“Alma 29: Dëshirat e Zemrave Tona”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 29”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 29
Dëshirat e Zemrave Tona
Si mund ta kuptosh nëse dëshirat e tua për jetën tënde janë në harmoni me atë që Zoti dëshiron për ty? Alma 29 shënon dëshirën e zemrës së Almës dhe reflektimin e tij nëse dëshirat e tij janë në përputhje me atë që Perëndia dëshiron për të. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i vlerësosh dëshirat e tua dhe t’i përputhësh ato me dëshirat e Zotit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Dëshirat për jetën time
-
Kur ishe fëmijë, cilat ishin disa nga dëshirat e tua më të mëdha?
-
Tani që je më i rritur, si kanë ndryshuar dëshirat e tua? Si mund të ndryshojnë dëshirat e tua në të ardhmen?
Shkruaji disa nga dëshirat e tua për jetën tënde në njërën anë të një faqeje në ditarin tënd të studimit. (Ti do ta përdorësh anën tjetër më vonë në mësim.)
-
Si ndikojnë dëshirat tona në jetën tonë?
Ndërsa rritemi dhe arrijmë pjekurinë në ungjillin dhe afrohemi më shumë me Perëndinë, disa nga dëshirat tona mund të ndryshojnë dhe të përputhen më shumë me atë që Ai dëshiron për ne.
-
Si mund ta kuptojmë nëse dëshirat tona janë në harmoni me atë që Perëndia dëshiron për ne?
Përsiat për dëshirat e tua ndërsa e studion këtë mësim. Mundohu t’i përcaktosh dëshirat që përputhen me dëshirat e Perëndisë dhe ato që mund të duhet të ndryshojnë ose të jenë më të pjekura.
Përputhja e dëshirave tona me vullnetin e Zotit
Tek Alma 29, Alma shënoi një nga dëshirat e tij. Lexo tek Alma 29:1–2, duke kërkuar atë që ai përshkroi.
-
Përse dëshiroi Alma që të ishte një engjëll? Çfarë të tregon kjo rreth tij?
-
Çfarë di ti rreth të kaluarës së Almës që mund ta ketë frymëzuar dëshirën e tij për të qenë një engjëll? (Shih te Mosia 27:11–17.)
Të kuptuarit e kontekstit të vargjeve mund të na japë ide të tjera. Në kapitujt përpara kapitullit tek Alma 29, Zoti e urdhëroi Amonin t’i sillte anti-nefi-lehitët të jetonin me nefitët për të qenë të mbrojtur (shih tek Alma 27:4–12). Nefitët ua dhanë anti-nefi-lehitëve tokën e Jershonit për t’u vendosur dhe premtuan se do t’i mbronin ata. Lamanitët e ligj i ndoqën anti-nefi-lehitët dhe nisën një betejë. Nefitët e mbrojtën veten dhe familjet e tyre kundër lamanitëve. Si rezultat, “dhjetëra mijëra Lamanitë u vranë dhe u shpërndanë … dhe u bë një kasaphanë e madhe mes popullit të Nefit” (Alma 28:2–3).
-
Si mund të të ndihmojë ky kontekst të kuptosh se përse Alma mund të ketë dashur t’i thërriste me guxim njerëzit në pendim dhe t’ua pengonte pikëllimin?
Lexo tek Alma 29:3–6, duke kërkuar atë që Alma kuptoi rreth dëshirave.
Një parim që mund të kesh përcaktuar është se Perëndia na lejon të bëjmë zgjedhje në bazë të dëshirave tona.
-
Përse është ky parim i rëndësishëm për ne që ta kuptojmë?
Për të të ndihmuar t’i krahasosh dëshirat e tua me dëshirat e Zotit, rendit në anën tjetër të faqes në ditarin tënd të studimit atë që Zoti dëshiron për fëmijët e Tij. Mund të lexosh disa nga fragmentet vijuese për ta bërë këtë listë:
Shikoji të dyja anët e faqes tënde. Vër re që Zoti dëshiron që ne t’i qendërzojmë dëshirat tona te dashuria dhe shërbimi ndaj Tij dhe bashkënjerëzve tanë. Përsiat se sa mirë përputhen dëshirat e tua me dëshirat e Perëndisë për ty.
Ndonëse dëshira e tij për ta shpërndarë ungjillin ishte e mirë, Alma e pranoi se dëshira për ta shpërndarë ungjillin si një engjëll në të gjithë botën nuk përputhej plotësisht me vendin dhe mënyrën se si Perëndia e kishte thirrur që të shërbente. Merre parasysh ta nënvizosh çdo frazë tek Alma 29:3–6 që tregon se Alma donte t’i përputhte dëshirat e tij me vullnetin e Perëndisë.
-
Çfarë mendon se do të thotë të jesh i kënaqur me atë që Zoti na ka caktuar?
-
Ashtu si Alma, përse mendon se ne duhet të kërkojmë t’i përputhim dëshirat tona me dëshirat e Zotit?
-
Si mund t’i përputhim dëshirat tona me vullnetin e Perëndisë kur mund të marrim një thirrje për të shërbyer në një mënyrë të ndryshme nga parapëlqimi ynë?
Më vonë në këtë kapitull, Alma shpjegoi se nuk ishte nevoja që ai të ishte engjëll për t’i folur të gjithë tokës pasi Perëndia do t’u jepte mësim të gjithë kombeve në urtësinë dhe kohën e Tij (shih tek Alma 29:7–8). Lexo tek Alma 29:9, 13, duke kërkuar se çfarë lavdëronte Alma dhe se si u ndje ndërsa i përputhi dëshirat e tij me të Perëndisë.
Rëndësia e dëshirave
Si mund ta shtoj dëshirën time për ta ndjekur Zotin?
Ndërsa e përsiat këtë pyetje, mund të jetë e dobishme të mendosh për shembuj njerëzish që u kthyen në besim te Zoti. Disa njerëz për të cilët mund të studiosh janë Enosi (shih tek Enosi 1:1–7), populli i mbretit Beniamin (shih te Mosia 5:1–5) dhe mbreti Lamoni (shih tek Alma 22:15–16).
Çfarë duhet të dëshiroj në jetën time?
Ndërsa kërkon zbulesë për këtë pyetje, studioji shembujt e asaj çfarë të tjerët kanë dëshiruar ose të asaj që Zoti shpresoi se ata do të dëshironin (shih te Romakëve 10:1; 3 Nefi 19:7–9; Doktrina e Besëlidhje 6:6–8).
Çfarë tjetër na mësojnë shkrimet e shenjta rreth dëshirave tona?
Mund të lexosh disa nga vargjet vijuese: Psalmeve 37:4; Fjalët e Urta 10:24; Enosi 1:12; Alma 41:5; Doktrina e Besëlidhje 18:38; 137:9.
Gjej një çast për të përsiatur se si ky mësim gjen zbatim për ty. Shkruaje në ditarin tënd të studimit atë që mund të bësh për t’i forcuar dëshirat e tua të drejta dhe kërko ndihmën e Zotit për ta përputhur çdo dëshirë tjetër me vullnetin e Tij.