“Alma 57: Përpjekja për t’iu Bindur Urdhërimeve Përherë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 57”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 57
Përpjekja për t’iu Bindur Urdhërimeve Përherë
Cili është qëndrimi yt kundrejt mbajtjes së urdhërimeve? Përse ka rëndësi qëndrimi yt? Ndërkohë që luftonin në një betejë tjetër të rrezikshme, luftëtarët e rinj iu bindën “çdo fjal[e] të urdhrit me përpikmëri”, duke e vendosur “përherë besimin e tyre në Perëndi” (Alma 57:21, 27). Ky mësim është hartuar për të të ndihmuar të përpiqesh t’u bindesh urdhrave të Perëndisë përherë.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Qëndrimet ndaj urdhërimeve
Përshkruaj tre qëndrime të ndryshme që mund të ketë dikush kundrejt mbajtjes së urdhërimeve të Perëndisë dhe përse.
Ndalu një çast për t’i shkruar përgjigjet për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:
-
Cili është qëndrimi yt ndaj mbajtjes së urdhërimeve të Perëndisë? Përse ka rëndësi qëndrimi yt?
-
Nëse nuk po përpiqesh aktualisht t’i zbatosh urdhërimet sa më mirë që mundesh, çfarë po të pengon të mos e bësh këtë?
Ndërsa studion sot, kërko parime rreth bindjes që mund të të frymëzojnë, shtyjnë dhe ndihmojnë me çdo pyetje ose shqetësim. Përsiat se si ato mund të gjejnë zbatim dhe ta bekojnë jetën tënde.
Luftëtarët e rinj
Në mësimin e mëparshëm, ti mësove se si 2 000 luftëtarë të rinj e ndihmuan Antipusin dhe njerëzit e tij ta mundnin ushtrinë “më [të] fortë” dhe “më [të] madhe në numër” lamanite në atë pjesë të vendit (shih tek Alma 56:34). Tek Alma 57, Helamani e vazhdoi letrën e tij për kapiten Moronin. Gjashtëdhjetë bij të tjerë të popullit të Amonit u bashkuan me ushtrinë e tij (shih tek Alma 57:6) dhe 2 060 luftëtarët e rinj u përballën me një tjetër kërcënim. Lamanitët i sulmuan nefitët dhe gati sa nuk po i mundnin ata kur Helamanit dhe njerëzve të tij iu bashkua një grup ushtarësh që më parë kishin shoqëruar robërit lamanitë (shih tek Alma 57:1–18).
Dy aftësi të studimit të shkrimeve të shenjta që mund ta thellojnë studimin tënd të këtij rrëfimi dhe të të ndihmojnë t’i zbatosh mësimet e tij në jetën tënde janë të përcaktosh fjalë ose fraza të rëndësishme dhe t’i përsiatësh ato.
Lexo tek Alma 57:19–23 për të parë se çfarë ndodhi. Merre parasysh t’i shenjosh fjalët dhe frazat që i përshkruajnë luftëtarët e rinj të Helamanit.
Te vargu 21, merre parasysh të shenjosh se si e përshkroi Helamani bindjen e këtyre djemve të rinj. Lexo tek Alma 58:40, duke kërkuar qëndrimin e luftëtarëve kundrejt Perëndisë dhe urdhërimeve të Tij pas kërcënimit ushtarak të radhës.
-
Si mendon, çfarë do të thotë të “zbatonin çdo fjalë të urdhërit me përpikmëri” (Alma 57:21) dhe “përpiqen të zbatojnë … urdhërimet e tij përherë” (Alma 58:40)?
-
Si ndikon besimi ynë te Jezu Krishti dhe kujtimi i Jezu Krishtit në dëshirën dhe aftësinë tonë për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë?
Lexo tek Alma 57:24–27, duke kërkuar fjalë ose fraza që tregojnë se si u bekuan bijtë e Helamanit në betejën e tyre të dytë për shkak të besimit dhe bindjes së tyre ndaj Perëndisë.
