Çfarë lloj gjërash mund të të bëjnë të ndihesh i largët nga Shpëtimtari? Çfarë të ndihmon të ndihesh më pranë Tij? Pasi Alma dëgjoi që zoramitët kishin “rënë në gabime të mëdha” (Alma 31:9), ai bëri plane për ta përdorur fuqinë e fjalës së Perëndisë për t’i ftuar ata të ktheheshin te Jezu Krishti. Ky mësim mund të të ndihmojë të mbështetesh te fuqia e fjalës së Perëndisë për të qëndruar besnik ndaj Jezu Krishtit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Largimi nga udha
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi gjetjet e kërkimit se sa e vështirë është të ecësh në një vijë të drejtë kur nuk kemi asnjë pikë referimi të dukshme. Ndërkohë që shumë individë në provën kërkimore mendonin se ishin të suksesshëm, rezultatet treguan se “pa pika referimi të besueshme, ne largohemi nga udha” (Diter F. Uhtdorf, “Rivendosja e Përditshme”, Liahona, nëntor 2021, f. 77). Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Rivendosja e Përditshme” nga kodi kohor 1:40 deri në 3:25, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, duke menduar rreth mënyrës se si kjo mund të lidhet shpirtërisht me jetën tonë.
Si mund të lidhet kjo me ne shpirtërisht?
Tek Alma 31–35 ti do të mësosh rreth zoramitëve që dikur kishin besuar te Jezu Krishti por ishin larguar nga besimi i tyre. Para se ta fillosh studimin tënd tek Alma 31, reflekto mbi mënyrën se si është rritur besimi yt te Jezu Krishti.
Nëse do të qëndroje në udhën tënde të tanishme, a do të shkoje drejt Krishtit apo larg prej Tij?
Synimi i Almës
Tek Alma 31:1–11 ne mësojmë rreth zoramitëve dhe përpjekjeve të Almës për t’i ftuar ata të ktheheshin te Zoti. Grafiku vijues mund të të ndihmojë të kuptosh se si Alma u përpoq t’i shpëtonte zoramitët.
Lexo tek Alma 31:1–4, 8–11, duke kërkuar se si dhe pse zoramitët kishin filluar të largoheshin nga udha. Mbaje shënim atë që gjen te pjesa “Problemi”.
Në ç’mënyra ishin larguar zoramitët nga udha? Çfarë problemesh shkaktoi kjo?
Çfarë veprimesh të ngjashme mund t’i shtyjnë njerëzit të largohen nga udha sot?
Lexo tek Alma 31:34, duke kërkuar synimin dhe shpresat e Almës për zoramitët. Merre parasysh ta shkruash këtë te pjesa “Synimi”.
Duke menduar rreth synimit të Almës dhe ndjenjave të tij për të cilat lexon tek Alma 31:1–2, çfarë mendon se e nxiti Almën? Pse mund të ketë rëndësi kjo?
Lexo tek Alma 31:5–7, 11, duke shenjuar fjalët ose frazat që e përshkruajnë planin e Almës për ta përmbushur synimin e tij. Nëse dëshiron, mund të shënosh nga vargu 5 se fjala virtyt rrjedh nga fjala latine virtus, që do të thotë forcë ose fuqi (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Virtyt”) dhe fjala provoj në këtë kontekst do të thotë të vësh në provë ose të eksperimentosh.
Çfarë mendon se do të thotë të “provonin virtytin e fjalës së Perëndisë”? Ku mund ta gjesh fjalën e Perëndisë? (Merre parasysh t’i lexosh dhe të bësh referencë kryq të vargjeve te Doktrina e Besëlidhje 18:2–4, 34–36; 68:4.)
Cila është një e vërtetë që mund të mësojmë nga synimi dhe plani i Almës për ta përmbushur atë?
Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar është se fjala e Perëndisë ka fuqi t’i drejtojë njerëzit te Jezu Krishti.
Çfarë di ti rreth Perëndisë që e bën fjalën e Tij të fuqishme ose të fortë për ty? Pse mendon se është më e fuqishme “sesa shpata, ose çdo gjë tjetër”? (Alma 31:5.)
Në ç’mënyrë fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë ta përhapim ungjillin, t’i korrigjojmë idetë e rreme ose t’i drejtojmë të tjerët te Jezu Krishti?
Si ka ndikuar fjala e Perëndisë në jetën tënde?
Plotësoje pjesën “Si të përmbushet synimi” duke përdorur atë që ke mësuar nga Alma dhe pikëpamjet e tua nga pyetjet e mëparshme.
Fjala e Perëndisë në jetën time
Mendo se si ajo që po mëson nga Alma dhe zoramitët lidhet me jetën tënde.
Cilat janë disa gjëra që e shtyjnë rininë të largohet nga Jezu Krishti?
Si mundet mbështetja te fjala e Perëndisë ta pengojë largimin tonë nga Jezu Krishti ose të na ndihmojë të kthehemi tek Ai?
Mendo rreth marrëdhënies sate me Jezu Krishtin. A ka ndonjë gjë që të shtyn të largohesh prej Tij? A dëshiron një marrëdhënie më të fortë me Të? Vendos me lutje një synim të përshtatur për të të ndihmuar ta forcosh marrëdhënien tënde me Të. Ky synim mund të ketë lidhje ose t’i shtohet synimeve të tua për programin Fëmijët dhe Rinia.
Shkruaje synimin tënd vetjak te pjesa “Synimi”.
Ti mund të shkruash gjithashtu çdo pengesë për synimin tënd te pjesa “Problemi”.
Te pjesa “Si të përmbushet synimi”, shkruaje se si mund të mbështetesh në virtytin e fjalës së Perëndisë. Përfshije mënyrën se si kjo do të të ndihmojë ta përmbushësh synimin tënd.
Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë.
Pse është ky synim diçka që ti e ndien se të duhet në jetën tënde? Si do të ndikojë përmbushja e tij në marrëdhënien tënde me Jezu Krishtin?
Çfarë veprimesh të caktuara mund të ndërmarrësh që të të ndihmojnë të mbështetesh në fuqinë e fjalës së Perëndisë? Si mund të të ndihmojë kjo ta përmbushësh synimin tënd?
Çfarë shkrimesh të shenjta ose thëniesh nga udhëheqësit e Kishës mund të të shtyjnë të punosh për këtë synim?