Si reagon kur përjeton sprova dhe vështirësi? Përse mendon se disa njerëz afrohen më shumë me Zotin ndërkohë që të tjerët largohen prej Tij? Te Mosia 21–24, ne mësojmë se populli i Limhit dhe populli i Almës u kthyen te Zoti për forcë dhe çlirim nga robëria. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mbështetesh tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të të ndihmuar përgjatë sprovave të tua.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Reagimi ndaj sprovave
Në mësimin e mëparshëm, të ftuan të mendoje rreth një sprove që po përjeton ose që e ke përjetuar. Ti mund të kesh mësuar disa të vërteta gjatë studimit tënd të kapitujve te Mosia 21–24 që të ndihmuan të kuptoje arsyen përse Zoti të lejon të përjetosh sprova. Sot mendo sërish rreth sprovave të tua, por kësaj here shqyrto mënyrën si ke reaguar ndaj tyre. Nëse dëshiron, mund t’i mbash shënim pengesat ose sukseset që ke përjetuar dhe mënyrat se si e ke ndier ndikimin ose bekimet e Zotit.
Fuqia çliruese e Zotit
Mund të të kujtohet studimi për popullin e Limhit (në tokën e Nefit) dhe për popullin e Almës (në tokën e Helamit). Të dy përjetuan sprova të vështira ndërkohë që ishin nën robërinë e lamanitëve. Kjo figurë ilustron udhëtimet e tyre te Mosia 21–24.
Sot do të mësosh se si Zoti i nxori të dy grupet e popujve nga robëria dhe i futi në tokën e Zarahemlës. Teksa studion, mbaji sprovat e tua në mendje dhe kërko të vërteta që të ndihmojnë t’i dallosh mënyrat se si Zoti e ushtron fuqinë e Tij çliruese në jetën tënde.
Mosia 21–24: Forcë dhe Çlirim
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Mosia 21–24, Pjesa 2: Kthimi te Zoti për Çlirim nga Sprovat”
Populli i Limhit Mosia 21:13–16, 36; 22:1–13; 29:18–20
Populli i Almës Mosia 23:25–29; 24:8–25
Çfarë veprimesh ndërmori populli për të marrë ndihmën e Zotit?
Si u përfshi Zoti në çlirimin e tyre?
Cilat janë disa fraza të parapëlqyera për t’u mbajtur mend nga këto vargje?
Cilat ishin disa nga veprimet që njerëzit ndërmorën për të marrë ndihmën e Zotit?
Çfarë mësove rreth Zotit dhe fuqisë së Tij teksa i studiove këto tregime?
Cila ishte një frazë e parapëlqyer që përcaktove nga njëri prej vargjeve që studiove?
Dallimi dhe gëzimi prej fuqisë së Zotit
Midis shumë të vërtetave që mund të mësojmë nga këto vargje, ti mund të kesh vënë re nga studimet e tua që teksa kthehemi tek Ai, Ati Qiellor do të na mbështetë gjatë sprovave tona dhe do të na çlirojë në kohën e Tij (shih te Mosia 21:14–16). Ne mësojmë gjithashtu se kur i durojmë sprovat tona me gëzim dhe durim, Zoti mund të na forcojë për t’i mbajtur barrët tona me lehtësi (shih te Mosia 24:15).
Si mund të ndikojë njohuria për këto gjëra rreth Zotit në mënyrën si reagon ndaj sprovave të tua?
Si të ka përkrahur dhe forcuar Zoti ty ose dikë tjetër që njeh për të duruar një sprovë ose mbajtur një barrë? Si ndikoi kjo përvojë te ndjenjat e tua për Të?
ChurchofJesusChrist.org
4:17
Hapat e tu të radhës
Reflekto mbi atë që ke mësuar sot që mund të të ndihmojë me sprovat me të cilat përballesh.
Shto një kolonë të re në tabelën që krijove më herët në mësim dhe emërtoje rreshtin në krye të kësaj kolone “Unë”. Më pas, plotësoje kolonën tënde të re duke u përgjigjur për pyetjet vijuese. (Nëse nuk ke hapësirë për të krijuar një kolonë të re, përgjigju për pyetjet në një hapësirë të veçantë në ditarin tënd të studimit.)
Çfarë veprimesh mund të ndërmarrësh për të marrë më shumë nga ndihma e Zotit gjatë sprovave të tua?
Çfarë ke mësuar rreth Zotit sot që mund të të ndihmojë të kuptosh llojin e ndihmës ose forcës që Ai mund të të sigurojë?
Cilat fjalë ose fraza nga vargjet që studiove mendon se mund të kenë lidhje me rrethanat e tua? Përse?