Seminari
Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 32–35


“Vështrim i Përgjithshëm për Kapitujt tek Alma 32–35”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 32–35”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 32–35

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërsa Alma u dha mësim zoramitëve, ai e krahasoi fjalën e Perëndisë me një farë që ne mund ta mbjellim në zemrat tona, që në fund të mund të bëhet “një pemë që do të rritet, deri në jetën e përjetshme” (Alma 32:41). Të varfrit mes zoramitëve e pyetën atë se si “duhej të fillonin t[a] ushtronin besimin e tyre” (Alma 33:1) dhe ai u mësoi atyre se mund të luteshin dhe të adhuronin në të gjitha vendet. Ai dhe Amuleku dëshmuan për Jezu Krishtin dhe Amuleku u dha mësim se të gjithë njerëzit janë të ngurtësuar, të rënë dhe të humbur pa flijimin e pafundmë dhe të përjetshëm të Krishtit. Amuleku iu lut zoramitëve të mos e shtynin ditën e pendimit të tyre.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Alma 32

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta mbjellin fjalën e Perëndisë në zemrat e tyre dhe ta ushqejnë dëshminë e tyre me të.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin një njeri të dashur për ta që ka një dëshmi për ungjillin e Jezu Krishtit se çfarë e ka ndihmuar ta marrë ose forcojë atë.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tri thëniet me vende bosh në fillim të mësimit

  • Fletushkë: “Mbjellja dhe Ushqyerja e Fjalës së Perëndisë në Zemrat Tona”

  • Figurë: Fazat e rritjes së një peme

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të lexojnë tek Alma 32:28, lërini ata t’ju vëzhgojnë duke mbjellë disa fara në një vazo me dhe të tharë. Më pas, ndërsa nxënësit lexojnë vargjet 37–43, ftojini ata të renditin gjërat që do t’i ndihmojnë ato fara të rriten. Për ta filluar secilin mësim me videokonferencë gjatë javëve të ardhshme, ftojini dy ose tre nxënës ta tregojnë shkurtimisht diçka që e kanë bërë kohët e fundit për ta ushqyer dëshminë e tyre për fjalën e Perëndisë. Kur secili nxënës të flasë, bëni diçka që do të ndihmojë për t’i ushqyer farat që mbollët, siç është shtimi i një sasie të vogël uji ose lëvizja e vazos në një vend me më shumë dritë.

Alma 33

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund ta thellojë njohurinë e nxënësve për hapat që mund t’i ndërmarrin për të ushtruar më shumë besim te Jezu Krishti.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 33 në shtëpi dhe të zgjedhin një varg ose grup vargjet që do të donin t’i kuptonin më mirë.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tri mundësitë për përgatitjen e mësimit, të paraqitura ose të kopjuara në tabelë

  • Fletushkë: “Ide për Përgatitjen e Mësimit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit t’i fikin zërin dhe kamerat teksa përgatitin mësimet e tyre. Pas kohës së caktuar, kërkojuni atyre t’i ndezin kamerat dhe zërin sërish dhe vendosini ata në dhoma virtuale të veçanta. Ftojini një ose dy nxënës të gatshëm në çdo dhomë virtuale të veçantë për të dhënë mësimet e tyre.

Alma 34:1–17

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se si Jezu Krishti mund t’i bekojë ata nëpërmjet flijimit të Tij shlyes të pafundmë dhe të përjetshëm.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i gjejnë dhe studiojnë shkrimet e shenjta që i ndihmojnë ata ta kuptojnë më mirë Shlyerjen e Jezu Krishtit. Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta mund të jetë një burim i dobishëm.

  • Figurë: Jezu Krishti në Gjetseman

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Diagrami rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit

  • Materiali filmik: “Shlyerja e Jezu Krishtit” (11:46; shikoje nga kodi kohor 3:59 deri në 4:27)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta përshtatni veprimtarinë e studimit në fund të mësimit për të përfshirë shkrime të shenjta të ndryshme ose më shumë thënie të fundit nga udhëheqësit e Kishës.

Zotërimi Doktrinor: Alma 34:9–10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet tek Alma 34:9–10, të shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këto vargje dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale duke përdorur këtë fragment të shkrimit të shenjtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se si të vërtetat e dhëna mësim tek Alma 34:9–10 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund t’i ndihmojnë njerëzit që ndiejnë se nuk mund të marrin falje për mëkatet e tyre.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë veprimtarisë së ushtrimit të vënies në zbatim, merreni parasysh t’i ndani nxënësit në tri dhoma virtuale të veçanta dhe t’i caktoni secilit grup të përqendrohet në një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Nxënës nga secili grup mund t’i renditin të gjitha mënyrat se si ata mendojnë se ky parim mund ta ndihmojë Olën në situatën e saj. Më pas, ftojini anëtarët e secilit grup t’ia raportojnë atë që diskutuan pjesës tjetër të klasës.

Alma 34:17–41

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për t’u përgatitur të takohen me Perëndinë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 34:32 dhe të mendojnë për mënyrat se si ata mund ta ndjekin këshillën në varg. Ata mund t’i shkruajnë disa nga mënyrat se si po përgatiten për t’u kthyer në praninë e Perëndisë dhe ndryshimet që mund të bëjnë që do t’i ndihmonin të jenë të përgatitur më mirë.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërsa nxënësit i përcaktojnë parimet nga Alma 34:17–41, merreni parasysh ta përdorni funksionin e tabelës së bardhë për t’i lejuar ata t’i shkruajnë parimet që gjetën.