Seminari
3 Nefi 15–16: “Një Vathë dhe Një Bari”


“3 Nefi 15–16: ‘Një Vathë dhe Një Bari’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 15–16”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 15–16

“Një Vathë dhe Një Bari”

Krishti duke mbajtur në krahë një qengj me dhembshuri

Teksa Jezu Krishti u dha mësim njerëzve në tokën e Begatisë, Ai e dëftoi dashurinë e Tij për çdo individ. Secili u ftua të vinte dhe ta përjetonte vetë dashurinë e Tij (shih tek 3 Nefi 11). Ai më pas i ndihmoi ata ta kuptonin se Ai ndien të njëjtën dashuri për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Ai dëshiron që çdo person kudo të numërohet mes deleve të Tij. Ky mësim ka si synim të të ndihmojë ta ndiesh dëshirën e Shpëtimtarit për t’i mbledhur ata dhe gjithkënd tek Ai.

Nxitja e një mjedisi me pranim dhe respekt. Përpiquni të mësoni rreth prejardhjes dhe rrethanave të çdo nxënësi. Mund t’i ndihmoni nxënësit të ndiejnë një ndjesi përkatësie duke i ftuar të tregojnë pikëpamjet e tyre të pashoqe dhe duke u bërë të ditur se kontributet e tyre vlerësohen.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si do t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje: “Çfarë prove keni parë që Shpëtimtari do që ta mbledhë gjithkënd tek Vetja?”

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Emrat dhe titujt e Krishtit

Merreni parasysh të vendosni një figurë të Jezu Krishtit në mes të tabelës. Ftojini nxënësit të punojnë në grupe të vogla për të parë se sa emra dhe tituj të ndryshëm për Të mund të kujtojnë ose t’i gjejnë për dy ose tri minuta. Pastaj, ftojeni çdo grup të përzgjedhë njërin nga emrat ose titujt e Tij që do të donin t’ia tregonin klasës. Në vijim janë disa shembuj nga Libri i Mormonit.

Shënim: Nëse nxënësit do të kishin dobi nga një përfshirje më aktive, shihni kreun “Fillim alternativ i mësimit” në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

  • Cili është një nga emrat ose titujt e tu të parapëlqyer për Të? Çfarë të mëson ai për Të?

Delet e Shpëtimtarit

Tek 3 Nefi 15–16, Jezusi vazhdoi t’u jepte mësim njerëzve pranë tempullit në tokën e Begatisë. Pasi shpjegoi se ligji i Moisiut ishte përmbushur në Të, Ai tregoi një titull për Veten që mund të na ndihmojë ta kuptojmë marrëdhënien tonë me Të.

Lexo tek 3 Nefi 15:17 dhe merr parasysh ta shenjosh titullin që dha Jezusi për Veten.

Merreni parasysh ta zëvendësoni figurën e Jezu Krishtit në tabelë me një figurë të Tijën si bari, si ajo në fillim të këtij mësimi. Ftojini nxënësit të përsiatin në heshtje rolin e Tij si Bariu ynë duke përdorur nxitje të tilla si ato në paragrafin vijues.

Ne shpesh na krahasojnë me delet të cilat herë pas here enden larg nga Jezusi dhe humbasin e shpërndahen. Përsiat për një çast a ka qenë ajo analogji e saktë ndonjëherë në jetën tënde. A ka pasur raste kur je endur larg nga Bariu yt, Jezu Krishti, ose a ke njerëz të dashur që janë endur larg?

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit e ndjenjave të Jezusit kundrejt deleve të Tij të shpërndara te shpresa e dikujt për t’u rikthyer tek Ai?

“Dele të tjera”

Merreni parasysh ta paraqitni figurën vijuese për t’i ndihmuar nxënësit të përfytyrojnë një “vathë”.

dele në një vathë delesh

Barinjtë në kohën e Shpëtimtarit shpesh krijonin “vathë” të mbyllura si ajo në këtë figurë, për t’i mbajtur delet e tyre të mbrojtura nga grabitqarët dhe rreziqe të tjera. Kisha e Shpëtimtarit është shembulli i një vathe ku Ai na mbron nga rreziqet në botë.

Merreni parasysh të paraqitni dy referencat vijuese të shkrimeve të shenjta dhe pyetjet që e pasojnë secilën prej tyre. Mund t’i ndani nxënësit në dyshe bashkëpunimi për t’i lexuar fragmentet dhe për të diskutuar pyetjet që lidhen me to.

Gjoni 10:14–16 (Jezusi duke u folur “dele[ve]” të Tij në Izraelin e lashtë)

  • Çfarë mendon se do të thotë që Jezusi i njihte delet e Tij dhe që ato e njohin Atë?

