Seminari
Helamani 13, Pjesa 1: Mëshira e Zotit


“Helamani 13, Pjesa 1: Mëshira e Zotit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Helamani 13, Pjesa 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Helamani 13, Pjesa 1

Mëshira e Zotit

Jezu Krishti duke përqafuar dikë

Si mendon se ndihet Perëndia rreth nesh kur kemi mëkatuar? Shumë nefitë u rebeluan kundër Perëndisë dhe urdhërimeve të Tij, ndaj Perëndia dërgoi Samuel lamanitin tek ata me një mesazh të qartë për t’u penduar që të mund të merrnin faljen. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë natyrën e mëshirshme dhe falëse të Zotit.

Përqendrohuni te natyra dhe karakteri i Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Jetë e përjetshme do të thotë të arrish ta njohësh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin (shihni te Gjoni 17:3). Ftojini nxënësit të përqendrohen tek ajo që na mësojnë shkrimet e shenjta rreth natyrës dhe karakterit të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Të kuptuarit më mirë të natyrës dhe karakterit të Tyre mund ta forcojë marrëdhënien e nxënësve me Ta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se si janë ndier pasi e përjetuan natyrën e mëshirshme dhe falëse të Zotit në jetën e tyre. Kujtojuni atyre të mos tregojnë ndonjë gjë që është tepër vetjake.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mjerim nga mëkati

Vini re që mësimi i ardhshëm do të përqendrohet te pendimi. Merreni parasysh këtë ndërsa përcaktoni se si ta jepni më mirë këtë mësim.

Paraqiteni ose lexojeni thënien vijuese. Përndryshe, ftojini nxënësit të krijojnë një situatë të përfytyruar por reale të një personi që mund të ndihet i mjerë ose i humbur për shkak të mëkatit dhe përdoreni atë në vend të historisë vijuese.

Presidenti Rasëll M. Nelson, tregoi historinë vijuese rreth një gruaje në rrethana të vështira. Mendo rreth asaj se çfarë do të doje që ajo të dinte rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Shikoje “Repentance and Conversion” [“Pendimi dhe Kthimi në Besim”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:00 deri në 0:50, ose lexoje thënien vijuese.

2:3

“Ndërsa Plaku Dejvid S. Bakster dhe unë po udhëtonim me makinë për në një konferencë kunji, u ndalëm në një restorant. Më vonë, kur po ktheheshim në makinën tonë, na u afrua një grua e cila po na thërriste. Ne u befasuam nga pamja e saj. Përkujdesja për paraqitjen e saj të jashtme (ose mungesa e saj) ishte ajo që mund ta quaja me mirësjellje “ekstreme”. Ajo na pyeti nëse ishim pleq në Kishë. I thamë se po. Pothuajse pa u rezervuar në fjalor, ajo na tregoi historinë e jetës së saj tragjike, përplot me mëkat. Tashmë, veçse 28‑vjeçare, ishte në gjendje të mjerë. Ndihej e pavlerë, pa pasur më asgjë për të cilën të jetonte. … Me lutje të përlotur, na pyeti nëse kishte për të ndonjë shpresë, ndonjë mënyrë për të dalë jashtë batakut të saj të pashpresë.” (Russell M. Nelson, “Repentance and Conversion”, Liahona, maj 2007, f. 102)

  • Nëse do t’i flisje kësaj gruaje, cilat të vërteta rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit do të doje që të dinte ajo?

  • Çfarë do të bëje që të përpiqesh për ta ndihmuar këtë grua?

  • Si mund të ndikojnë ndjenjat e saj aktuale në dëshirën e saj për t’u kthyer te Shpëtimtari?

Mbase ti ose dikush që ti njeh është ndier gjithashtu i pavlerë ose që nuk ka marrë faljen. Përsiate atë që beson me të vërtetë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe faljes.

Ndërsa e studion këtë mësim, kërko ide për natyrën e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe se si Ata ndihen ndaj nesh edhe kur mëkatojmë. Përsiat se si këto të vërteta mund të të ndihmojnë ty dhe ata që ti njeh.

Samuel Lamaniti

Ashtu si kjo grua, nefitët ishin të zhytur në mëkat. Nga dashuria e Tij, Zoti dërgoi profetin Samuel me një mesazh për ta.

Paraqitini referencat vijuese. Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe dhe ta ftoni një nxënës të lexojë vargjet në kapitullin 13 dhe tjetrin të lexojë vargjet në kapitujt 14 dhe 15. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia japin mësim njëri-tjetrit atë që zbuluan dhe përse është e rëndësishme për ta.

Lexo te Helamani 13:5–8, 11, 39; 14:11–13; 15:3 dhe kërko se çfarë mëson rreth Zotit, sidomos idetë që mund të na ndihmojnë kur kemi mëkatuar. (Mund të jetë e dobishme të dish se të ndëshkosh [shih te Helamani 15:3] do të thotë të qortosh ose disiplinosh. Shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ndëshkoj, Ndëshkues”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan. Shkruajeni në tabelë çfarëdo parimi të vërtetë që ata thonë. Nëse është e dobishme, merreni parasysh të bëni disa nga pyetjet vijuese.

  • Përse do të ishte një bekim të marrësh një paralajmërim rreth pasojave negative me të cilat do të përballemi nëse nuk pendohemi? Si e tregon qortimi i Zotit dashurinë e Tij?

  • Përse mesazhi i Jezu Krishtit që vjen në botë, së bashku me aftësinë tonë për t’u penduar, do të ishin “lajme të mira”? (Helamani 13:7.)

  • Cilat fraza e tregojnë gatishmërinë e Zotit për të falur nëse nefitët pendohen, edhe pse ata kishin kryer mëkate të rënda?

