“Helamani 13–16: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Helamani 13–16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Helamani 13–16
Vështrim i Përgjithshëm
Shumë nefitë u rebeluan kundër Perëndisë dhe urdhërimeve të Tij, ndaj Perëndia u dërgoi Samuel lamanitin me një mesazh për t’u penduar. Samueli rrezikoi jetën e tij për t’u mësuar atyre se pendimi është një dhuratë nga Jezu Krishti që çon në lumturi dhe shpëtim. Si pjesë e profecive të tij, ai foli për shenja që do të lajmëronin lindjen dhe vdekjen e Jezu Krishtit.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi atë që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Helamani 13–16
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rolin e profetëve dhe se si ata na ndihmojnë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se si e dinë se Zoti ishte me profetët e Tij të lashtë dhe është tani me profetët e Tij bashkëkohorë.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela në fillim të mësimit; figura të Samuel lamanitit, Noeut, Moisiut, Pjetrit dhe Jozef Smithit
-
Materiale për nxënësit: Disa kopje të botimeve të fundit të revistës Liahona për konferencën e përgjithshme
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndërsa nxënësit i shqyrtojnë shembujt se si Perëndia ishte me Noeun, Moisiun, Pjetrin dhe Jozef Smithin, merreni parasysh ta ndani klasën në katër dhoma virtuale të veçanta. Secilës dhomë mund t’i caktohet të studiojë dhe përgatitet për të treguar rreth njërit prej këtyre profetëve kur grupet të bashkohen sërish.
Helamani 13, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë natyrën e mëshirshme dhe falëse të Zotit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se si u ndien pasi e përjetuan natyrën e mëshirshme dhe falëse të Zotit në jetën e tyre. Kujtojuni atyre të mos tregojnë ndonjë gjë që është tepër vetjake.
-
Materiale filmike: “Repentance and Conversion” [“Pendimi dhe Kthimi në Besim”] (14:35; shikoje nga kodi kohor 0:00 deri në 0:50 dhe nga 0:50 deri në 1:27); “Painted into a Corner” (3:41)
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtaritë A, B dhe C
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni misionarë kohëplotë që shërbejnë në zonën tuaj që të vijnë në klasë dhe të tregojnë një histori rreth dikujt që i kanë dhënë mësim në misionin e tyre, që e përjetoi mëshirën dhe dashurinë e Jezu Krishtit nëpërmjet pendimit. Sigurohuni të merrni leje nga bashkërenduesi ose administratori juaj i programit dhe udhëheqësit vendorë të priftërisë përpara se t’ua bëni ftesën.
Helamani 13, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kapërcejnë çdo pengesë ndaj pendimit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se sa nga fjalët vijuese do të përdornin për të përshkruar pendimin dhe përse: ndëshkim, shpresë, bekim, ndryshim, përparim, mjerim.
-
Figurë për t’u paraqitur: Një liqen në mal
-
Materiale për nxënësit: Një kopje e thënies me tre paragrafë të Presidentit Rasëll M. Nelson për secilin nxënës
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Paraqitini thëniet e Presidentit Nelson nga mësimi në ekran. Lejojini nxënësit ta përdorin funksionin e vizatimit për t’i shenjuar frazat që mendojnë se mund të na ndihmojnë t’i kapërcejmë pengesat ndaj pendimit. Ftojini nxënësit të tregojnë përse i shenjuan pikërisht ato.
Helamani 14
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti ndërsa i kuptojnë shenjat që na ka dhënë Perëndia.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar se si drita mund të krahasohet me Jezu Krishtin. Ata mund të mendojnë për elektrikë dore, llamba ose drita natyrale si dielli dhe yjet.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një lajmërim për një ngjarje në jetën tënde që ua dërgove njerëzve të tu të dashur paraprakisht; një detyrë kontrolli me përputhje
-
Materiale për nxënësit: Letër, bojëra dhjami, bojëra uji dhe materiale të tjera për krijimin e një lajmërimi
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të krijojnë lajmërime digjitale për lindjen ose vdekjen e Shpëtimtarit. Më pas lejojini nxënësit t’i tregojnë ekranet e tyre ndërsa i shpjegojnë lajmërimet që krijuan. Ose nxënësit mund të krijojnë lajmërime duke përdorur letër, bojëra uji ose bojëra dhjami dhe thjesht t’i tregojnë ato në kamera.
Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat që jepen mësim në fragmente të ndryshme të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin me lutje një fragment të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit që mund ta bekojë jetën e tyre ndërsa e studiojnë atë.
-
Materiale për nxënësit: Letër për individët dhe grupet
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: “Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni”; një figurë e Jezu Krishtit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të mësimit, nxënësit do të ftohen të shkruajnë disa fjali rreth vetes së tyre. Nëse është e mundur, ftojini nxënësit t’jua dërgojnë përgjigjet e tyre drejtpërdrejt duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit privat. Kjo do t’i lejojë nxënësit ta gjejnë se kush i shkroi përgjigjet kur t’ia lexoni ato klasës.