Seminari
Helamani 7–12: Vështrim i Përgjithshëm


“Helamani 7–12: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Helamani 7–12”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Helamani 7–12

Vështrim i Përgjithshëm

Profeti Nefi, që ishte i biri i Helamanit, jetoi në një kohë ligësie të madhe. Kur u pyet nga nefitët e ligj rreth arsyes përse kishte folur aq ashpër për ta, ai dëshmoi me guxim për Shpëtimtarin. Ai e paralajmëroi popullin e tij se do të shkatërrohej nëse nuk pendohej. Pas profecive të tij rreth vrasjes së kryegjykatësit, ai mendoi për gjithçka që Zoti i kishte treguar. Ndërsa e bëri atë, ai pati një përvojë mahnitëse në të cilën Zoti e bekoi për besnikërinë e tij. Ai i kërkoi Zotit të dërgonte një zi buke mes nefitëve që ata të pendoheshin. Si rrjedhojë, shumë nga nefitët e përulën veten dhe njerëzit u bekuan sërish me shi. Pavarësisht kësaj mrekullie, me kalimin e kohës shumica e njerëzve u larguan sërish nga Zoti dhe vazhduan në ligësinë e tyre.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi atë që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Helamani 7–10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë rolin kritik që luajnë profetët në planin e Atit Qiellor.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të diskutojnë me një mik ose pjesëtar të familjes se si kanë ndikuar profetët e gjallë në jetën e tyre.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Që t’i përgatitni nxënësit për t’i studiuar dhe zbuluar të vërtetat rreth profetit të Zotit, merreni parasysh të përdorni funksionin e tabelës së bardhë për të shkruar titullin Të vërtetat rreth profetëve të Zotit. Ftojini nxënësit t’i renditin të vërtetat nën këtë titull gjatë gjithë mësimit.

Helamani 8

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se profetët japin dëshmi për Jezu Krishtin dhe mund t’i ndihmojë ata ta ndiejnë të vërtetën e dëshmive të profetëve.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kërkojnë një ose më shumë shembuj të profetëve dhe apostujve që dëshmojnë për Jezu Krishtin në një konferencë të përgjithshme të kohëve të fundit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Lista e profetëve dhe shkrimeve të shenjta për mundësinë A

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për nxënësit që përzgjedhin mundësinë A, paraqitni listën e profetëve dhe referencave të shkrimit të shenjtë nga mësimi.

Helamani 10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë të vërtetat nga përvoja e Nefit që mund të ftojnë drejtimin dhe fuqinë e Zotit në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Helamani 10 dhe të kërkojnë atë që mund të mësojnë nga shembulli i Nefit që mund ta bekojë jetën e tyre.

  • Fletushka: “Përsiatja dhe Zbulesa Vetjake”, “Përpjekja për të Bërë Vullnetin e Zotit Pa u Lodhur” dhe “Fuqia Vulosëse

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për veprimtaritë në grup, mund t’i vendosni nxënësit në dhoma virtuale të veçanta në grupe me nga tre veta. Mund të futeni më pas në çdo dhomë virtuale të veçantë për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme ose thjesht për t’i vëzhguar veprimtaritë e nxënësve.

Helamani 11–12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të rritur përulësinë ndaj Perëndisë.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura me numra; diagrami i ciklit të krenarisë

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni diagramin e ciklit të krenarisë në fillim të mësimit, në mënyrë që nxënësit të mund ta kopjojnë në ditarin e tyre të studimit për të plotësuar veprimtarinë e studimit. Përndryshe, nëse dëshironi mund t’u jepni nxënësve një bashkëlidhje të figurës që të mund ta hapin në kompjuterin e tyre dhe mundësisht ta shtypin në letër për ta përdorur gjatë orës mësimore.

Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh shumë referenca të shkrimit të shenjtë dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e fundit të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth gjërave në jetën e tyre që i kanë mësuar përmendsh. Si patën ata mundësi t’i mësonin përmendsh këto gjëra dhe si i ka ndihmuar kjo?

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: “Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni”

  • Materiale për nxënësit: Letër, lapsa dhe gërshërë për të krijuar karta të mësimit përmendsh

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në fillim të mësimit, merreni parasysh t’i lejoni nxënësit t’i tregojnë përgjigjet e tyre nga veprimtaria e përgatitjes së nxënësve.