-
Çfarë mësove nga ky rrëfim që mund të ketë lidhje me jetën tënde sot?
Një parim që mund të mësojmë është se nëse ne e vendosim mirëbesimin tonë te Perëndia dhe përpiqemi t’i zbatojmë urdhrat e Tij përherë, atëherë Ai do të na bekojë me anë të fuqisë së Tij të mrekullueshme.
-
Si mund të ndikojë të diturit se ka “një Perëndi të drejtë” që ka “fuqi … mrekulluese” (Alma 57:26) në qëndrimin tonë kundrejt bindjes ndaj Tij?
-
Çfarë qëndrimi mendon se mund të dojë Zoti që të kemi kur përpiqemi t’i zbatojmë urdhërimet e Tij por nuk e arrijmë bindjen e përsosur? Si ndihmon kuptueshmëria jote për Shlyerjen e Jezu Krishtit për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje?
Është e rëndësishme të kuptosh se, ndërsa jemi të bindur ndaj urdhrave të Tij, Perëndia do të na bekojë në mënyrën dhe kohën e Tij. Në të dy betejat e tyre, luftëtarët e rinj u bekuan me ruajtjen e jetës së tyre pavarësisht luftimeve të rrezikshme dhe lëndimeve.
-
Lexo të paktën dy nga fragmentet vijuese për ta rritur kuptueshmërinë tënde për qëllimet e urdhërimeve të Perëndisë dhe se si Ai mund të të bekojë për bindjen tënde: Abraham 3:25; Gjoni 14:15; Mosia 2:41; Alma 9:13.
-
Mendo për shembuj të bindjes së Shpëtimtarit ndaj Atit Qiellor dhe përsiat se çfarë mëson nga shembulli i Tij. Plaku Robert D. Hejls (1932–2017), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se “dashuria jonë për Shpëtimtarin është çelësi për bindje” (“Nëse Më Doni, Zbatoni Urdhërimet e Mia”, Liahona, maj 2014, f. 37). Mendo për disa prej arsyeve përse e do Shpëtimtarin dhe se si ajo dashuri ndikon në qëndrimin tënd kundrejt bindjes ndaj urdhërimeve.
-
Reflekto mbi mënyrat se si ti ke qenë i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë dhe mbi bekimet që Ai të ka dhënë për bindjen tënde.
Mendo për një nga urdhërimet e Perëndisë. Përshkruaje se si mund të duket pamja reale e një adoleshenti sot që përpiqet ta kujtojë Zotin dhe t’i bindet këtij urdhërimi përherë. Më pas përshkruaj se çfarë bekimesh mund të marrë një adoleshent që bindet në këtë mënyrë.
-
Cilat janë disa arsye përse ne mund të ndihemi të tunduar të mos bëjmë më të mirën për t’iu bindur një urdhërimi? Si mund t’i kapërcejmë këto tundime?
-
Në ç’mënyrë përpjekja për t’i zbatuar urdhërimet përherë kërkon që ne të mbështetemi te Shpëtimtari Jezu Krisht?
Për ta përmbyllur këtë mësim, krijo një synim në ditarin tënd të studimit mbi atë se si do të doje ta “kujtoj[e] Zotin, Perëndinë [tënd], nga dita në ditë; [dhe] … [të] përpiqe[she t’i] zbatoj[e] … urdhërimet e tij përherë” (Alma 58:40). Ti mund të përzgjedhësh një urdhërim të caktuar që do të doje t’i bindeshe më mirë. Si pjesë e synimit tënd, merre parasysh t’i japësh vetes një periudhë kohe – për shembull: “Unë do të përpiqem të lutem sinqerisht mëngjeseve dhe mbrëmjeve për pesë ditët e ardhshme” ose “Unë do të në ditën e Shabatit për katër javët e ardhshme”.