“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 30–31”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 30–31”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 30–31
Vështrim i Përgjithshëm
Një njeri i lig, i quajtur Korihor, erdhi mes nefitëve. Ai predikoi kundër profecive rreth Jezu Krishtit dhe i largoi zemrat e shumë njerëzve nga Perëndia. Ai u çua përpara Almës dhe Alma dëshmoi se “të gjitha gjërat tregojnë se ka një Perëndi” (Alma 30:44). Korihori e mohoi ekzistencën e Perëndisë derisa u bë memec nga fuqia e Perëndisë. Ndërkohë zoramitët, që më parë i përkisnin Kishës së vërtetë të Perëndisë, filluan të besonin në mësimet e rreme. Forma e tyre e korruptuar e adhurimit i largoi zemrat e tyre nga Perëndia dhe i shtyu t’i keqtrajtonin të tjerët. Pasi Alma dëgjoi që zoramitët kishin “rënë në gabime të mëdha” (Alma 31:9), ai bëri plane për ta përdorur fuqinë e fjalës së Perëndisë për t’i ftuar ata të ktheheshin te Jezu Krishti.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Alma 30:1–29
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i dallojnë dhe refuzojnë mësimet që mund t’i largojnë nga Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të flasin me një pjesëtar të familjes ose udhëheqës të Kishës rreth mënyrave se si t’i dallojnë mësimet e rreme.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni dhoma virtuale të veçanta për t’i lejuar nxënësit të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla ndërsa i diskutojnë mesazhet antikrisht që kanë hasur. Secili grup mund të përzgjedhë një zëdhënës për t’i treguar klasës atë që diskutoi grupi i tij.
Alma 30:30–60
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i dallojnë provat që Perëndia ekziston dhe të zgjedhin të besojnë tek Ai.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 30:40–41 ose Moisiu 6:63. Kërkojuni atyre të kërkojnë prova të Perëndisë rreth tyre dhe mbase të bëjnë një fotografi për t’ia treguar klasës.
-
Figura: Figura që ofrojnë prova të ekzistencës së Perëndisë
-
Materiali filmik: “Eja, Më Ndiq” (17:50; shikoje nga kodi kohor 14:24 deri në 14:56)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të paraqitin një figurë ose send që dëshmon për Perëndinë dhe të shpjegojnë pse e zgjodhën atë.
Alma 31:1–11
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te fuqia e fjalës së Perëndisë për të qëndruar besnikë ndaj Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të flasin me dikë rreth mënyrës se si fjala e Perëndisë i ka ndihmuar ata të qëndrojnë besnikë në ungjillin e Jezu Krishtit.
-
Materiali filmik: “Rivendosja e Përditshme” (13:43; shikoje nga kodi kohor 1:40 deri në 3:25)
-
Fletushkë: “Plani i Almës për T’u Dhënë Mësim Zoramitëve”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për qëllimin e Almës për t’i ndihmuar zoramitët të ktheheshin te Zoti, nxënësit ftohen të krijojnë një tabelë paraqitjeje: një përfaqësim pamor të qëllimit, shtysës për të dhe hollësive rreth përmbushjes së tij. Merreni parasysh të kërkoni shembuj tabelash paraqitjeje në internet dhe t’ua tregoni nxënësve këto.
Alma 31:12–38
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta përmirësojnë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ndërsa vlerësojnë se si krenaria dhe përulësia ndikojnë në marrëdhënien e tyre me Ta dhe me të tjerët.
-
Përgatitja e nxënësve: Në përgatitje për të studiuar kapitullin tek Alma 31, ftojini nxënësit të luten, duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve.
-
Figurë: Figura të nxënësve duke adhuruar; një figurë e Rameumptomit
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Grafiku rreth lutjes, i paraqitur ose i kopjuar në tabelë
-
Materiali filmik: [”22 - Alma dhe Amuleku Japin Mësim për Besimin te Jezu Krishti” pjesën kur Alma dhe vëllezërit e tij predikojnë fjalën e Perëndisë mes zoramitëve, (19:39; shikoje nga kodet kohore 0:38 deri në 6:08) në dispozicion në kishaejezukrishtit.org]
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për të paraqitur grafikun rreth lutjes. Ftojini nxënësit të shtojnë në grafik gjatë gjithë mësimit dhe ta kopjojnë atë në ditarët e tyre të studimit.
Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e fundit të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin dhe mësojnë përmendsh një fragment të zotërimit doktrinor që mund t’i ndihmojë të ndihen pranë Shpëtimtarit ose t’i ndihmojë me një nevojë të tanishme.
-
Fletushkë: “Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni”
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni përmbajtjen nga programi kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] dhe të punoni për të gjitha veprimtaritë si klasë.