Ndërsa nxënësit i tregojnë frazat, sigurohuni që të jetë e qartë se në cilin varg janë, në mënyrë që edhe nxënësit e tjerë të mund t’i shenjojnë ato fraza.

Mëshira dhe falja e Zotit

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto fragmente është se Zoti e paralajmëron me mëshirë popullin për pasojat e mëkatit dhe i fal ata që pendohen.

Profeti Jozef Smith (1805–1844) dëshmoi se “të gjitha janë brenda sferës së veprimit të mëshirës falëse” (“Fjalim, 3 tetor 1841, të botuar në Times and Seasons”, f. 577, josephsmithpapers.org).

  • Si mund të ndikojë kuptueshmëria për natyrën e mëshirshme dhe falëse të Zotit në mënyrën si ndihemi për mëkatet tona dhe pendimin?

Është e rëndësishme të kuptohet se, ndonëse Zoti është i mëshirshëm, Ai është gjithashtu përsosurisht i drejtë. Ai nuk i shpërfill ose nuk i konsideron pasojat e mëkateve tona. Por për shkak se Shpëtimtari pagoi për mëkatet tona në Shlyerjen e Tij dhe “plotës[oi] kërkesat e drejtësisë” (Mosia 15:9), Ai na ofron falje kur pendohemi.

  • Si mund të ndikojë njohuria për drejtësinë dhe mëshirën e përsosur të Zotit në marrëdhënien tënde me Të?

Përfytyroje ndryshimin që një kuptueshmëri më e thellë për Zotin mund të sillte te gruaja për të cilën Presidenti Nelson foli në fillim të mësimit. Përgatite një shpjegim për të duke bërë sa vijon:

Kujtojuani nxënësve ta përdorin përgatitjen e tyre për orën mësimore në veprimtarinë vijuese. Ata mund ta plotësojnë veprimtarinë në dyshe. Një nxënës mund të plotësojë veprimtarinë A dhe tjetri veprimtarinë B. Ata mund t’i tregojnë njëri-tjetrit atë që bënë dhe më pas ta plotësojnë veprimtarinë C së bashku.

Për veprimtarinë C, nxënësit mund të interpretojnë me role sikur të ishin duke i dhënë mësim gruas. Ecni nëpër dhomë dhe dëgjojini ndërsa japin mësim. Përcaktoni nëse u duhet më shumë ndihmë për ta kuptuar mesazhin e Samuelit. Nëse po, merreni parasysh të vini në dukje fjalë ose fraza të caktuara nga fragmentet për t’i ndihmuar me veprimtarinë A.

Mund të doni t’i paraqitni udhëzimet për secilën prej veprimtarive.

  1. Përzgjidh të paktën dy fraza nga vargjet që lexon te Helamani, ose përcakto fragmente të tjera që e ilustrojnë natyrën falëse të Zotit ndërsa pendohemi, si Mosia 26:30 ose Moroni 6:8. Si mund ta ndihmojnë këtë grua këto fraza?

  2. Pa treguar hollësi lidhur me mëkatet e shkuara, jep një shembull nga jeta jote, jeta e të tjerëve ose shkrimet e shenjta në të cilat duket qartë natyra e mëshirshme dhe falëse e Zotit. Për të parë disa shembuj, mund të shqyrtosh vargjet te Lluka 7:36–50 ose Enosi 1:1–8 apo të shohësh materialin filmik “Painted into a Corner” (3:41). Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

    3:41
  3. Duke përdorur fragmentet ose shembullin që përcaktove, ndihmoje gruan të kuptojë se Zoti na jep mëshirën dhe faljen e Tij ndërsa pendohemi.

Merreni parasysh të tregoni edhe fraza ose përvoja.

Presidenti Nelson tregoi se çfarë ndodhi me këtë grua. Shikoje “Repentance and Conversion” [“Pendimi dhe Kthimi në Besim”] nga kodi kohor 0:50 deri në 1:27, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org ose lexoje thënien vijuese.

2:3

“Ndërsa fliste, filloi të dukej ëmbëlsia e shpirtit të saj. Me lutje të përlotur, na pyeti nëse kishte për të ndonjë shpresë, ndonjë mënyrë për të dalë jashtë batakut të saj të pashpresë.

‘Po’, iu përgjigjëm, ‘ka shpresë. Shpresa lidhet me pendimin. Ju mund të ndryshoni. Ju mund “[të vini] te Krishti dhe [të] përsos[eni] në të”’ [Moroni 10:32].’ E nxitëm të mos e shtynte për më vonë [shih tek Alma 13:27, 34:33]. Ajo qau me përulje dhe na falënderoi sinqerisht.” (Russell M. Nelson, “Repentance and Conversion”, Liahona, maj 2007, f. 102)

Dëshmoni për mëshirën dhe faljen e Zotit. Nxitini nxënësit ta përsiatin me sinqeritet sa vijon.

Mësimi i radhës do të përqendrohet te pendimi dhe se si mund ta kapërcejmë çdo pengesë me të cilën përballemi për pendimin tonë.

Shpenzo kohë për të përsiatur me sinqeritet se si të kuptuarit më mirë të Zotit mund të të ndihmojë kur ke mëkatuar. Shkruaje atë që mësove dhe ndjeve se ishte më kuptimplotë për ty dhe përse. Mendo se si të kuptuarit më mirë të natyrës së mëshirshme dhe falëse të Zotit dhe pendimi i shpeshtë mund të sjellin më tepër paqe në jetën tënde.

Merre parasysh t’ia tregosh atë që mësove dhe ndjeve sot dikujt që ti e do.