Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 8–12


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 8–12”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 8–12”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 8–12

Vështrim i Përgjithshëm

Alma dhe Amuleku ushtruan besim dhe e thirrën popullin e Amonihës në pendim. Ata u përballën me njerëz që përdorën dredhi në përpjekje për t’i ndaluar ata, dhe Shpirti i Shenjtë ua bëri të njohur atë dredhi atyre. Kur Zizrom ligjtari filloi t’i bënte Almës dhe Amulekut pyetje të sinqerta, Alma dha mësim se ata që nuk i ngurtësojnë zemrat e tyre, mund t’i mësojnë gjërat e Perëndisë. Ai dha mësim edhe planin e shëlbimit dhe i nxiti njerëzit t’i vlerësonin zemrat e tyre.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Alma 8

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta dëgjojnë dhe t’i binden Atit Qiellor në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten dhe ta pyesin Atin Qiellor se çfarë dëshiron Ai që ata të bëjnë për ta ndjekur Atë më plotësisht.

  • Materiale filmike: “Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” (22:56; shiko nga kodi kohor 00:36 deri në 02:22 dhe më pas nga 02:22 deri në 04:03).

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i mbyllin sytë, të dëgjojnë dhe përfytyrojnë ndërsa ju luani materialin zanor nga “Alma dhe Amuleku Çlirohen nëpërmjet Fuqisë së Perëndisë” nga kodi kohor 02:22 deri në 04:03. Mund t’i ftoni nxënësit ta përshkruajnë atë që përfytyrojnë.

Alma 9

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i dallojnë dhe kujtojnë bekimet që Zoti u ka dhënë atyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shpenzojnë një ose dy minuta për të shkruar disa shembuj bekimesh që ata i kanë marrë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafiku që krahason lamanitët me popullin e Amonihës, i paraqitur ose i kopjuar në tabelë; pyetjet nën titullin “Çfarë të ka dhënë Zoti?” që nxënësit t’i përsiatin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në përfundim të mësimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin për disa nga bekimet e tyre dhe një mënyrë se si ata do të përpiqen t’i kujtojnë ato. Ju mund t’ia jepni drejtimin një nxënësi dhe ta ftoni atë t’u drejtohet nxënësve të tjerë sipas radhës në të cilën ata shfaqen në ekranin e tij. Bëjeni të qartë se nxënësit mund ta anashkalojnë këtë mundësi nëse ndihen jo rehat. Merreni parasysh të shprehni mendimet tuaja gjithashtu.

Alma 10-11

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të jenë më pranues ndaj Shpirtit të Shenjtë për të njohur të vërtetën dhe për të dalluar dredhitë e holla të kundërshtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për mënyrat se si Satani mund të përpiqet t’i mashtrojë ata.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafiku për mësimet e rreme, i paraqitur ose i kopjuar në tabelë

  • Material për nxënësit (fakultativ): Një skenar i bazuar tek Alma 11:26–37, 40–41, që u është dhënë dy nxënësve në mënyrë që ata të mund ta lexojnë ose ta aktrojnë bashkëbisedimin midis Amulekut dhe Zizromit. (Nëse zgjidhni këtë mundësi, hiqni frazat si “Tani, Zizromi tha” [Alma 11:28] dhe “Dhe ai u përgjigj” [Alma 11:29].)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se çfarë ryshfeti Zizromi u mundua t’i jepte Amulekut, merreni parasysh t’i ftoni ata të kërkojnë në internet për të zbuluar se sa para mund të fitojë dikush me një punë me pagesë të lartë, si një avokat, në komunitetin tuaj për gjashtë javë pune.

Alma 12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë zemrat dhe gatishmërinë e tyre për të marrë fjalën e Perëndisë.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një kopje të vetëvlerësimit në këtë mësim. Ftojini ata ta vlerësojnë veten dhe të përsiatin se si përgjigjet e tyre ndikojnë tek ata.

  • Materiale për nxënësit: Plastelinë që nxënësit të formojnë diçka për t’i ndihmuar ata të mendojnë rreth zemrave të ngurtësuara dhe zemrave të buta. (Ofrimi i plastelinës së tharë ose të fortë mund të ndihmojë në diskutimin rreth ndryshimit ndërmjet zemrave të ngurtësuara dhe të buta.)

  • Figurat: Vizatimet e një zemre të butë dhe një zemre të ngurtësuar në tabelë (Ju mund t’u shtoni shënime këtyre vizatimeve gjatë gjithë mësimit.)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës paraprakisht që të përgatiten të tregojnë një send të butë dhe një send të fortë që gjendet në shtëpitë e tyre. Kërkojuni këtyre nxënësve të shpjegojnë se si këto sende mund t’i ndihmojnë ata ta kuptojnë rëndësinë e të pasurit të një zemre të butë dhe shmangien e ngurtësimit të zemrave të tyre.

Përsëritja 11 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit dhe të kërkojnë kuptueshmëri të mëtejshme duke bërë dhe dhënë përgjigje për pyetjet e frymëzuara.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin nga 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor njërin rreth të cilit ata do të donin të mësonin më shumë. Nxitini ata të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar fragmentin që zgjodhën, dhe të paktën një pyetje që e ndiejnë se mund t’i ndihmojë të mësojnë më shumë rreth atij fragmenti.

  • Fletushkë: “12 Fragmentet dhe Frazat e Para Kyç të Zotërimit Doktrinor

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë te veçoria e bashkëbisedimit fragmentin e zotërimit doktrinor që përzgjodhën dhe njërën nga pyetjet që menduan. Mund t’i nxitni më pas t’u përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit.