Seminari
Përsëritja 16 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor


“Përsëritja 16 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 16 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 16 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

Pamja
grup të rinjsh të lumtur

Të mësosh t’i zbatosh fjalët e Zotit në shkrimet e shenjta mund të të bekojë në shumë mënyra. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i zbatosh në jetën tënde të vërtetat e fragmenteve të zotërimit doktrinor në gjysmën e dytë të Librit të Mormonit.

Zbatimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor. Siguroni mundësi që nxënësit ta zbatojnë, në situata nga jeta reale, doktrinën që mësojnë nga fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky ushtrim mund të përforcojë faktin se sa të rëndësishme janë këto fragmente në jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar çdo bekim ose përfitim që kanë vënë re nga përpjekja për t’i zbatuar shkrimet e shenjta në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Bekimet e zbatimit të shkrimeve të shenjta

Merreni parasysh t’i paraqitni udhëzimet dhe thënien vijuese. Ftojini studentët të tregojnë atë që gjejnë.

Në thënien vijuese, Presidentja Boni H. Kordën, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, tregoi bekimet që mund të vijnë nga studimi i shkrimeve të shenjta. Ndërsa i lexon fjalët e saj, përsiat se çfarë të bën përshtypje.

“Shkrime[t e] shenjta e ndriçojnë mendjen tonë, e ushqejnë shpirtin tonë, u japin përgjigje pyetjeve tona, e rritin besimin tonë te Zoti dhe na ndihmojnë ta përqendrojmë jetën tonë tek Ai.” (Boni H. Kordën, “Kini Besim te Zoti dhe Mos u Anoni”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 7)

  • Çfarë bekimesh të tjera mund të marrim nga studimi i shkrimeve të shenjta?

Ne mund të fillojmë t’i përjetojmë disa nga këto bekime ndërsa i studiojmë shkrimet e shenjta, por ato mund të vazhdojnë dhe të rriten ndërsa i zbatojmë shkrimet e shenjta në jetën tonë.

  • Çfarë do të thotë t’i zbatojmë shkrimet e shenjta në jetën tonë?

Nëse do të doje të dëgjoje dëshminë e një njeriu për rëndësinë e përsiatjes dhe përpjekjes për t’i zbatuar shkrimet e shenjta, shikoje materialin filmik “Zgjidhja e problemeve të jetës nëpërmjet Librit të Mormonit” (1:00), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Zbatimi i shkrimeve të shenjta

Për të ushtruar zbatimin e shkrimeve të shenjta, lexoji skenarët vijues dhe përzgjidhe njërin.

Mund t’i përshtatni ose ndryshoni lirisht skenarët vijues për t’i bërë ata më të përshtatshëm për nxënësit tuaj.

  1. Një i ri do të donte të fitonte një dëshmi të fortë dhe të afrohej më pranë Zotit.

  2. Një e re ka vështirësi për shkak se ka zakone të këqija që nuk ka qenë në gjendje t’i kapërcejë.

  3. Një i ri përjeton ndjenja vetëvlerësimi të ulët dhe e ka të vështirë ta ndiejë dashurinë e Perëndisë për të.

Nëse do të të parapëlqente, mund të krijosh gjithashtu një skenar të ri që lidhet me afër me jetën tënde ose jetën e atyre që ti i njeh.

Paraqiteni ose përndryshe jepuani nxënësve udhëzimet dhe tabelën vijuese.

Lexoji frazat kyç të shkrimit të shenjtë më poshtë dhe gjej të paktën njërën që ti e ndien se mund ta ndihmojë personin në situatën që përzgjodhe. Lexoje të gjithë fragmentin dhe bëj sa vijon:

  1. Përcakto një të vërtetë që jep mësim fragmentin që mund të ndihmojë.

  2. Përcakto një mënyrë se si personi në skenar mund ta zbatojë shkrimin e shenjtë në jetën e tij ose të saj.

  3. Shpjegoji bekimet që ai ose ajo mund të përjetojë duke e zbatuar shkrimin e shenjtë në atë mënyrë.

(Nëse do të doje, ti mund ta përsëritësh këtë ushtrim me një tjetër fragment të zotërimit doktrinor që mund të ndihmojë me skenarin që zgjodhe.)

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i përgatitur përgjigjet e tyre, ftojini ata t’i tregojnë ato përgjigje në dyshe ose në grupe të vogla përpara se t’i vini disa t’ia tregojnë klasës. Më pas merreni parasysh t’i paraqitni udhëzimet vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta zbatojnë një shkrim të shenjtë në jetën e tyre.

Shqyrtoji vargjet e zotërimit doktrinor dhe përzgjidh njërin që ti e ndien se do të ishte një bekim për ty për ta zbatuar në jetën tënde. Vizato një figurë të thjeshtë ose shkruaj se si do ta zbatoje atë shkrim të shenjtë. Mund të përfshish gjithashtu një ose më shumë bekime që mund të vijnë si rrjedhojë e tij.

Zotohu ta ndjekësh deri në fund zbatimin që të erdhi në mend.

Kur nxënësit të mbarojnë, merreni parasysh t’i ftoni ata t’ia tregojnë ilustrimet ose shpjegimet e tyre klasës dhe pjesëtarëve të familjes në shtëpi, apo shokëve të ngushtë.

Shtyp në Letër