Seminari
Përsëritja 8 e Zotërimit Doktrinor: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta


“Përsëritja 8 e Zotërimit Doktrinor: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 8 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 8 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

Krishti duke komunikuar me njerëzit

Mbajtja mend e fragmenteve të shkrimeve të shenjta dhe asaj që jepet mësim në to, mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh një ose më shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.

Përdorimi i punimeve artistike dhe figurave të tjera. Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit t’i kujtojnë historitë e ungjillit, doktrinën dhe parimet është duke përdorur figura, përfshirë punimet artistike dhe grafikët. Ftojini nxënësit t’i kenë parasysh ndjenjat dhe mendimet e tyre teksa i shohin figurat.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin ose të jenë të përgatitur për ta përshkruar figurën e tyre të parapëlqyer të Jezu Krishtit dhe të tregojnë se çfarë i ndihmon ajo të kujtojnë rreth Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Figurat dhe kujtesa

Nëse nxënësit e përfunduan veprimtarinë përgatitja e nxënësve, ftojini të tregojnë figurën që sollën dhe mendimet e tyre. Mund t’u jepni gjithashtu atyre pak minuta për të kërkuar figurën e një pajisjeje elektronike, nëse e kanë një të tillë. Përndryshe, paraqitni figura të Shpëtimtarit dhe ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese.

Krishti pas Ringjalljes së Tij
Jezusi duke iu afruar butësisht një fëmije
Jezusi duke shpëtuar një qengj të humbur
  • Cilat janë disa gjëra që mund t’i mësojmë rreth Jezu Krishtit duke i parë këto figura?

Figurat mund të na ndihmojmë të kujtojmë ngjarje ose të vërteta të rëndësishme. Në këtë mësim, do të kesh mundësinë të përdorësh figura për të të ndihmuar të mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit.

12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit renditen më poshtë. Merre parasysh t’i shenjosh këto fragmente dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë.

Paraqiteni tabelën e mëposhtme në mënyrë që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

Lidhja e figurave me mësimet e ungjillit

Shqyrtoji referencat vijuese të shkrimit të shenjtë dhe përpiqu t’i kujtosh frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë. Përdore tabelën e mësipërme nëse është e nevojshme. Më pas, përputh çdo referencë të shkrimit të shenjtë me figurën që e ilustron më mirë mësimin në fragmentin e shkrimit të shenjtë.

Merreni parasysh të paraqitni një shumëllojshmëri figurash që mund të kenë lidhje me fragmentet vijuese dhe ftojini nxënësit të përzgjedhin ato tek të cilat e gjejnë veten më tepër dhe të shpjegojnë arsyen. Përndryshe, ftojini nxënësit të kërkojnë te Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit] e Kishës figura që do t’i ndihmonin të kujtojnë të vërtetat në fragmentet vijuese.

  1. 2 Nefi 26:33

  2. 2 Nefi 32:8–9

  3. Mosia 2:17

një i ri duke u lutur
të rinj duke bërë shërbim
Krishti me fëmijët

Krijo një figurë

Veprimtaria vijuese mund të bëhet individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla. Merreni parasysh të krijoni një shembull vizatimi me klasën, më pas t’i ftoni nxënësit të krijojnë vizatimin e tyre.

Zgjidh një referencë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë që do të doje ta mbaje mend më mirë. Vizato një pikturë për të të ndihmuar të mbash mend frazën kyç të shkrimit të shenjtë dhe përfshije referencën. Piktura jote mund të jetë një skenë, ose mund të përmbajë figura të ndryshme për të ilustruar frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Për shembull, ilustrimi vijues mund të të ndihmojë të kujtosh vargun te 2 Nefi 2:25: “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim”. Nëse ke kohë, mund të krijosh diçka që mund të të ndihmojë ta mësosh përmendsh të gjithë fragmentin që zgjodhe.

ilustrim i frazës kyç të shkrimit të shenjtë nga 2 Nefi 2:25

Lejojini nxënësit t’i tregojnë figurat e tyre në dyshe, në grupe të vogla ose të gjithë klasës. Kërkojuni atyre të shpjegojnë se si figura do t’i ndihmojë ata ta mbajnë mend referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Ftojini nxënësit të kërkojnë një mundësi për t’ia treguar figurën familjes së tyre ose një shoku. Merreni parasysh t’i përdorni pyetjet vijuese për t’i ndihmuar ata ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për fragmentin që zgjodhën.

  • Çfarë të ndihmon të kuptosh ky fragment rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij?

  • Si mund të të ndihmojë të kujtuarit e këtij fragmenti ta kujtosh ose të bëhesh më shumë si Shpëtimtari?

  • Cila është një përvojë që ti ose të tjerët keni pasur që ka lidhje me doktrinën në këtë fragment të shkrimit të shenjtë?