“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt te Mosia 18–24”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mosia 18–24”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mosia 18–24
Vështrim i Përgjithshëm
Alma i dha mësim popullit të tij pranë Ujërave të Mormonit për besëlidhjen që bëjmë me Perëndinë kur pagëzohemi. Ndërkohë, pasi e refuzuan Abinadin, mbreti Noe dhe populli i tij i humbën bekimet e sigurisë dhe përjetuan vuajtje të madhe. Mosia 21–24 përshkruan përvojat e popullit të Limhit dhe popullit të Almës, të cilët u përballën që të dy me sfida të vështira. Këto grupe u kthyen te Zoti për forcë dhe çlirim nga robëria.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Mosia 18
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë besëlidhjen e pagëzimit dhe se si ajo mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe të tjerët.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin në klasë një fotografi ose shënim në ditar nga dita e pagëzimit të tyre. Ata mund të pyetin edhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm për atë që mbajnë mend. Kushdo që nuk është pagëzuar mund të vijë i/e përgatitur t’i shprehë mendimet dhe ndjenjat që ka përjetuar ndërkohë që ka qenë i/e pranishëm/me në një pagëzim ose pyetjet që mund të ketë rreth pagëzimit.
-
Materiali filmik: “Sy për të Parë” (09:44; shih nga kodi kohor 04:55 deri në 06:53)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Përpara orës mësimore, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ju japin një fotografi të bërë në ditën e pagëzimit të tyre. Paraqitini këto fotografi për të filluar orën mësimore dhe ftojini nxënësit të përpiqen të përcaktojnë se të kujt janë fotografitë. Më pas, ftojini nxënësit të tregojnë kujtime dhe ndjenja nga pagëzimet e tyre.
Zotërimi Doktrinor: Mosia 18:8–10
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Mosia 18:8–10, të shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në ato vargje dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale duke përdorur këtë fragment të shkrimit të shenjtë.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përpiqen ta mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Mosia 18:8–10.
-
Përmbajtja që duhet paraqitur: Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargjet te Mosia 18:8–10, ose e shkruar në tabelë në rend të çrregullt, ose e shkruar në copa letre të veçanta të vendosura në tabelë në rend të çrregullt
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i paraqitni tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore si tituj në një dokument që nxënësit mund ta redaktojnë. Ftojini nxënësit t’i shqyrtojnë këto parime duke shtypur në tastierë tekstin e asaj që mbajnë mend rreth çdo parimi nën titullin përkatës.
Mosia 19–20
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për t’i dëgjuar paralajmërimet dhe mësimet e profetëve të Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një shembull nga shkrimet e shenjta ose nga jeta e tyre që e përkrah thënien vijuese. Nxitini ata të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar shembullin e tyre. “Historia ka treguar se ka siguri, paqe, begati e lumturi te përgjigja ndaj këshillës profetike” (M. Russell Ballard, “His Word Ye Shall Receive”, Ensign, maj 2001, f. 65).
-
Figura: Fotografi të objekteve ose pajisjeve të sigurisë; një figurë e Abinadit përpara mbretit Noe; diagrami i udhëtimeve ndërmjet Zarahemlës dhe tokës së Nefit
-
Material studimi: Kopje fizike të materialit Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011) për nxënësit që nuk mund të kenë qasje te broshura në një pajisje elektronike
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të orës mësimore, kërkojuni nxënësve të kërkojnë në shtëpitë e tyre një send që është projektuar për t’i mbajtur ata të sigurt. Ftojini ata t’ia tregojnë sendin klasës.
Mosia 21–24, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rritjen e mirëbesimit tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti kur përjetojnë sprova dhe pikëllime në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të ftohen të mendojnë rreth një sprove ose sfide të kaluar që i ka ndihmuar të përjetojnë rritje ose të afrohen më shumë me Zotin. Nxitini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar atë që mësuan ose mënyrën se si kjo sprovë mund të ketë ndikuar pozitivisht tek ata.
-
Objekte: Një çantë shpine dhe pak objekte të rënda për t’i vendosur brenda saj
-
Figurë: Diagrami i udhëtimeve ndërmjet Zarahemlës, tokës së Nefit, Ujërave të Mormonit dhe tokës së Helamit
-
Materiali filmik: “Vullneti i Perëndisë” (03:02)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në pjesën “Përse Zoti i lejon sprovat”, merreni parasysh ta ftoni gjysmën e klasës t’i studiojë vargjet rreth popullit të Limhit dhe gjysmën tjetër të studiojë vargjet rreth popullit të Almës. Përdorni dhoma virtuale të veçanta në mënyrë që nxënësit të mund ta diskutojnë atë që mësuan dhe më pas bëjini çdo grupi pyetjet për ndjekjen e ecurisë.
Mosia 21–24, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mbështeten tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për t’i ndihmuar ata përgjatë sprovave të tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të flasim me një pjesëtar të familjes rreth një sprove ose pikëllimi që pjesëtari i familjes ka përjetuar dhe mënyrave se si Zoti e forcoi për ta duruar atë.
-
Figurë: Diagrami i udhëtimeve ndërmjet Zarahemlës, tokës së Nefit, Ujërave të Mormonit dhe tokës së Helamit
-
Fletushkë: “Mosia 21–24: Forcë dhe Çlirim”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të kenë mbaruar së plotësuari tabelën, merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë ose të ndarjes së ekranit me ta në mënyrë që ata të mund të paraqitin frazat e tyre të parapëlqyera nga shkrimet e shenjta që studiuan.