Seminari
3 Nefi 2–5: “Gati T’i Përballonin … në Fuqinë e Zotit”


“3 Nefi 2–5: ‘Gati T’i Përballonin … në Fuqinë e Zotit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 2–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 2–5

“Gati T’i Përballonin … në Fuqinë e Zotit”

nefitë duke mbledhur gjithë popullin, zotërimet dhe vathët e tyre në një vend për t’u përgatitur për luftën që po vinte

Minerva Teichert (1888–1976), The Answer of Lachoneus, 1949–1951, vaj në pëlhurë mbi dru të presuar, 91 x 122 cm. Muzeu i Arteve i Universitetit “Brigam Jang”.

Ashtu siç përballemi me sfida para rikthimit të Shpëtimtarit, nefitët u përballën me sfida në vitet përpara se Ai të vinte tek ata. Hajdutët e Gadiantonit kërcënuan se do t’i shkatërronin nefitët. Sidoqoftë, nefitët “ishin gati t’i përballonin … në fuqinë e Zotit” (3 Nefi 4:10). Si nefitët, ne mund t’i kapërcejmë sfidat duke qenë të përgatitur. Ky mësim mund të të ndihmojë të marrësh fuqinë e Zotit duke qenë i/e përgatitur shpirtërisht dhe materialisht.

Ftesa ndaj nxënësve që të ndërmarrin veprim të drejtë e të efektshëm. Ndërsa nxënësit i studiojnë shkrimet e shenjta, ndihmojini ata t’i dallojnë pasojat e zgjedhjeve dhe veprimeve të shënuara tek tregimet. Inkurajojini nxënësit t’i lidhin këto mësime me jetën e tyre dhe të përcaktojnë se si mund ta ndjekin me besnikëri Shpëtimtarin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i diskutojnë me pjesëtarët e familjes ose udhëheqësit e Kishës bekimet që vijnë nga të qenit të përgatitur materialisht ose shpirtërisht.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ji i/e përgatitur

Qëllimi i kësaj veprimtarie është t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përgatitur. Ndihmojini nxënësit të mendojnë për rrethana për të cilat kanë nevojë të përgatiten. Merreni parasysh të tregoni rreth një kohe kur u bekuat ngaqë ishit i/e përgatitur ose kur patët vështirësi ngaqë ishit i/e papërgatitur.

Mendo për një kohë në jetën tënde kur u ndjeve i përgatitur ose i papërgatitur.

  • Cila ishte situata dhe pse u ndjeve i/e përgatitur ose i/e papërgatitur?

  • Nëse u ndjeve i/e papërgatitur, çfarë ke bërë për t’u përgatitur më mirë në të ardhmen?

  • Çfarë ke bërë që të përgatitesh shpirtërisht për sfidat me të cilat po përballesh ose mund të përballesh në të ardhmen?

Ndërsa i studion vargjet tek 3 Nefi 2–5, kërko udhërrëfimin e Shpirtit që të dish se çfarë mund të bësh për t’u përgatitur materialisht dhe shpirtërisht për të ardhmen.

Përgatitjet e Lakoneusit

Profeti Samuel profetizoi se do të kishte një natë pa errësirë si një shenjë e lindjes së Jezu Krishtit. Kur kjo profeci u përmbush (shih tek 3 Nefi 1:15–19), “pjesa më e madhe e njerëzve besuan dhe u kthyen në besim te Zoti” (3 Nefi 1:22). Megjithatë, pas pak vjetësh, disa filluan të mos kishin besim.

Për veprimtarinë vijuese, mund ta ndani klasën në gjysmë ose në dyshe. Gjysma e nxënësve mund të lexojë njërin nga fragmentet vijuese dhe t’ia raportojë atë që gjeti klasës ose partnerit të vet.

Lexo tek 3 Nefi 1:27–30 dhe 3 Nefi 2:1–3, duke kërkuar arsyet pse disa njerëz u larguan nga Zoti.

  • Çfarë mësimesh mund të marrim nga këto vargje që mund të na ndihmojmë të qëndrojmë të vërtetë ndaj Zotit në kohën tonë?

Hajdutët e Gadiantonit u rritën në numër dhe luftuan kundër nefitëve. Si përgjigje, “gjithë Lamanitët që ishin kthyer në besim te Zoti u bashkuan me vëllezërit e tyre, Nefitët” (3 Nefi 2:12). Gidianhi, udhëheqësi i hajdutëve të Gadiantonit, i shkroi një letër Lakoneusit, kryegjykatësit të nefitëve. Në të, ai kërcënonte se do t’i shkatërronte nefitët nëse ata nuk dorëzoheshin (shih tek 3 Nefi 3:1–10).

Lexo tek 3 Nefi 3:11–12, duke kërkuar se si u përgjigj Lakoneusi.

  • Çfarë prove sheh për besimin e Lakoneusit te Zoti?

