Seminari
Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor: Kupto Doktrinën


“Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor: Kupto Doktrinën”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor

Kupto Doktrinën

Krishti duke u dhënë mësim nefitëve

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh më mirë mësimet e Shpëtimtarit. Ky mësim do të të japë mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për të vërtetat që jepen mësim në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit.

Ndihmesa ndaj nxënësve që të mësojnë t’i lidhin fragmentet e shkrimeve të shenjta. Bërja e referencave‑kryq ose lidhja e shkrimeve të shenjta mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë doktrinën dhe parimet e ungjillit dhe të shohin se si ato jepen mësim nëpër të gjithë librat e ndryshëm të shkrimeve të shenjta. Ndihmojini nxënësit të mësojnë t’i përdorin referencat‑kryq që jepen te poshtëshënimet dhe ndihmat e tjera për studimin. Nxitini ata të krijojnë lidhjet e tyre duke përdorur biseda të konferencave të përgjithshme, manualë dhe revista të Kishës dhe burime të tjera të besuara.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin me lutje një fragment të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit që mund ta bekojë jetën e tyre ndërsa e studiojnë atë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Kush je ti?

Përfytyro sikur dikush që sapo takove donte të dinte më shumë rreth teje. Nëse ai do t’i kërkonte secilit prej personave në vijim të shkruante me një fjali një përshkrim të një gjëje pozitive rreth teje, çfarë mendon se do të shkruante secili person?

Për t’i ndihmuar nxënësit të arrijnë ta njohin njëri-tjetrin më mirë dhe të rritet uniteti në klasë, ftojini ata t’i shkruajnë dhe dorëzojnë fjalitë që mendojnë se njerëzit në vijim do të përdornin për t’i përshkruar ata. Informojini se fletët e tyre mund të lexohen me zë të lartë. Lexojani klasës disa nga fletët, duke ndaluar pas secilës për të parë nëse nxënësit mund ta përcaktojnë se cili shok i klasës përshkruhet.

  1. Miku ose mikja jote më e mirë

  2. Prindi ose kujdestari yt

  3. Peshkopi ose presidenti yt i degës

  • Si mund ta ndihmojë dikë të folurit me njerëz të ndryshëm që të njohin, të të kuptojë ty më mirë?

Në mënyrë të ngjashme, studimi dhe krahasimi i të vërtetave që gjenden në shumë fragmente të zotërimit doktrinor mund të të ndihmojnë ta kuptosh më plotësisht Shpëtimtarin dhe doktrinën e Tij sesa të mbështetesh në një fragment të vetëm.

Kuptueshmëria për fragmentet e shkrimeve të shenjta

Nxënësit mund ta plotësojnë veprimtarinë vijuese në letër në grupe me nga tre veta ose në tabelë si klasë.

Vizatoni një trekëndësh të madh dhe emërtojini tre kulmet e tij me tre referencat vijuese të shkrimit të shenjtë. Ftojini nxënësit të shkruajnë në trekëndësh të vërtetat që secili fragment i shton kuptueshmërisë së tyre. Më pas diskutoni se si të tre fragmentet ndihmojnë të jepet mësim procesi i fitimit të një dëshmie.

Lexoje fragmentin vijues të zotërimit doktrinor te Moroni 10:4–5 dhe mbaje shënim atë që mëson prej tij.

Më pas studioje vargun te 2 Nefi 28:30 dhe Ethëri 12:6. Mbaje shënim atë që secili i shton kuptueshmërisë tënde për vargjet te Moroni 10:4–5. (Mund të marrësh parasysh të bësh referenca‑kryq ose t’i lidhësh këto fragmente me njëri-tjetrin.)

Kuptueshmëria për temat e ungjillit

Jezu Krishti nga materiale filmike nga Libri i Mormonit

Përdorimi i shumë fragmenteve të shkrimeve të shenjta mund të jetë i dobishëm kur dëshiron të mësosh më tepër rreth një teme të veçantë. Për shembull, mund të duash të mësosh më shumë rreth Jezu Krishtit. Nga tabela vijuese, zgjidh të paktën tre fragmente të zotërimit doktrinor që japin mësim rreth Jezu Krishtit. Krahasoje atë që mëson rreth Tij nga secili fragment.

Merrni parasysh të paraqitni tabelën vijuese.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

  • Si të ndihmon secili fragment që zgjodhe ta kuptosh më mirë Shpëtimtarin?

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të Jezu Krishtit në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të shkruajnë përreth figurës disa nga referencat që zgjodhën dhe të vërtetat që gjetën.

Zgjedhja jote

Ati Qiellor të do dhe e di se çfarë të duhet në jetën tënde tani dhe në të ardhmen. Merre parasysh t’i kërkosh Atij në lutje të të ndihmojë të zgjedhësh një fragment ose temë nga tabela më sipër për ta studiuar. Përdori aftësitë e lidhjes dhe studimit të temave që ushtrove sot për të mësuar më shumë rreth fragmentit ose temës që zgjodhe. Mund të përdorësh hapat vijues për të të udhërrëfyer:

Nëse zgjidhni ta plotësoni veprimtarinë vijuese si klasë, ftojeni klasën të zgjedhë së bashku se rreth cilit fragment ose temë të ungjillit dëshirojnë të mësojnë më shumë.

Pastaj ftojini nxënësit të punojnë në grupe të vogla për të gjetur sa më shumë fragmente të zotërimit doktrinor të lidhura me të që munden brenda një afati kohor të dhënë.

Në fund, ftojini nxënësit të shpjegojnë se si fragmentet shtesë që gjetën e rritin kuptueshmërinë e tyre për fragmentin ose temën e zgjedhur.

  1. Gjej listën e plotë të fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimeve të shenjta që gjendet në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

  2. Zgjidh dhe lexo të paktën dy fragmente të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit që lidhen me fragmentin ose temën që zgjodhe ta studiosh. Shkruaj se si secili fragment e rrit kuptueshmërinë tënde për fragmentin ose temën që përzgjodhe.

  3. Zgjidh dhe lexo të paktën dy fragmente shtesë të zotërimit doktrinor nga drejtime të tjera të shkrimit të shenjtë që e shtojnë kuptueshmërinë tënde për fragmentin nga Libri i Mormonit ose temën që përzgjodhe. Shkruaj se si secili fragment e rrit kuptueshmërinë tënde për fragmentin nga Libri i Mormonit ose temën që përzgjodhe.

Përsiat se si mund të të ndihmojë zbatimi i vazhdueshëm i asaj që ushtrove sot në studimin tënd të shkrimit të shenjtë në shtëpi.

Nëse nxënësit e përfunduan veprimtarinë e mëparshme individualisht, ftojini ata t’ua tregojnë nxënësve përreth tyre fragmentin nga Libri i Mormonit ose temën që zgjodhën dhe çfarë mësuan nga secili fragment që gjetën.

Nëse koha e lejon, merreni parasysh ta përsëritni këtë veprimtari duke filluar me një fragment ose temë të ndryshme.