“Përsëritja 13 e Zotërimit Doktrinor: Gjeje dhe Shënoje Referencën nga Alma 7:11–13 deri te Moroni 10:4–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 13 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të vish te Krishti duke e rritur kuptueshmërinë tënde për të vërtetat e ungjillit që gjenden në shkrimet e shenjta. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i gjesh 12 fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor në gjysmën e dytë të Librit të Mormonit.
Krijimi i një mjedisi përkatësie. Dhënia e mundësive që nxënësit të mësojmë më shumë rreth njëri-tjetrit mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi pranimi dhe përkatësie. Kërkoni raste kur nxënësit mund t’i japin njëri-tjetrit informacionin e duhur rreth jetës së tyre.
Përgatitja e nxënësve : Ftojini nxënësit t’u kërkojnë shokëve ose pjesëtarëve të familjes që t’u tregojnë atyre mënyra të ndryshme se si i shenjojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe përse.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.
Referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta
Nëse është e nevojshme, përpara se t’i ftoni nxënësit të përgjigjen për skenarin vijues, kujtojuni atyre që shenjimi i shkrimeve të shenjta nuk është mungesë respekti, as i detyrueshëm, dhe se nuk ka një mënyrë të drejtë ose të gabuar për ta bërë atë. Gjëja e rëndësishme është të përpiqeni fort të gjeni, mësoni dhe kujtoni atë që shkrimet e shenjta na mësojnë.
Përfytyro sikur një motër ose vëlla më i vogël të sheh duke i shenjuar shkrimet e tua të shenjta ndërsa studion. Pasi sheh faqen me të gjitha shenjimet e tua mbi të, motra ose vëllai yt më i vogël të pyet se përse i shenjon shkrimet e tua të shenjta.
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë në grupe të vogla disa nga mënyrat e ndryshme se si ata i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta dhe përse. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se shenjimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta mund të ndihmojë për t’i bërë shkrimet e shenjta vetjake, për të theksuar ide kuptimplota dhe për ta bërë më të lehtë për t’i gjetur fragmentet sërish në të ardhmen.
Pasi nxënësit të kenë mbaruar së foluri, paraqiteni tabelën vijuese, ose jepuani atë si një fletushkë për përdorim gjatë veprimtarisë vijuese.
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Alma 7:11–13
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Alma 34:9–10
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundëm dhe i përjetshëm.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Alma 39:9
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Alma 41:10
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Helamani 5:12
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
3 Nephi 11:10–11
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
3 Nefi 12:48
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
3 Nefi 27:20
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Ethëri 12:6
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Ethëri 12:27
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Moroni 7:45–48
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”
Referenca e Shkrimit të Shenjtë
Moroni 10:4–5
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë
“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë me një partner. Caktojini secilës dyshe bashkëpunimi të përgatitet t’ia paraqesë klasës të paktën një fragment të zotërimit doktrinor. Sigurohuni që të caktohen të 12 fragmentet. Pasi t’u jepni atyre kohë të përgatiten, ftojeni çdo dyshe bashkëpunimi të bëjë sa vijon:
Ta njohë pjesën tjetër të klasës me partnerin e vet duke treguar diçka interesante ose të rëndësishme rreth njëri-tjetrit
T’ia paraqesë fragmentin e zotërimit doktrinor klasës:
Duke i nxitur nxënësit ta hapin te fragmenti dhe të marrin parasysh ta shenjojnë atë
Duke e lexuar të gjithë fragmentin për klasën dhe vënë në dukje frazën kyç të shkrimit të shenjtë
Duke u shpjeguar arsyen përse e vërteta në frazën kyç të shkrimit të shenjtë është e rëndësishme për të rinjtë sot
Pasi të gjithë nxënësit të kenë folur, ata mund ta përdorin kohën e mbetur në orën mësimore për të filluar të mësojnë përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse dëshirojnë, mund të përdorin programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] që t’i ndihmojë (nëse është në dispozicion).
Merreni parasysh t’i caktoni secilit nxënës një fragment të ndryshëm të zotërimit doktrinor. Çdo nxënës mund ta përdorë fragmentin që i është caktuar për të përgatitur një mendim shpirtëror që ta tregojë si pjesë e një takimi shpirtëror më vonë në semestër. Nëse e përdorni këtë ide, sigurohuni që të shënoni se cilat fragmente të zotërimit doktrinor i janë caktuar secilit nxënësi, si edhe në cilën ditë do të zhvillohet takimi shpirtëror. Mund t’i kujtoni nxënësit gjatë orës mësimore përpara ditës së takimit shpirtëror.
Shihni pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit ” te mësimi “Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor” për një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar nxënësit t’i gjejnë dhe studiojnë fragmentet e zotërimit doktrinor këtë semestër.