Seminari
Alma 8: Dëgjimi dhe Bindja ndaj Atit Qiellor


“Alma 8: Dëgjimi dhe Bindja ndaj Atit Qiellor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 8”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 8

Dëgjimi dhe Bindja ndaj Atit Qiellor

Alma dhe Amuleku

Bindja ndaj Atit Qiellor mund të jetë e vështirë, por ajo çon në lumturinë më të madhe. Ndërsa Alma dhe Amuleku e ushtruan besimin dhe e zbatuan udhëzimin e Perëndisë, Perëndia i bekoi ata dhe njerëzit që i rrethonin. Ky mësim mund të të ndihmojë ta dëgjosh dhe t’i bindesh Atit Qiellor në jetën tënde.

Ndihmojini nxënësit që ta ndiejnë se kontributet e tyre vlerësohen. Të dëgjuarit kërkon që një mësues të përqendrohet më shumë në nevojat e nxënësit sesa tek ajo që vjen më pas në përvijimin e mësimit. Jini të gatshëm ta vini mënjanë atë që keni planifikuar, sipas nxitjes nga Shpirti dhe t’i dëgjoni idetë e nxënësve. Lërini të dinë nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve tuaja se ju mezi prisni t’i dëgjoni ata.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten dhe ta pyesin Atin Qiellor se çfarë dëshiron Ai që ata të bëjnë për ta ndjekur Atë më plotësisht.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndjekja e Atit Qiellor

Nëse do të ishte më e përshtatshme për nxënësit sesa shembujt më poshtë, filloni duke i ftuar ata të tregojnë gjëra sfiduese që Zoti mund t’ua kërkojë atyre t’i bëjnë.

Mendo se si do të ndiheshe nëse Ati Qiellor do të të kërkonte të bëje sa vijon dhe pse do të ndiheshe ashtu:

  • Ta përhapësh ungjillin te dikush që i ka refuzuar ftesat e tua në të kaluarën.

  • Ta bësh shok dhe ta ndihmosh dikë në shkollën tënde të cilin nuk e pëlqejnë ose e refuzojnë.

    Ftojini disa nxënës të tregojnë se si do të ndiheshin dhe përse.

  • Cilat janë disa urdhërime ose nxitje të tjera që Ati Qiellor mund të na japë, që mund të jenë të vështira për t’u pranuar dhe për t’iu bindur? Përse këto situata mund të jenë kaq të vështira?

Në kapitullin që do të studiosh sot, Perëndia e udhëzoi Almën të përballej me një situatë të ngjashme me skenarin e parë më lart dhe Amuleku u përball me një situatë të ngjashme me të dytin. Gjej një çast për të përsiatur nëse ka urdhërime ose nxitje nga Perëndia që janë të vështira për ty që t’u bindesh. Ndërsa studion, kërko se si Alma dhe Amuleku i mposhtën sfidat e tyre dhe i zbatuan urdhërimet e Perëndisë. Kërko ndihmën e Atit Qiellor për të ditur se si mund ta dëgjosh dhe ndjekësh Atë më mirë.

Mund të jetë e dobishme që nxënësit të punojnë me një shok/shoqe klase për t’i lexuar dhe treguar rrëfimet e Almës dhe Amulekut sipas renditjes nën titujt e ndarë më poshtë. Ose ftojeni gjysmën e nxënësve të lexojnë rrëfimin e Almës dhe gjysmën tjetër të lexojë rrëfimin e Amulekut. Nxënësit më pas mund të bashkëpunojnë me një shok klase që lexoi ndodhinë tjetër, dhe t’i shpjegojnë njëri-tjetrit atë që lexuan. Paraqitini pyetjet shoqëruese në mënyrë që nxënësit të mund t’u referohen atyre ndërkohë që lexojnë.

Përvoja e Almës

Lexo tek Alma 8:8–18, duke kërkuar atë që Perëndia i kërkoi Almës të bënte dhe përse kjo mund të ketë qenë e vështirë për të. Mundohu t’i përfytyrosh ngjarjet ndërsa i lexon ato. Mund të dëshirosh të shikosh materialin filmik “Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” nga kodi kohor 00:36 deri në 02:22, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org dhe ta ndjekësh paralelisht në shkrimet e tua të shenjta.

22:56
  • Cilat fraza te vargu 14 tregojnë se si ndihej Alma kur e mori këtë urdhër?

  • Çfarë fraze te vargu 18 e përshkruan se sa kohë iu desh Almës të bindej?

