeve nefite për të rimarrë tokën e Nefit

Zenifi pati një dëshirë të madhe ta trashëgonte këtë tokë, por përqendrimi i tij çoi në probleme për të dhe popullin e tij.

Lexo te Mosia 9:1–3, 6, 10–15 (shih edhe te Mosia 7:21), duke kërkuar atë se si përqendrimi i Zenifit dhe i popullit të tij çoi në pasoja negative. Vër re se shumë i zellshëm do të thotë të jesh tepër i paduruar për të arritur ose fituar diçka.

  • Cilat ishin disa nga pasojat e të qenit shumë i zellshëm dhe i ngadaltë për të kujtuar Zotin?

Nëse është e nevojshme, bëjuni nxënësve pyetje si: “Sipas vargut te Mosia 9:3, me çfarë vuajtjesh u përball Zenifi dhe populli i tij? Përse?”

Një e vërtetë që mund të mësojmë, është se të qenit shumë të zellshëm dhe të ngadaltë për të kujtuar Zotin mund të çojë në pasoja negative.

  • Cilat janë disa mënyra se si mund të jemi shumë të zellshëm dhe të ngadaltë për ta kujtuar Zotin sot?

  • Me çfarë pasojash negative mund të përballemi?

Drejtimi te Zoti

Zenifi dhe populli i tij jetuan në paqe prej vitesh përpara se mbreti i lamanitëve të kërkonte të vinte në zbatim planin e tij për t’i vënë në robëri. Lexoji fragmentet vijuese për të parë se si Zenifi dhe populli i tij u drejtuan te Zoti kur lamanitët erdhën t’i pushtonin.

Paraqitini fragmentet dhe pyetjet vijuese. Merreni parasysh t’i vini nxënësit në dyshe ose grupe të vogla që t’i lexojnë fragmentet dhe të diskutojnë pyetjet përpara se të vini disa nxënës t’ia tregojnë idetë e tyre klasës.

  • Çfarë bëri populli për ta vendosur mirëbesimin e vet te Zoti? Cilat ishin rezultatet?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga ky tregim?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga ky tregim, është se nëse lutemi dhe shkojmë përpara me besim, ne mund të përballemi me sfidat tona me fuqinë e Zotit.

  • Çfarë di tashmë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që të jep sigurinë për ta vendosur mirëbesimin tënd tek Ata duke u lutur dhe duke shkuar përpara me besim?

  • Si të bën të ndihesh fakti që e di se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të na ndihmojnë ne gjithsesi për sfidat tona edhe pasi kemi bërë gabime?

  • Cilët janë shembujt në jetën tuaj, në jetën e të tjerëve ose në shkrimet e shenjta që e ilustrojnë këtë të vërtetë?

ChurchofJesusChrist.orgLexo rreth Shpëtimtarit që dha shembull për këtë parim te Lluka 22:39–45.

4:12

Të vërtetat e zbatuara në jetën reale

Paraqiteni skenarin vijues ose ftojini nxënësit të krijojnë një të ngjashëm.

Imagjino sikur një e re e gjen veten duke dyshuar në dëshminë e saj. Kur mendon për të kaluarën e jetës së saj, ajo kupton se u përqendrua aq shumë që të merrte nota të mira dhe të përgatitej për të ardhmen, saqë mund të mos e ketë ushqyer dëshminë e saj aq mirë sa duhej ta kishte bërë dhe tani ajo sinqerisht dyshon nëse Kisha është e vërtetë.

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme që t’i përsiatin pyetjet vijuese. Merreni parasysh t’i diskutoni përgjigjet e tyre ose t’i ftoni nxënësit ta interpretojnë me role skenarin, me një nxënëse që është e reja dhe një tjetër që është një shok ose shoqe që po përpiqet ta ndihmojë. Ftojini nxënësit të marrin parasysh se si mund të gjejnë zbatim përgjigjet e tyre për ata personalisht.

Mund të jetë e dobishme të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë si: “Pse ai ndryshim në lutjet tuaja do të sillte ndryshim?” ose “Si do të ishte e ndryshme jeta juaj një muaj ose vit më pas po t’i zbatonit ato veprime të mbushura me besim?”

  • Si mundet ajo t’i “lut[et] me fuqi Zotit” (Mosia 9:17)? Si do ta përshkruaje këtë lloj lutjeje?

  • Si mund të mirëbesojë ajo te Zoti dhe të shkojë përpara me besim te Jezu Krishti pasi t’i lutet me fuqi Zotit?

  • Çfarë tjetër mund t’i rekomandosh kësaj të reje që të bëjë? Pse?