Seminari
Mosia 18: Besëlidhja e Pagëzimit


“Mosia 18: Besëlidhja e Pagëzimit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 18”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 18

Besëlidhja e Pagëzimit

adoleshent duke u pagëzuar

Disa vendime janë aq të rëndësishme, saqë mund të ndikojnë në gjithçka tjetër në jetën tonë. Bërja e një besëlidhjeje me Perëndinë nëpërmjet ordinancës së pagëzimit është njëri prej atyre vendimeve. Alma i dha mësim popullit të tij pranë Ujërave të Mormonit për besëlidhjen që bëjmë me Perëndinë kur pagëzohemi. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë besëlidhjen e pagëzimit dhe se si ajo mund të ndikojë në marrëdhënien tënde me Perëndinë dhe të tjerët.

Ndihma ndaj nxënësve që të zbulojnë lidhjen [me jetën e tyre]. Kur nxënësit e kuptojnë se si fjala e Perëndisë në shkrimet e shenjta lidhet me situatat dhe rrethanat e tyre, ata kanë përgjithësisht më tepër shtysë që t’i mësojnë dhe zbatojnë mësimet e ungjillit. Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë lidhjen është duke u bërë atyre pyetje si “Si mund të jetë kjo ngjarje ose ky mësim i ngjashëm me përvojat tuaja?” ose “Si zbatohet kjo e vërtetë në jetën tuaj?”

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin në klasë një fotografi ose shënim në ditar nga dita e pagëzimit të tyre. Ata mund të pyetin edhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm për atë që mbajnë mend.

Kushdo që nuk është pagëzuar mund të vijë i/e përgatitur t’i shprehë mendimet dhe ndjenjat që ka përjetuar ndërkohë që ka qenë i/e pranishëm/me në një pagëzim ose pyetjet që mund të ketë rreth pagëzimit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pagëzimi yt

Për ta filluar studimin tënd sot, mendo rreth pagëzimit tënd dhe përpiqu të kujtosh hollësi nga ajo ditë. Nëse nuk je pagëzuar ende, reflekto mbi atë që di rreth pagëzimit ose asaj që mban mend nga marrja pjesë në një pagëzim.

Nëse nxënësit sollën fotografi sikurse sugjerohet në veprimtarinë përgatitja e nxënësve, merreni parasysh t’i paraqitni ato dhe ta ftoni klasën të përpiqet të përcaktojë se të kujt janë ato. Më pas, mund të ftoni vullnetarë të tregojnë atë që mbajnë mend rreth pagëzimit të tyre. Pyetjet në vijim mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i kujtojnë dhe diskutojnë ndjenjat e tyre rreth pagëzimit.

  • Cilat janë kujtimet e tua të parapëlqyera nga ajo ditë? Si u ndjeve?

  • Si ka ndikuar vendimi yt për t’u pagëzuar në marrëdhënien tënde me Perëndinë dhe njerëzit e tjerë?

Alma jep mësim fjalët e Abinadit

Abinadi duke dëshmuar përpara Noeut

Mosia 18 përmban rrëfimin e Almës, i cili dikur ishte një nga priftërinjtë e mbretit Noe, duke u dhënë mësim të tjerëve fjalët e Abinadit. Alma u detyrua të jepte mësim në fshehtësi për shkak se mbreti Noe donte ta vriste ngaqë ai e besoi dëshminë e Abinadit për Jezu Krishtin.

Lexo te Mosia 18:1–7, duke kërkuar atë që Alma i dha mësim popullit.

  • Çfarë mësimi dha Alma rreth Shpëtimtarit pasi e dëgjoi dëshminë e Abinadit?

  • Si mendon, përse Alma zgjodhi të jepte mësim atë që bëri në këto vargje?

Besëlidhja e pagëzimit

Pasi i dha mësim popullit rreth shëlbimit nëpërmjet Jezu Krishtit, Alma dha mësim rreth rëndësisë së pagëzimit. Nga mësimet e tij mund të mësojmë se kur pagëzohemi, ne hyjmë në një besëlidhje me Perëndinë. Teksa vazhdon t’i studiosh mësimet e Almës, përsiat mbi atë që di rreth besëlidhjes që bëjmë gjatë pagëzimit dhe e ripërtërijmë sa herë që marrim sakramentin, si edhe për çfarëdo pyetjeje që mund të kesh. Kërko me lutje ta kuptosh më mirë se si kjo besëlidhje mund të ndikojë në marrëdhënien tënde me Perëndinë dhe të tjerët.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë është një besëlidhje:

“Një besëlidhje është një marrëveshje ndërmjet Perëndisë dhe njeriut, një kontratë kushtet e së cilës përcaktohen nga Perëndia (shih Bible Dictionary, “Covenant”, f. 651). Në këto marrëveshje hyjnore, Perëndia e lidh Veten të na mbështetë, shenjtërojë dhe lartësojë në shpërblim të zotimit tonë për t’i shërbyer Atij dhe për t’i zbatuar urdhërimet e Tij.” (D. Tod Kristoferson, “Fuqia e Besëlidhjeve”, Liahona, maj 2009, f. 20)

Për veprimtarinë vijuese të studimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë me një partner. Vëreni një partner të kërkojë atë që premtojmë kur pagëzohemi dhe një tjetër të kërkojë bekimet që Ati Qiellor na ofron. Më pas, ftojini ata t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që gjetën.

