“Helamani 10: Zoti e Bekon Nefin”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Helamani 10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Helamani 10
Zoti e Bekon Nefin
Pas profecive të tij lidhur me vrasjen e kryegjykatësit, Nefi mendoi për gjithçka që Zoti i kishte treguar, por u shkurajua gjithashtu për shkak të ligësisë së popullit. Ndërsa u kthye në shtëpi, ai pati një përvojë mbresëlënëse në të cilën Zoti e bekoi për besnikërinë e tij në bërjen e vullnetit të Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i kuptosh të vërtetat nga përvoja e Nefit që mund ta ftojnë drejtimin dhe fuqinë e Zotit në jetën tënde.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Të bërit i kualifikuar
-
A të kujtohet një rast kur mësove diçka nga shembulli i dikujt tjetër? Cila ishte ajo?
-
Përse të mësuarit nëpërmjet shembullit mund të jetë veçanërisht i efektshëm?
Sot do të kesh mundësi të mësosh të vërteta nga shembulli i profetit Nefi. Mund të të kujtohet se Nefin e kishin akuzuar në mënyrë të rreme se ishte i përfshirë në vrasjen e kryegjykatësit nefit (shih te Helamani 9:16–20). Nëpërmjet frymëzimit, Nefi e përcaktoi vrasësin dhe e liruan (shih te Helamani 9:20–38). Ndërsa u kthye në shtëpi, Nefi pati një përvojë domethënëse me Zotin që është shënuar te Helamani 10. Tri veprimtaritë vijuese do të ndihmojnë për ta udhërrëfyer studimin tënd të kapitullit.
Veprimtaria e 3‑të e Studimit: Fuqia Vulosëse
Përfytyro sikur Zoti të jep fuqinë për të bërë çfarëdo gjëje që i kërkove Atij. Profetit Nefi, Perëndia i tha se do t’i jepte gjithçka që Nefi dëshironte për shkak se ai “nuk do të kërko[nte] atë që është në kundërshtim me vullnetin [e Perëndisë]” (Helamani 10:5).
Lexo te Helamani 10:7, duke kërkuar njërën nga gjërat që Zoti i dha Nefit fuqinë për ta bërë.
Fuqia që përshkruhet te vargu 7 quhet fuqia vulosëse. Nga ky varg, mësojmë se fuqia vulosëse lidh dhe zgjidh në tokë dhe në qiell. Mund të jetë e dobishme të dish se të lidhësh do të thotë të bashkosh dhe të zgjidhësh do të thotë të shkëputësh ose prishësh.
Merreni parasysh t’i shkruani vargjet që renditen në paragrafin vijues në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë ato si referenca‑kryq pranë vargut te Helamani 10:7 në shkrimet e tyre të shenjta.
Fuqia vulosëse që përmendet në vargun 7 është e njëjta fuqi vulosëse që mbahej nga Elia (shih te 1 Mbretërve 17:1), Pjetri dhe apostujt (shih te Mateu 16:15–19; 18:18) dhe Jozef Smithi (shih te Doktrina e Besëlidhje 132:46). Çelësat e po kësaj fuqie mbahen sot nga Presidenti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe ata të cilëve ai mund t’ua delegojë. Me këtë fuqi, familjet mund të vulosen së bashku përgjithmonë nëpërmjet ordinancave të tempullit.
-
Si mendon, përse Ati Qiellor dëshiron që ne të bëjmë besëlidhje që zbatohen në këtë jetë dhe tjetrën?
-
Në ç’mënyra je bekuar nga njohuria se familjet mund të vulosen përjetësisht?
-
Si ndikon njohuria se familjet mund të bashkohen përjetësisht në të menduarit apo zgjedhjet e tua tani?
Pasi nxënësit t’i kenë plotësuar veprimtaritë e të mësuarit, merreni parasysh të ftoni nxënës të shumtë të tregojnë diçka që e ndien se ishte veçanërisht e rëndësishme ose kuptimplotë nga studimet e tyre. Nëse koha e lejon, mund të jetë gjithashtu e dobishme të lexoni te Helamani 10:11–19 për të parë atë që bëri Nefi pas kësaj përvoje të shenjtë me Zotin.
Dëshmoni për të vërtetat që u studiuan sot dhe nxitini nxënësit të veprojnë sipas çdo mbrese shpirtërore që patën.