Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7: Alma 53 – 3 Nefi 7


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7: Alma 53 – 3 Nefi 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7

Alma 533 Nefi 7

i ri duke përsiatur ndërkohë që studion shkrimet e shenjta

Reflektimi për të mësuarit tënd shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të të ndihmojë të afrohesh më shumë me Shpëtimtarin. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kujtosh dhe vlerësosh se si përvojat e tua me kapitujt tek Alma 533 Nefi 7 të kanë ndihmuar të rritesh shpirtërisht.

Ftojini nxënësit ta vlerësojnë vazhdimisht të mësuarit e tyre. Duke reflektuar rregullisht mbi të mësuarit dhe përparimin e tyre, nxënësit mund të vlerësojnë më mirë se si po i zbatojnë parimet e ungjillit në jetën e tyre. Krijoni mundësi që nxënësit të kuptojnë dhe ndiejnë rëndësinë e ndryshimeve që mund të sjellë ungjilli i Jezu Krishtit në jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin atë që kanë mësuar javët e fundit dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një mënyrë se si mund ta përfundojnë pohimin vijues: “Një mësim nga Alma 533 Nefi 7 që mendoj se është i rëndësishëm për ta mbajtur mend është … sepse …”

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësi të shpjegojnë rolin e profetëve, të vlerësojnë qëndrimet dhe dëshirat e tyre dhe të reflektojnë për planet që bënë për të zbatuar mësimet e ungjillit. Studimi juaj në klasë i kapitujve tek Alma 53 deri tek 3 Nefi 7 mund të ketë theksuar të vërteta të ndryshme nga ato në veprimtaritë vijuese. Nëse është kështu, mund t’i përshtatni veprimtaritë që t’i përfshini ato të vërteta.

Rëndësia e të kujtuarit

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e të kujtuarit të mësimeve me vlerë që kanë marrë ndërkohë që studionin kapitujt tek Alma 533 Nefi 7. Ky mund të jetë një vend i mirë për t’i ftuar nxënësit të japin përgjigjet e tyre nga veprimtaria e përgatitjes.

Presidenti Spenser W. Kimball dha mësim se fjala më e rëndësishme në fjalor mund të jetë kujtoni. (Shih “Circles of Exaltation” [fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 28 qershor 1968], f. 5.)

  • Si mendon, pse Presidenti Kimball e tha atë që tha për fjalën kujtoni?

  • Cilat janë disa mësime që more nga Alma 533 Nefi 7 që do të ishin të rëndësishme t’i mbaje mend? Përse?

Mund të sjellësh ndër mend se Helamani i inkurajoi bijtë e tij, Nefin dhe Lehin që të kujtonin mësime dhe njerëz të rëndësishëm (shih te Helamani 5:4–14). Në mënyrë të ngjashme, ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i kujtosh të vërtetat që ke mësuar dhe zotimet që ke bërë në javët e fundit.

Shpjego rolin e profetëve

Në këtë pjesë të mësimit, do t’i ftoni nxënësit të shpjegojnë rolin e profetëve duke përdorur tregimet për Nefin (Helamani 7–11) ose për Samuel lamanitin (Helamani 13–16). Mund të merrni parasysh t’i vini nxënësit në dyshe dhe ta lini secilin nga dyshja të zgjedhë një profet të ndryshëm për ta interpretuar me role skenarin më poshtë ose një skenar të ndryshëm sipas zgjedhjes suaj.

Imagjino sikur ndien frymëzimin për ta ftuar një shok/shoqe të shikojë konferencën e përgjithshme me ty. Ndërsa përgatitesh plot lutje që të veprosh sipas kësaj nxitjeje, ti vendos t’i shpjegosh shokut/shoqes se çfarë është një profet dhe pse je i emocionuar që do ta dëgjosh atë. Të kujtohet që ke mësuar rreth disa profetëve të mëdhenj në Librin e Mormonit që mund të të ndihmojnë t’ia shpjegosh rolin e një profeti shokut ose shoqes.

Nefi duke u lutur në kullën e një kopshti
Samuel lamaniti mbi mur

Nxënësit mund t’u referohen shënimeve në ditar nën titullin “Të vërteta rreth profetëve të Zotit” nga mësimi për kapitujt te “Helamani 7–10”.

Përzgjidh ose tregimin për Nefin (Helamani 7–11) ose për Samuel lamanitin (Helamani 13–15). Përsëriti historitë e tyre në kapitujt përkatës duke u hedhur një sy vargjeve dhe duke parë krerët e kapitujve ose shënimet që mund të kesh bërë në ditarin tënd të studimit.

  • Si mund ta përdorësh këtë histori për t’ia shpjeguar rolin e profetëve shokut ose shoqes?

  • Cilat vargje nga shkrimet e shenjta mund të përfshish si pjesë të shpjegimit tënd?

    Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë që të përcaktojnë shkrime të shenjta, mund t’i drejtoni ata te fragmente të tilla si Helamani 7:29; 8:22–23; 10:4–7; 11:23; 13:5 dhe 14:11–12.

  • Cilat janë disa të vërteta të tjera ose përvoja vetjake që mund të tregosh për ta ndihmuar shokun ose shoqen tënde që ta kuptojë rëndësinë e profetëve?

Kur nxënësit ta kenë përfunduar përsëritjen e tyre për profetët, merreni parasysh t’i ftoni ata ta interpretojnë me role skenarin më sipër duke përdorur atë që kanë mësuar.

