Seminari
Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor: Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta


“Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor: ‘Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 14 e Zotërimit Doktrinor

Mësoji Përmendsh Referencat dhe Frazat Kyç të Shkrimeve të Shenjta

grup shkrimesh të shenjta me shënime në tekst

Mbajtja mend e referencave të shkrimeve të shenjta dhe e asaj që jepet mësim në to mund të të ndihmojë në shumë mënyra. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e fundit të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.

Mësimi përmendsh i fragmenteve të shkrimeve të shenjta. Kur fjalët e shkrimeve të shenjta mësohen përmendsh, ato na shtojnë në mënyrë të natyrshme fuqinë ndërsa u japim mësim të tjerëve. Puna që kërkohet për t’i mësuar përmendsh shkrimet e shenjta mund t’i ndihmojë gjithashtu nxënësit ta kuptojnë më mirë kuptimin e të vërtetave dhe doktrinës që përmbajnë fragmentet. Ndihmojini nxënësit të ushtrojnë mësimin përmendsh të disa ose të gjitha fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin dhe mësojnë përmendsh një fragment të zotërimit doktrinor që mund t’i ndihmojë të ndihen pranë Shpëtimtarit ose t’i ndihmojë me një nevojë të tanishme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Zgjidhni tre ose katër fragmente të zotërimit doktrinor nga gjysma e parë e Librit të Mormonit për t’u përqendruar në këtë mësim. Nxënësve do t’u jepen mundësi për t’u përqendruar në fragmente të tjera në mësime të ndryshme.

Përfitimet e të mësuarit përmendsh të shkrimeve të shenjta

  • Çfarë do t’i thoshe dikujt që e pyet veten se përse do të ishte mirë t’i mësonte përmendsh shkrimet e shenjta?

Lexo tek Alma 31:5, duke kërkuar një arsye pse dikush mund të dojë t’i mësojë përmendsh shkrimet e shenjta.

  • Si mund të të ndihmojë mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta ta përdorësh fuqinë e Perëndisë?

  • Cili është një fragment i shkrimit të shenjtë që e ke mësuar përmendsh? Si ke përfituar nga mësimi përmendsh i fragmenteve të shkrimeve të shenjta?

Nëse nxënësit nuk i kanë shenjuar ende fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor në shkrimet e tyre të shenjta, merreni parasysh ta paraqitni këtë grafik dhe t’i ftoni ata t’i shenjojnë.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Në copa letre të ndara krijoni sugjerimet vijuese për fragmentet e zotërimit doktrinor ku nxënësit do të përqendrohen në këtë mësim. Krijoni një vendqëndrim të të mësuarit për secilën veprimtari ose fragment të shkrimit të shenjtë. Kjo mund të bëhet duke ngjitur dy letra në mur ose duke i vendosur ato në një pjesë të klasës. Nxënësit mund të punojnë gjithashtu për këto ushtrime në dyshe dhe t’i përfundojnë me sukses fragmentet me njëri-tjetrin.

  1. Shkruajeni secilën referencë të shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke mos i përfshirë disa fjalë ose numra. Nxënësit do t’i plotësojnë fjalët ose numrat bosh.

  2. Shkruajini shkronjat e para për secilën fjalë të referencës së shkrimit të shenjtë dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë.

  3. Shkruajini fjalët dhe numrat e referencës dhe frazës kyç të shkrimit të shenjtë sipas një rendi rastësor. Ftojini nxënësit ta shkruajnë referencën e saktë dhe frazën e shkrimit të shenjtë në një copë letër të veçantë ose në ditarin e tyre të studimit.

  4. Nxënësit mund të përdorin veçorinë e kartave të ilustrimit në programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]. Nxënësit mund të përzgjedhin gjithashtu një fragment të tërë për ta mësuar përmendsh dhe ta përdorin programin për t’i ndihmuar.

Ftojini nxënësit të lëvizin nëpër vendqëndrime dhe t’i plotësojnë të gjitha veprimtaritë për një fragment të caktuar të shkrimit të shenjtë. Pasi të ushtrohen në një fragment, nxënësit mund ta përsëritin procesin për fragmentet e tjera. Përsëriteni sa herë të dëshironi.

Pasi nxënësit të mbarojnë, ftojini disa vullnetarë t’i përsëritin referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë që i mësuan përmendsh. Ata mund të tregojnë gjithashtu se cila teknikë e mësimit përmendsh i ndihmoi më shumë. Ftojini nxënësit të vazhdojnë t’i mësojnë përmendsh fragmentet e zotërimit doktrinor.