Shkruajini fjalët Përgatitjet e Nefitëve në tabelë. Merreni parasysh t’i ndani fragmentet vijuese mes disa anëtarëve ose grupeve të klasës. Ftojini nxënësit të renditin në tabelë atë që bënë njerëzit që të përgatiteshin materialisht dhe shpirtërisht.

Për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë përgatitjet nga ana materiale, mund të vini në dukje se si nefitët ndërtuan fortifikime, vendosën roja dhe grumbulluan furnizime dhe ushqim. Për përgatitjet shpirtërore, mund të vini në dukje se si u penduan dhe u lutën për çlirim.

  • Cilat përgatitje mendon se ndihmuan më së shumti? Përse?

  • Si mendon se këto përgatitje i ndihmuan që të mbështeteshin te Zoti?

Lexo tek 3 Nefi 4:7–12, duke kërkuar se si nefitët u bekuan për shkak të përgatitjeve të tyre shpirtërore dhe materiale.

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga ky tregim? (Shih tek 3 Nefi 4:10.)

Një nga parimet që mësojmë nga ky tregim është: Kur e përgatitim veten shpirtërisht dhe materialisht, Zoti do të na forcojë për t’i kapërcyer ose duruar sfidat.

Përgatitjet në kohën tonë

Shkruajini fjalët Paralelizma Bashkëkohorë në tabelë dhe ndihmojini nxënësit të krijojnë një listë me përgatitjet që mund të bëjmë në kohën tonë. Këto mund të jenë përgatitje të ngjashme me të nefitëve ose përgatitje të tjera që na kanë këshilluar profetët të bëjmë. Diskutoni sfida specifike me të cilat përballemi në kohën tonë dhe mënyrën se si këto përgatitje mund të na ndihmojnë të jemi të përgatitur në fuqinë e Zotit. Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë ide, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Temporal Preparedness Resources” [“Burime mbi të Qenit të Përgatitur Materialisht”] (3:09), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

3:9
  • Zgjidh një ose më shumë përgatitje nga lista jote. Si mund të na ndihmojë ajo të kapërcejmë sfidat specifike me të cilat përballemi në kohën tonë?

  • Në çfarë mënyrash mendon se përgatitja jonë e lejon Zotin të na forcojë?

Hajdutët e Gadiantonit ngritën një rrethim që dështoi sepse nefitët patën ndihmë hyjnore në përgatitjen e tyre. Përfundimisht hajdutët e Gadiantonit u zmbrapsën. Ata u përjashtuan nga ushtria nefite dhe u dorëzuan vetë si të burgosur ose u vranë (shih tek 3 Nefi 4:16–27).

Lexo tek 3 Nefi 4:30–33; 5:1–4, duke kërkuar se si reaguan njerëzit ndaj forcimit nga Zoti.

  • Si e tregoi reagimi i tyre besimin e tyre te Perëndia?

Nëse doni, mund të paraqitni ftesën vijuese për të reflektuar si dhe thënien nga Presidenti Nelson për të cilën nxënësit të përsiatin dhe të reflektojnë.

Reflekto për një kohë kur mund ta kesh ndier fuqinë e Zotit duke u përgatitur materialisht dhe shpirtërisht.

Presidenti Rasëll M. Nelson dëshmoi për bekimet e të qenit të përgatitur:

“Kundërshtari nuk resht kurrë së sulmuari. Kështu që, ne kurrë nuk mund të reshtim së përgatituri! Sa më të mbështetur te vetja të jemi – materialisht, emocionalisht dhe shpirtërisht – aq më të përgatitur jemi për të penguar sulmet e pareshtura të Satanit. …

Nuk po them se ditët përpara do të jenë të lehta, por ju premtoj se e ardhmja do të jetë e lavdishme për ata të cilët janë të përgatitur dhe që vazhdojnë të përgatiten për të qenë mjete në duart e Zotit.” (Rasëll M. Nelson, “Përqafojeni të Ardhmen me Besim”, Liahona, nëntor 2020, f. 76)

Sipas nevojës, jepni shembuj të gjërave për të cilat nxënësit kanë nevojë të përgatiten, për shembull shërbimi misionar, mundësi arsimore, një karrierë, katastrofa natyrore ose ardhja e Shpëtimtarit.

Mendo për një sfidë, situatë ose ngjarje për të cilën duhet të përgatitesh. Reflekto për faktin se sa i/e përgatitur ndihesh sot. Kërko udhërrëfimin e Shpirtit ndërsa u përgjigjesh këtyre pyetjeve.

  • Çfarë veprimesh specifike mund të ndërmarrësh për t’u përgatitur?

  • Si mund ta përfshish Zotin në përgatitjet te tua?

Dëshmoni për bekimet që vijnë nga të qenit të përgatitur. Inkurajojini nxënësit të flasin me familjet rreth sfidave me të cilat mund të përballen dhe si të përgatiten materialisht dhe shpirtërisht.