Vlerësoji qëndrimet dhe dëshirat e tua

Kjo veprimtari mund t’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë qëndrimet dhe dëshirat e tyre për ta jetuar me përulësi ungjillin e Jezu Krishtit. Merreni parasysh t’i kërkoni një vullnetari ta vizatojë përmendsh ciklin e krenarisë në tabelë. Mund t’i inkurajoni shokët e klasës ta ndihmojnë sipas nevojës.

diagrami i ciklit të krenarisë

Ndërsa e vështron këtë diagram, mund të të vijnë ndër mend prova për ciklin e krenarisë në të gjithë kapitujt te Helamani 1–16 dhe 3 Nefi 1–7. Mund të dallosh edhe shembuj që i ke parë në vetë jetën tënde ose në botën përreth teje.

Përdorni çfarëdo përshtatjeje që mund t’i keni bërë pjesës së vlerësimit të vetes te “mësimi për Helamani 11–12” për ta plotësuar veprimtarinë vijuese.

Kur studiove te Helamani 11–12, mund të kesh vlerësuar përpjekjet e tua për të qenë i/e përulur. Mund të kesh shënuar edhe një zotim në ditarin tënd të studimit për ta shtuar përulësinë dhe për ta mposhtur krenarinë. Rishikoje atë që shkrove dhe reflekto se si ke ecur me atë zotim. Përsiat për pyetjet në vijim dhe shënoji përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit.

Për shkak të natyrës personale të kësaj veprimtarie, nxënësit duhet ta dinë se nuk do t’i tregojnë përgjigjet e tyre.

  • Çfarë ke bërë javët e fundit për ta kujtuar Zotin dhe gjithçka që Ai ka bërë për ty? Si ndien se të ka ndihmuar të kujtuarit e Zotit që të qëndrosh i/e përulur?

  • A ka ndonjë ndryshim që do të bësh për të të ndihmuar ta kujtosh Zotin çdo ditë dhe ta shtosh përulësinë?

Reflekto mbi planet për ta ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin

Kjo pjesë e mësimit mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi planet që kanë bërë për ta ndërtuar themelin e tyre mbi Jezu Krishtin dhe për t’u bërë ballë tundimeve të djallit.

Në mësimet e fundit, studiove shumë tregime për individë që i mposhtën sulmet mbi jetën, fenë dhe dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin. Ndërkohë që studioje, mund të kesh bërë disa zotime që të të ndihmojnë të ndërtosh një themel më të fortë mbi Jezu Krishtin për t’u bërë ballë sulmeve të Satanit.

Ftojini nxënësit të reflektojnë dhe t’i tregojnë tregimet që kanë studiuar të cilat i kanë ndihmuar ata ta forcojnë themelin e tyre mbi Jezu Krishtin dhe t’i mposhtin sulmet e Satanit. Nëse kanë nevojë për ndihmë që të përcaktojnë shembuj, merreni parasysh t’i paraqitni figurat vijuese me referencat përkatëse. Mund ta ndani klasën në tri pjesë dhe ta ftoni secilin grup të rishikojë një tregim të ndryshëm dhe t’i tregojë klasës atë që mësoi.

Lehonti dhe Amalikia

Lehonti and Amalikia (Alma 47:10–18)

qytet i rrethuar me mure me hendek

Kapiten Moroni që ndërtoi fortifikime (Alma 50:1–6)

shtëpi mbi një themel

këshilla e Helamanit drejtuar bijve të tij (Helamani 5:12)

  • Cilat janë disa mësime që mund të marrim nga këto tregime që mund të na ndihmojnë t’i bëjmë ballë tundimit?

Shpjegojuni nxënësve që ata do të ftohen t’i vlerësojnë synimet që kanë vendosur për ta ndërtuar themelin e tyre mbi Jezu Krishtin. Më pas ata do të diskutojnë disa nga përvojat dhe vëzhgimet e tyre si klasë.

Mund të sillni në klasë kuba për të formuar, gota plastike ose objekte të tjera që nxënësit të mund t’i përdorin për të ndërtuar një themel. Jepini çdo nxënësi një nga objektet për ndërtim dhe ftojini ata të përsiatin pyetjet më poshtë dhe ta vlerësojnë përparimin e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni çdo nxënës të japë cilëndo përgjigje që ndihet rehat ta japë. Ndërsa flasin, ata mund ta shtojnë objektin e tyre te një strukturë e klasës duke ndërtuar përfundimisht një themel të fortë. Nëse objektet për ndërtim nuk janë në dispozicion, mund ta ftoni çdo nxënës të vizatojë një tullë në tabelë ndërsa flasin, duke i shtuar vizatimet e tyre tek ato të nxënësve të tjerë për të krijuar një themel të fortë. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se ata mund ta përkrahin njëri-tjetrin ndërsa përpiqen fort për ta ndërtuar themelin e tyre mbi Jezu Krishtin.

Reflekto për synimet që ke vendosur kohët e fundit për ta ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin.

  • Çfarë suksesesh ke përjetuar nga përpjekjet e tua për ta ndërtuar themelin tënd mbi Jezu Krishtin?

  • Çfarë pengesash ke parë për ndërtimin e një themeli të fortë? Si je përpjekur t’i kapërcesh ato?

  • Si je bekuar ngaqë u përpoqe fort ta ndërtoje themelin tënd mbi Jezu Krishtin? Çfarë ndryshimi ka sjellë kjo për ty?

Lexo te Helamani 5:12 përsëri dhe merr parasysh me lutje a ka ndonjë gjë që duhet të fillosh, të ndalosh ose të vazhdosh së bëri për të ndërtuar një themel më të fortë mbi Jezu Krishtin. Nëse ndien se ke nevojë ta përshtatësh ndonjë synim që ke vendosur, mund ta shkruash atë në ditarin tënd të studimit ose diku tjetër ku mund të reflektosh rregullisht për të.