“3 Nefi 1–7: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 1–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 1–7
Vështrim i Përgjithshëm
Besimtarët nefitë vëzhguan për shenjat që Samuel Lamaniti profetizoi se do të vinin (shihni te Helamani 14), por mosbesuesit kërcënuan se do t’i vrisnin po të mos shfaqeshin shenjat. Profeti Nefi iu përgjërua Perëndisë dhe atë natë profecia u përmbush. Më vonë, hajdutët e Gadiantonit u orvatën t’i shkatërronin nefitët. Sidoqoftë, nefitët “ishin gati t’i përballonin … në fuqinë e Zotit” (3 Nefi 4:10). Nefitët u rikthyen në shtëpitë e tyre dhe filluan ta rindërtonin jetën e tyre. Nëpërmjet krenarisë dhe përçarjes, Satani e udhëhoqi popullin që të rebelohej kundër Perëndisë. Pasojat ishin aq të rënda saqë qeveria ra dhe populli u nda në fise.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi atë që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
3 Nefi 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë siguri më të madhe që Zoti do t’i përmbushë të gjitha fjalët që thotë nëpërmjet profetëve të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të përgatiten të japin një shembull të mënyrës se si ose të arsyes pse pasja e besimit te Jezu Krishti mund ta forcojë dikë në kohë të pasigurta ose të trazuara.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni një listë situatash që mund t’i bëjnë njerëzit të ndiejnë pasiguri ose frikë. Kjo mund t’i ndihmojë njerëzit të reflektojnë për mënyrën se si mund të kenë besim te Jezu Krishti ndërsa reagojnë ndaj situatave të tilla.
3 Nefi 2–5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të marrin fuqinë e Zotit duke qenë të përgatitur shpirtërisht dhe materialisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i diskutojnë me pjesëtarët e familjes ose udhëheqësit e Kishës bekimet që vijnë nga të qenit të përgatitur materialisht ose shpirtërisht.
-
Materiale filmike: “Temporal Preparedness Resources” [“Burime mbi të Qenit të Përgatitur Materialisht”] (3:09)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur t’i ftoni nxënësit të renditin përgatitjet e nefitëve dhe më pas të renditin paralelizmat bashkëkohorë, merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për t’iu lejuar të japin përgjigjet e tyre.
3 Nefi 6–7
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë ndikimin e krenarisë dhe si ta mposhtin krenarinë duke ndjekur Shpëtimtarin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të luten dhe t’i kërkojnë Atit Qiellor t’i ndihmojë ata të dallojnë nxitjet shpirtërore ndërsa i studiojnë shkrimet e tyre të shenjta.
-
Mësim me sende: Misër për kokoshka, kokoshka të plasura dhe një tas me ujë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për skenarin rreth Bledit, nëse doni, mund t’i ndani nxënësit në dhoma virtuale me nga dy ose tre veta që të diskutojnë pyetjet. Siguroni që t’u jepni atyre udhëzime të qarta përpara, përfshirë se sa kohë do të kenë për diskutimin e tyre.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 7
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mbajnë mend dhe të vlerësojnë se si përvojat e tyre me kapitujt Alma 53–3 Nefi 7 i ka ndihmuar të rriten shpirtërisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin atë që kanë mësuar javët e fundit dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një mënyrë se si mund ta përfundojnë pohimin vijues: “Një mësim nga Alma 53–3 Nefi 7 që mendoj se është i rëndësishëm për ta mbajtur mend është … sepse …”
-
Figurat: Nefi duke u lutur mbi kullë; Samuel Lamaniti mbi mur
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një diagram i ciklit të krenarisë; vizatime të Lehontit mbi mal, një qytet i rrethuar me mure dhe një shtëpi mbi një themel
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i vini nxënësit në dhoma virtuale që të shpjegojnë rolin e profetëve. Nxënësit mund ta përdorin funksionin e bashkëbisedimit për të treguar atë që kanë bërë për ta ndërtuar themelin e tyre shpirtëror mbi Jezu Krishtin.
Përsëritja 19 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat në fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë të Librit të Mormonit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor dhe të punojnë për ta mësuar përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.
-
Fletushkat: “Marrja e Hovit Shpirtëror nëpërmjet Zotërimit Doktrinor”; “Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni”
-
Materiali filmik: Fuqia e Hovit Shpirtëror (17:17; shiko nga kodi kohor 5:11 deri në 5:55)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdornin funksionin e tabelës së bardhë për të vizatuar figurën nga fletushka “Marrja e Hovit Shpirtëror nëpërmjet Zotërimit Doktrinor”. Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment të zotërimit doktrinor që mbështet një nga tre aspektet e marrjes së hovit shpirtëror. Inkurajojini nxënësit të tregojnë se si ka ndikuar tek ata fragmenti që përzgjodhën.