Seminari
3 Nefi 6–7: Krenaria Çon në Përçarje dhe Shkatërrim


“3 Nefi 6–7: Krenaria Çon në Përçarje dhe Shkatërrim”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 6–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 6–7

Krenaria Çon në Përçarje dhe Shkatërrim

Pamja
adoleshent i zemëruar i plandosur në divan

A e ke vënë re se edhe pas përvojave të mahnitshme me Perëndinë, disa njerëz përfundimisht largohen prej Tij? Pasi Perëndia i mbrojti nefitët nga hajdutët e Gadiantonit, ata u rikthyen në shtëpi dhe filluan të rindërtonin jetën e tyre. Nëpërmjet krenarisë dhe përçarjes, Satani e udhëhoqi popullin që të rebelohej kundër Perëndisë. Pasojat ishin aq të rënda saqë qeveria ra dhe populli u nda në fise. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë ndikimin e krenarisë dhe si ta mposhtësh atë duke ndjekur Shpëtimtarin.

Ndihma ndaj nxënësve që të kuptojnë kontekstin dhe përmbajtjen. Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes së shkrimeve të shenjta, i përgatit nxënësit që t’i dallojnë mesazhet e frymëzuara të autorëve. Konteksti dhe përmbajtja sqarojnë e ilustrojnë doktrinën dhe parimet që shënohen te përvojat. Përcaktoni me urtësi se sa ta theksoni kontekstin dhe përmbajtjen për t’i ndihmuar nxënësit t’i kuptojnë më plotësisht të vërtetat që jepen mësim në shkrimet e shenjta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten dhe t’i kërkojnë Atit Qiellor t’i ndihmojë ata të dallojnë nxitjet shpirtërore ndërsa i studiojnë shkrimet e tyre të shenjta.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një mënyrë për ta filluar orën mësimore është të sillni disa misra për kokoshka, disa kokoshka të plasura (pa gjalpë, sepse gjalpi krijon pengesë për ujin) dhe një tas me ujë. Ftojini nxënësit të parashikojnë se ç’do të ndodhë kur misrat dhe kokoshkat e plasura të futen në ujë. Hidheni misrin dhe kokoshkat në ujë (misri do të mbetet i pandryshuar ndërkohë që kokoshkat do të fillojnë të shpërbëhen). Thuajuni nxënësve se uji përfaqëson të keqen dhe misrat ose kokoshkat mund të përfaqësojnë secilin prej nesh. Ndërsa studiojnë, ata mund të kërkojnë mësime që lidhen me mësimin me sende dhe me veten e tyre. Merreni parasysh t’i jepni secilit nxënës një kokërr misri që ta vështrojnë ndërkohë që studiojnë.

Ftojini nxënësit t’i shpjegojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese:

  • A është e mundur që dikush të jetë:

  • I pasur dhe i përulur?

  • I varfër dhe krenar?

  • I arsimuar dhe i përulur?

  • I paarsimuar dhe krenar?

Mendo rreth asaj që i shtyn disa njerëz të jenë të mbushur me krenari në kohën tonë. Si ndikon të qenit i mbushur me krenari tek ti, të tjerët dhe te shoqëria? Ndërsa studion, përsiat se si mund të gjejë zbatim ky mësim në jetën dhe rrethanat e tua.

Tundimet e vazhdueshme të Satanit

Pasi i mposhtën Gidianhin dhe hajdutët e Gadiantonit me ndihmën e Zotit, nefitët “u dhanë fund të gjitha atyre lidhjeve të liga dhe të fshehta dhe të urryera” (3 Nefi 5:6). Ata u rikthyen në shtëpitë e tyre dhe filluan ta rindërtonin jetën e tyre. Por Satani vazhdimisht punoi për t’i mashtruar njerëzit që ta ndiqnin atë. Në një kohë të shkurtër, nefitët ndryshuan. Tek 3 Nefi 6–7, Mormoni na ndihmoi të kuptonim çfarë bënë njerëzit që përfundimisht shkaktoi vdekjen e shumë prej tyre në shkatërrimet që i paraprinë ardhjes së Shpëtimtarit në kontinentin amerikan (shih tek 3 Nefi 8). Këto mësime shpjegojnë edhe pse të tjerët qenë të përgatitur për shfaqjen e Krishtit në tempull në tokën Begati (shih tek 3 Nefi 11).

Tabela vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të shohin ndryshimin te nefitët brenda një kohe kaq të shkurtër. Një mënyrë e ndryshme për ta plotësuar tabelën do të ishte që nxënësit të vizatonin një figurë të thjeshtë që ilustron gjendjen e njerëzve në secilin grup vargjesh.

Krijo një tabelë si ajo në vijim. Lexoji fragmentet dhe plotëso atë që mëson rreth gjendjes së njerëzve.

Viti i 26–të (3 Nefi 6:4–9)

Viti i 29–të (3 Nefi 6:10–18)

Viti i 26–të (3 Nefi 6:4–9)

Viti i 29–të (3 Nefi 6:10–18)

  • Çfarë e shkaktoi ndryshimin brenda një kohe kaq të shkurtër?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga këta shembuj?

Një e vërtetë që mund të kesh përcaktuar është: Kur jemi të mbushur me krenari, i japim Satanit fuqi më të madhe për të na tunduar dhe për të na çuar në paudhësi.

