Seminari
Alma 56: 2 000 Luftëtarë të Rinj


“Alma 56: 2 000 Luftëtarë të Rinj”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Alma 56”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Alma 56

2 000 Luftëtarë të Rinj

nënë lamanite duke përqafuar një bir më të vogël ndërsa një bir më i madh që mban një shtizë përgatitet të niset

Ne mund të marrim mësime të mrekullueshme nga shembulli besnik i rinisë në Kishën e Zotit. Gjatë një kohe lufte të madhe, Helamani udhëhoqi 2 000 të rinj trima drejt fitoreve që shpëtuan shumë jetë. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh se, ndërsa ti e ushtron me kurajë besimin te Jezu Krishti, Zoti do të të bekojë me fuqinë e Tij.

Dallojeni faktin që nxënësit tuaj kanë potencial hyjnor. Kujtoni se çdo nxënës është një fëmijë i Perëndisë. Kur nxënësit e dinë se ju besoni në aftësinë e tyre për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti, vetëbesimi i tyre në potencialin e tyre do të rritet. Vëreni në dukje rastet kur nxënësit përpiqen të jenë më të bindur, i trajtojnë të tjerët me mirësi dhe veprojnë me besim.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë për një shembull të një të riu ose grupi të rinjsh e të rejash që treguan besim të madh te Zoti pavarësisht sfidave të vështira.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pasja e kurajës

Merreni parasysh t’i shkruani në tabelë detyrat vijuese që mund të jetë të frikshme ose të vështira. Mund të shtoni detyra ose t’i ndryshoni ato për të qenë më e përshtatshme për nxënësit tuaj. Shembuj shtesë të detyrave përfshijnë sa vijon: jepni dëshminë tuaj, shpërndaheni ungjillin te një shok dhe pendohuni.

Nëse do të të kërkonin të bëje sa vijon, përfytyro se si do të ndiheshe dhe përse:

  • Të shërbeje në një mision kohëplotë

  • Të zbatoje urdhërimet edhe nëse nuk janë të pranuara gjerësisht

  • Të flisje në kishë ose të jepje një mësim

Ftojini disa nxënës të përzgjedhin njërën nga detyrat dhe të tregojnë se si do të ndiheshin dhe përse.

  • Çfarë dyshimesh mund të ndiheshe i tunduar të kishe në këto situata?

Për t’i përgatitur nxënësit që ta kuptojnë rëndësinë e asaj që po bëhen gati të studiojnë, ftojini ata të bëjnë me kujdes sa vijon:

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një gjë që Zoti mund të dojë që ti të bësh tani ose së shpejti, që mund të jetë e frikshme ose e vështirë për ty. Mund të mbash shënim gjithashtu çdo dyshim ose shqetësim që mund të kesh. (Do të kthehesh te ky shënim më vonë në mësim.)

Përsiate se çfarë duhet të dish ose kuptosh për ta përballur këtë detyrë me vetëbesim. Ndërsa studion, kërko udhërrëfimin e Zotit për të të ndihmuar t’i gjesh dhe kuptosh të vërtetat që do të të ndihmojnë.

Letra e Helamanit për Moronin

Alma 56–58 është një letër që Helamani ia shkroi kapiten Moronit gjatë luftës. Helamani shkroi për një grup të rinjsh nga anti-nefi-lehitët, të njohur si 2 000 luftëtarët e rinj. Këta të rinj të udhëhequr nga Helamani u bashkuan me një ushtri të udhëhequr nga Antipusi dhe u përgatitën t’i mbronin vendin dhe familjet e tyre kundër lamanitëve (shih tek Alma 56:9–12).

Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë se çfarë ndodh tek Alma 56:30–44. Disa mënyra se si mund ta bëni këtë përfshijnë sa vijon:

  1. Shkruajeni veprimtarinë vijuese me përkitje në tabelë, ose jepuni nxënësve një kopje të fletushkës. Përgjigjet për veprimtarinë me përkitje janë 1-a, 2-c, 3-d, 4-b.

  2. Vërini tre nxënës përpara dhomës të mbajnë etiketa emri që e përcaktojnë secilin prej tyre si një prej tri ushtrive (2 000 Luftëtarët e Rinj, Ushtria e Antipusit, Ushtria Lamanite). Nxënësit përpara dhomës mund të luajnë në formë drame lëvizjet e ushtrive ndërsa nxënësit i lexojnë vargjet.

Situata me të Cilën u Përballën 2 000 Luftëtarët e Rinj

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024) – “Alma 56: 2 000 Luftëtarë të Rinj”

Për të mësuar rreth një situate të frikshme dhe të vështirë me të cilën u përballën bijtë e Helamanit, lexoji vargjet vijuese dhe lidhi ato me thëniet e sakta përmbledhëse.

1.___Alma 56:30–33

a. Antipusi e urdhëroi Helamanin dhe 2 000 luftëtarët e tij të kalonin pranë Antiparahut në përpjekje për t’i nxjerrë lamanitët jashtë qytetit.

2.___Alma 56:34–38

b. Pas tri ditësh, 2 000 luftëtarët nuk mund t’i shihnin më lamanitët pas tyre. Ata nuk e dinin nëse ushtria e Antipusit i kishte arritur lamanitët ose nëse lamanitët po përpiqeshin t’i tërhiqnin ata në një kurth. Helamani i pyeti ushtarët e tij të rinj nëse ishin të gatshëm të shkonin në betejë.

3.___Alma 56:39–42

c. Kur lamanitët u larguan nga qyteti për t’i sulmuar 2 000 luftëtarët, ushtria e Antipusit i ndoqi lamanitët.

4.___Alma 56:43–44

d. Në vend që të ktheheshin për ta luftuar Antipusin, lamanitët nxituan, me shpresën se do ta shkatërronin ushtrinë e Helamanit përpara se Antipusi të mund t’i sulmonte nga pas.

Vendimi për të luftuar ose jo

Përfytyro sikur të kishe qenë me luftëtarët e rinj dhe të të kishin pyetur nëse ishe i përgatitur për të shkuar në betejë. Si mund të reagoje? Çfarë mund të ndikonte në vendimin tënd?

Lexo tek Alma 56:45–48, duke kërkuar se çfarë vendosën të bënin këta të rinj dhe përse.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse ata nuk japin përgjigje natyrshëm për pyetjet vijuese, merreni parasysh t’ua bëni atyre pyetjet.

  • Sipas vargut 46, çfarë dinin këta të rinj?

    Merreni parasysh t’i nxitni nxënësit ta nënvizojnë përgjigjen për këtë pyetje në shkrimet e tyre të shenjta.

  • Kush ua mësoi atyre këtë të vërtetë? (Shih tek Alma 56:47–48.)

  • Si mund t’u ketë dhënë kjo e vërtetë kurajë për të shkuar në betejë?

Përfytyro se si mund të jetë ndier Perëndia ndërsa këta të rinj besuan kaq plotësisht tek Ai ndërkohë që ishin në një situatë frikësuese dhe sfiduese.

Mbrojtje në betejë

Lexo tek Alma 56:49–56 dhe kërko se çfarë ndodhi ndërsa luftëtarët e rinj “nuk … dysh[uan]” me kurajë (Alma 56:47), ose, me fjalë të tjera, e ushtruan besimin e tyre te Perëndia.

  • Çfarë mësove nga këto vargje?

Një nga parimet që mund të mësojmë nga luftëtarët e rinj është se ndërsa kemi kurajë për të vepruar me besim, ne do të marrim forcë nga Perëndia.

Është e rëndësishme të dish se, ndërkohë që Perëndia e ruajti të gjithë ushtrinë e Helamanit, Ai mund të mos i ruajë gjithmonë fizikisht besnikët. Por Ai do t’i bekojë gjithmonë ata në mënyra që Ai e di se do të jetë me dobi për shpirtrat e tyre (shih tek Alma 60:12–13).

  • Çfarë të mëson ky rrëfim rreth Perëndisë dhe forcës së Tij?

Ftojini nxënësit ta përzgjedhin dhe plotësojnë njërën nga veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar ata ta krahasojnë rrëfimin e ushtrisë së Helamanit me veten dhe rrethanat e tyre. Mund të jetë e dobishme t’i paraqitni mundësitë në mënyrë që nxënësit të mund t’u referohen atyre ndërsa i zgjedhin dhe plotësojnë ato. Bëjuani të ditur nxënësve se ata do të kenë mundësinë t’ua tregojnë gjetjet e tyre shokëve të klasës.

Mundësia A. Situata nga jeta reale

Përcakto një situatë në të cilën të rinjtë e sotëm mund të duhet të zgjedhin me kurajë të veprojnë me besim ashtu siç bënë ushtarët e rinj besnikë të Helamanit. Rendit disa dyshime që mund të kenë të rinjtë në atë situatë. Më pas rendit një ose dy mënyra se si të rinjtë mund ta ushtrojnë besimin te Perëndia pavarësisht se kanë dyshime. Trego mënyra se si Ati Qiellor mund t’i bekojë ata me forcë ndërsa veprojnë me besim.

Mundësia B. Nënat e tyre u dhanë mësim

Shkruaj për nënën tënde ose një grua tjetër në jetën tënde e cila, ashtu si nënat e luftëtarëve të rinj, të ka mësuar të kesh besim te Perëndia dhe Jezu Krishti. Ndalu një çast për të mbajtur shënim atë që ajo të ka mësuar me fjalë dhe me shembull dhe se si ajo ka ndikuar tek ti. Ti mund të përfshish mënyra se si e ke ndjekur shembullin e saj për të ushtruar besimin te Zoti dhe përjetuar forcën e Tij.

Ftojini nxënësit t’ia raportojnë klasës atë që mësuan. Mund të ndihmojë që herën e parë t’i ftoni ata të flasin me një shok klase që zgjodhi një mundësi të ndryshme nga e veta.

Mendo për një gjë që Zoti mund të dojë që ti të bësh tani ose së shpejti, që mund të jetë e frikshme ose e vështirë për ty. Mund të kujtosh gjithashtu çdo dyshim ose shqetësim që mund të kesh. Në ditarin tënd të studimit, shkruaje atë që di rreth Perëndisë dhe atë që mësove rreth Tij nga rrëfimi i luftëtarëve të rinj që mund të të ndihmojë në këtë situatë. Mund të përfshish mënyra se si ndihesh i frymëzuar për ta treguar besimin tek Ai dhe se si Ai mund të të forcojë.