Te Mosia 18:8–10, Alma përshkroi besëlidhjen e pagëzimit. Lexo te Mosia 18:8–10 dhe merre parasysh ta shenjosh atë që zotohemi të bëjmë kur pagëzohemi dhe, me një ngjyrë ose stil tjetër, t’i shenjosh bekimet që Ati Qiellor na ofron.

Mosia 18:8–10 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësinë në mësimin e ardhshëm të ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment për një pyetje ose situatë.

Merreni parasysh të krijoni dy kolona në tabelë dhe të shkruani “Ne besëlidhim të …” në krye të njërës dhe “Perëndia ofron …” në krye të tjetrës. Ftojini nxënësit të vijnë në tabelë dhe të plotësojnë atë që gjejnë nga Mosia 18:8–10.

  • Çfarë mendon se do të thotë “vajtoni me ata që vajtojnë” dhe “ngushëlloni ata që kanë nevojë të ngushëllohen”? (Vargu 9.)

  • Cilat janë disa mënyra se si ne mund të “qëndro[jmë] si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet”? (Vargu 9.) Kë njeh ti që është një shembull i mirë për bërjen e kësaj?

  • Si e ke parë Perëndinë të të bekojë ty ose të tjerët me premtimet që Ai bën me ne nëpërmjet pagëzimit?

Mbajtja e besëlidhjes sate të pagëzimit

Pjesa e mbetur e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si t’i mbajnë zotimet e pagëzimit që Alma i përshkroi te Mosia 18:8–10.

Materiali filmik vijues mund të përdoret për të dhënë shembull. Ftojini nxënësit t’i kërkojnë dhe tregojnë frazat nga vargjet 8–10 që i shohin të demonstruara në materialin filmik. (Materiali filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.) Nxënësit më pas mund të dalin në tabelë dhe të nënvizojnë një thënie që ata e ndiejnë se u demonstrua në materialin filmik. Më pas, mund t’i pyetni se përse e zgjodhën atë thënie.

  • 4:56

    No Cussing Club

    One boy’s crusade to encourage clean language has far-reaching effects.

  • Sy për të Parë” (nga kodi kohor 04:55 deri në 06:53)

    NaN:NaN

    Sy për të Parë

    Motra Krejg jep mësim se me ndihmën e Frymës së Shenjtë ne mund të mësojmë t’i shohim të tjerët dhe ta shohim veten ashtu si na sheh Shpëtimtari.

  • 3:2

    Dayton's Legs

    A 13-year-old boy in Arizona fulfilled his Duty to God by pushing himself to the limit so that his friend, who has cerebral palsy, could participate with him in a triathlon.

Zgjidh të paktën njërin nga premtimet që bëjmë gjatë pagëzimit që Alma e dha te Mosia 18:8–10. Për shembull, ti mund të zgjedhësh frazën “mbani barrat e njëri-tjetrit” (vargu 8) ose “zbatoni urdhërimet e tij” (vargu 10).

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’u jepni nxënësve kohë të mjaftueshme për t’i përsiatur përgjigjet e tyre. Më pas, ftojini ata t’i japin përgjigjet e tyre dhe ide të tjera në grupe të vogla.

  • Cilat janë disa mënyra se si një adoleshent/e mund ta mbajë atë premtim?

  • Përse mendon se Ati Qiellor e përfshiu atë si pjesë të besëlidhjes sonë të pagëzimit?

  • Si e ka treguar Shpëtimtari me anë të shembullit se si ta mbajmë atë premtim?

  • Kur e ke mbajtur ti ose dikush që e njeh atë premtim? Çfarë ke mësuar nga ato përvoja?

Gjej ca kohë për të mbajtur shënim në ditarin tënd se si ndien se po ia del me mbajtjen e premtimeve të pagëzimit që Alma i dha te Mosia 18:8–10. Si i ke mbajtur me sukses disa prej këtyre premtimeve? Në cilat situata mund ta mbash në mënyrë më të qëllimshme njërin prej tyre? Si mendon, si do të ndikojë kjo në marrëdhënien tënde me Zotin dhe me njerëzit e tjerë nëse e bën këtë?