Mendo se ç’do të thotë të jesh i mbushur me krenari. Kërko ide në thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994).

“Tipari qendror i krenarisë është armiqësi – armiqësi përkundrejt Perëndisë dhe armiqësi përkundrejt bashkëqenieve tona. Armiqësi do të thotë ‘urrejtje ndaj, kundërshti ndaj, ose një gjendje kundërshtimi’. Është fuqia me anë të së cilës Satani dëshiron që të mbretërojë mbi ne.” (Ezra Taft Benson, “Beware of Pride”, Ensign, maj 1989, f. 4)

  • Si mendon, pse të qenit të mbushur me krenari i mundëson Satanit të ketë ndikim më të madh te ne?

  • Ku ndryshon kjo nga mënyra se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na inkurajojnë neve?

Rrjedhojat e krenarisë në atë kohë dhe tani

Për shkak të krenarisë së njerëzve, çdo pjesë e shoqërisë filloi të ndikohej. Lexo ose tek 3 Nefi 6:20–30 ose te 7:1–14, duke kërkuar shembuj të mënyrës se si krenaria ndikoi tek individët dhe shoqëria.

Merreni parasysh ta vini gjysmën e klasës të lexojë tek 3 Nefi 6:20–30 dhe gjysmën tjetër të lexojë tek 3 Nefi 7:1–14 në grupe të vogla. Ose ftojini nxënësit të zgjedhin njërin nga fragmentet, ta lexojnë atë dhe të përgatiten për të raportuar për atë që gjetën.

Ftojini nxënësit t’i renditin përgjigjet në tabelë në krah të pyetjes. Nxënësit mund të gjejnë gjëra të tilla si përçarje, punë të fshehta që janë të liga, komplote kundër të drejtëve dhe zemërim kundër asaj që është e mirë.

  • Çfarë shembujsh të ndikimit të krenarisë gjete në këto vargje?

  • Në çfarë mënyrash e përdor Satani krenarinë për t’i çuar njerëzit në paudhësi në kohën tonë?

Mposhtja e krenarisë

Mendo rreth mënyrës se si krenaria jote ose krenaria e të tjerëve po ndikon tek ti dhe si mund ta mposhtësh krenarinë dhe rrjedhojat e saj.

Ndonëse krenaria shkaktoi kaq shumë shkatërrim, disa ua vunë veshin fjalëve të profetit dhe vazhduan ta ndiqnin Shpëtimtarin.

Lexo tek 3 Nefi 7:15–26, duke kërkuar atë që Nefi i mësoi popullit dhe mënyrën se si ajo ndikoi tek ata. Mund të jetë e dobishme ta shenjosh çdo herë që përmendet Shpëtimtari.

Nxënësit mund t’i shkruajnë përgjigjet për pyetjen vijuese në tabelë. Ndërsa i shkruajnë përgjigjet e tyre, ata mund të heqin një vijë në tabelë te rrjedhojat e krenarisë që mund të mposhten nga përgjigjet që ata renditin.

Nxënësit mund të gjejnë edhe fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor që ilustrojnë mënyra të tjera për ta mposhtur krenarinë.

  • Çfarë shembujsh gjete në këto vargje për mënyrën se si Shpëtimtari dhe ungjilli i Tij i ndihmoi disa njerëz ta mposhtnin krenarinë dhe paudhësinë?

Skenari vijues dhe pyetjet që vijojnë kanë për qëllim t’u japin nxënësve një mundësi për të dëftuar që ata dinë mënyra të ndryshme se si krenaria mund të ndikojë tek ata, por gjithashtu se si ndjekja e Jezu Krishtit mund t’i ndihmojë ata ta mposhtin krenarinë. Mund të zgjidhni ta përshtatni skenarin në mënyra që mund ta bëjnë më kuptimplotë për nxënësit.

Pamja
i ri që duket pa shprehi

Ky është Bledi. Ai nuk e di ende, por ai ka një problem me krenarinë.

  • Çfarë prove mund të presësh të shohësh në jetën e Bledit që ai ka një problem me krenarinë?

Nxënësve mund t’iu vijnë ndër mend gjëra që lidhen me vargjet tek 3 Nefi 6–7. Për shembull, ai i kategorizon njerëzit në grupe në mendjen e tij – në grupe të mira dhe të këqija. Ai gjithashtu bën disa gjëra që e di se janë të gabuara dhe i mban të fshehta. Ai reagon me acarim ndaj njerëzve që e inkurajojnë të ndryshojë. Ai i kritikon herë pas here prindërit dhe peshkopin e tij për gjërat që i kërkojnë të bëjnë.

Pasi e kuptoi problemin e tij dhe e dalloi se kaq shumë prej acarimeve më të mëdha në jetën e tij janë rezultat i krenarisë së vet, ai dëshiron përgjigje për mënyrën se si të shpëtojë nga krenaria.

  • Çfarë zgjidhjesh do t’i propozoje Bledit për ta ndihmuar që ta mposhtë krenarinë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i drejtohen dikujt që e njohin për t’i kërkuar sugjerime rreth mënyrës se si ta mposhtin krenarinë. Jepni dëshminë tuaj për fuqinë e Shpëtimtarit për të na ndihmuar ta mposhtim krenarinë dhe ligësinë.

Shtyp në Letër