  • Si mendon, përse Alma u bind aq shpejt edhe ndërkohë që ndiente kaq brengë?

Përvoja e Amulekut

Lexo tek Alma 8:19–21; 10:4–11, për të parë se çfarë ndodhi më pas. (Mund të jetë e dobishme të dish se Amuleku e tregoi përvojën e tij tek Alma 10:4–11.) Mundohu t’i përfytyrosh ngjarjet ndërsa i lexon ato. Mund të dëshirosh të vazhdosh ta shikosh materialin filmik “Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” nga kodi kohor 02:22 deri në 04:03, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

22:56
  • Çfarë mësojmë tek Alma 10:4–6 rreth Amulekut? Përse këta faktorë mund ta kishin bërë të vështirë për të që t’i bindej Perëndisë?

  • Si mendon, përse Ati Qiellor vazhdoi t’i shtrinte dorën Amulekut edhe pse ai nuk ishte bindur në të kaluarën?

Lexo tek Alma 8:26–32 për të parë se si Amuleku dhe Alma u bekuan për veprimet e tyre.

  • Çfarë parimesh mësove nga rrëfimi i Almës dhe Amulekut?

Dëgjoni ndërsa nxënësit përgjigjen. Shkruajeni çfarëdo parimi në tabelë. Pyetini se përse të kuptuarit e këtyre parimeve është i rëndësishëm. Përdorini fjalët e nxënësve për të shkruar në tabelë një parim të ngjashëm me atë më poshtë.

Një nga parimet që mund të kesh përcaktuar, është se, kur ne e dëgjojmë dhe i bindemi Atit Qiellor, Ai na bekon ne dhe të tjerët. Ne mund ta dëgjojmë fjalën e Perëndisë në një larmi mënyrash. Për shembull, edhe Alma, edhe Amuleku e dëgjuan fjalën e Perëndisë nga një engjëll.

Mund të jetë e dobishme t’i diskutoni me nxënësit mënyrat e ndryshme se si ne mund ta dëgjojmë fjalën e Perëndisë. Mund të doni t’i vini nxënësit ta shqyrtojnë fjalën “Zbulesë” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

Ta dëgjosh Atë

Veprimtaria më poshtë ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i kapërcejnë pengesat me të cilat mund të përballen lidhur me dëgjimin dhe bindjen ndaj Perëndisë. Kjo mund të bëhet më së miri me një diskutim si klasë ose në grupe të vogla. Nxënësit mund të tregojnë ide dhe t’i renditin ato në tabelë. Nxitini nxënësit të bëjnë pyetje dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin për të gjetur përgjigjet. Si pjesë e kësaj veprimtarie, ju mund të sugjeroni ose të përdorni disa nga idetë më poshtë.

Amuleku tha: “U thirra shumë herë por nuk doja të dëgjoja” (Alma 10:6). Më herët në jetën e tij, Alma gjithashtu nuk e dëgjoi Perëndinë për njëfarë kohe (shih te Mosia 27:8).

Përfytyro sikur dikush që ti njeh, e ka të vështirë ta dëgjojë dhe t’i bindet Perëndisë. Shpenzo disa minuta për të rrahur mendimet se çfarë mund ta nxitë atë person t’i mirëbesojë Zotit. Kjo mund të përfshijë sa vijon:

  • Shembulli i bindjes së Almës dhe Amulekut

  • Shembuj të bindjes së Shpëtimtarit ndaj Atit

  • Histori të tjera të shkrimit të shenjtë kur dikush e dëgjoi dhe iu bind Perëndisë

  • Bekimet që ke përjetuar ndërsa je munduar t’i bindesh Perëndisë

 ChurchofJesusChrist.org

15:1

Shpenzo pak kohë për ta shënuar çfarëdo mbrese që mund të kesh pasur nga Ati Qiellor. Mendo rreth asaj që mund të bësh për të vepruar sipas atyre mbresave. Kjo mund të përfshijë angazhimin për t’iu bindur urdhërimeve ose nxitjeve të caktuara dhe çfarëdo hap që duhet të ndërmarrësh. Nëse bindja ndaj këtyre urdhërimeve është e vështirë, merre parasysh të lutesh që Ati Qiellor të të ndihmojë.

Ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë do të donin të kujtonin nga shembujt e Almës dhe Amulekut.

Tregojuni nxënësve dëshminë tuaj se Ati Qiellor do t’i ndihmojë ndërsa përpiqen fort për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur Atij.