“Helamani 14: Shenjat e Shpëtimtarit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Helamani 14”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Helamani 14
Shenjat e Shpëtimtarit
Ati Qiellor dërgon profetë për t’i ndihmuar fëmijët e Tij të besojnë te Biri i Tij i Dashur, si atëherë kur e udhëzoi Samuel lamanitin t’u profetizonte nefitëve. Si pjesë e profecive të tij, Samueli foli për shenjat që do të lajmëronin lindjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd te Jezu Krishti ndërsa i kupton shenjat që na ka dhënë Perëndia.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Lajmërimet
Mendo për ngjarje në jetën tënde që janë aq të rëndësishme saqë ti do t’ua lajmërosh ato shokëve dhe familjes përpara kohe. Në shumë kultura, lajmërimet zyrtare të diplomimit, martesës, ditëlindjeve për raste të shënuara dhe ngjarjeve të tjera krijohen dhe dërgohen javë ose muaj më përpara.
-
Cilat janë disa arsye përse njerëzit do t’i dërgonin këto lajmërime përpara datës së ngjarjes?
-
Cilat janë disa ngjarje që Ati Qiellor ka zgjedhur për t’i lajmëruar që më përpara nëpërmjet profetëve të Tij? Si mendon, përse ato ngjarje janë kaq të rëndësishme për t’u bërë të ditura?
Nëpërmjet profecive të Samuel lamanitit, Perëndia u lajmëroi nefitëve ngjarje të ardhshme të rëndësishme dhe shenjat që do t’i shoqëronin ato.
Lexo te Helamani 14:12, duke kërkuar arsyet përse Perëndia e urdhëroi Samuelin të profetizonte për këto shenja.
Një e vërtetë që mund të mësojmë është se njohja e shenjave që Perëndia ka dhënë, mund ta vërtetojë besimin tonë te Jezu Krishti.
Si mendon se do të kishte ndikuar tek ti dëshmimi i shenjave që u dhanë nga Samueli për të lajmëruar lindjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit? Përsiat se çfarë shenjash ose përvojash të ka dhënë Perëndia për ta pohuar besimin tënd te Shpëtimtari. Këto mund të përfshijnë shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit.
Shenjat e lindjes dhe vdekjes së Shpëtimtarit
Duke përdorur profecitë vijuese, krijo lajmërime për nefitët në kohën e Samuelit për lindjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit. Përpiqu ta përcjellësh emocionin e lindjes së Shpëtimtarit dhe peshën e vdekjes së Tij. Gjithashtu, përfshi se përse njerëzit duhet të përgatiten për këto ngjarje të ardhshme.
-
Shenjat e lindjes së Tij: Helamani 14:2–8
-
Shenjat e vdekjes së Tij: Helamani 14:14–15, 20–27
-
Si mendon, përse shenjat që kanë të bëjnë me dritën dhe errësirën e lajmëruan lindjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit?
-
Si mund ta ketë vërtetuar të parit e këtyre shenjave besimin e nefitëve te Shpëtimtari?
Shenjat e Ardhjes së Dytë
Ashtu si Ati Qiellor përdori shenja për t’i përgatitur nefitët e lashtë për ardhjen e Birit të Tij, Ai përdor shenja në kohën tonë për të na ndihmuar të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Birit të Tij.
Për të të ndihmuar të familjarizohesh ose kujtosh disa nga shenjat që i paraprijnë Ardhjes së Dytë, lexoji fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe përputhi me përshkrimin e shenjës. Nëse dëshiron të studiosh më shumë shenja, shih “Shenj(a) të Kohërave” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).
| |
| |
| |
| |
|
-
Si i ke parë të përmbushen disa nga shenjat e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit?
-
Si e ka vërtetuar përmbushja e këtyre shenjave besimin tënd te Shpëtimtari?
-
Sipas vargjeve te Helamani 14:13, 28–29, përse është kaq e rëndësishme që ne të besojmë te Krishti?
-
Në ç’mënyra besimi yt te Jezu Krishti ka qenë një bekim për ty?
Ndërsa do të studiosh kapitujt te 3 Nefi 1–10 në mësimet e ardhshme, do të lexosh rreth përmbushjes së shenjave që dha Samueli për lindjen dhe vdekjen e Shpëtimtarit. Njerëzit në kohën e Samuelit që i besuan profecitë dhe u përgatitën për ardhjen e Krishtit, patën përvoja shumë të ndryshme nga ata që nuk i bënë ato gjëra.