3 Nefi 15:13–17, 21 (Jezusi duke u folur “dele[ve]” të Tij në kontinentin e lashtë amerikan)

Pasi nxënësit të kenë diskutuar pyetjen e mëparshme, mund t’i ndani në dyshe bashkëpunimi për të interpretuar me role. Ata mund të imagjinojnë sikur po i japin një Libër të Mormonit një shoku ose shoqeje të një besimi tjetër që ka gatishmërinë ta pranojnë atë nëse ata mund të tregojnë se njerëzit e Librit të Mormonit përmenden në Bibël. Nxënësit mund të përdorin vargjet Gjoni 10:16 dhe 3 Nefi 15:21 për të shpjeguar se Jezusi iu referua njerëzve të Librit të Mormonit ndërsa u dha mësim dishepujve të Tij në Jerusalem. Dëgjojini shpjegimet e nxënësve dhe ndihmojini ata sipas nevojës.

Më pas paraqiteni referencën dhe pyetjen vijuese që partnerët t’i diskutojnë.

3 Nefi 16:1–3 (Këto “dele” përfshijnë “fise[t e] humbura të Izraelit” [3 Nefi 17:4].)

  • Çfarë të mëson urdhërimi i Atit Qiellor në këto vargje rreth Tij?

Bariu i Mirë

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këta kapituj është se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë ta mbledhin gjithkënd në vathën e Shpëtimtarit.

  • Prej cilit rrezik bashkëkohor na mbron Jezusi në vathën e Tij?

Mund t’i shkruani në tabelë disa nga rreziqet që përmendin nxënësit.

Lexo tek 1 Nefi 22:25, 28 dhe 3 Nefi 16:11–13, duke kërkuar përshkrime të punës së Bariut tonë për mbledhjen në kohën tonë.

  • Cilat fjalë dhe fraza e përshkruajnë se kë dëshiron të mbledhë Bariu ynë? Çfarë kërkohet nga ne për ta pranuar ftesën e Tij të dashur?

Mbledhja e vathës së Shpëtimtarit

Teksa e studion këtë pjesë, mund të mbash në mendje një shok ose shoqe që nuk po i gëzon aktualisht bekimet e plota që Shpëtimtari ua ofron atyre që janë në vathën e Tij (në Kishë). Ata mund të jenë endur larg nga Kisha e Tij ose mund të mos jenë pagëzuar ende.

Lexoji fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe thënien nga Plaku Dejll G. Renlund, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ose mund të shikosh materialin filmik “Bariu Ynë i Mirë”, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 3:13 deri në 4:44. Kërko gjërat që do të doje që shoku ose shoqja jote të dinte rreth Bariut tonë.

15:21

“Si Bariu i Mirë, Jezu Krishti e sheh sëmundjen në delet e Tij si një gjendje që ka nevojë për trajtim, përkujdesje e dhembshuri. Ky bari, Bariu ynë i Mirë, gjen gëzim duke i parë delet e Tij të sëmura të përparojnë drejt shërimit. …

Shërbesa në vdekshmëri e Shpëtimtarit në të vërtetë karakterizohet nga dashuria, dhembshuria dhe mirëdashja. Ai nuk eci plot përçmim nëpër rrugët me pluhur të Galilesë e Judesë, duke u zmbrapsur nga pamja e mëkatarëve. Ai nuk iu shmang atyre me tmerr të plotë. Jo, Ai hëngri me ta. Ai i ndihmoi dhe i bekoi, i lartësoi dhe i ngriti shpirtërisht dhe e zëvendësoi frikën e dëshpërimin me shpresë e gëzim. Si bariu i vërtetë që Ai është, Ai na kërkon dhe na gjen për të na ofruar ndihmë e shpresë.” (Dejll G. Renland, “Bariu Ynë i Mirë”, Liahona, maj 2017, f. 30)

  • Çfarë do të doje që shoku ose shoqja jote të dinte rreth Bariut tonë nga këto fragmente dhe nga thënia e Plakut Renland? Përse?

  • Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si Shpëtimtari i ka mbledhur njerëzit pranë Vetes? (Kjo mund të përfshijë dikë që e njeh personalisht, njerëz nga shkrimet e shenjta ose madje edhe ty.)

Merreni parasysh ta përfundoni orën mësimore duke e kënduar, duke e dëgjuar ose duke e lexuar himnin “Pranë Zemrës së Bariut” (Himne, nr. 138). Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që ndien Shpëtimtari për ta. Pastaj ftojini të tregojnë se nga e dinë se fjalët e himnit na mësojnë të vërtetën (duke u bazuar tek ajo që kanë ndier, parë ose përjetuar).

Jepni dëshminë tuaj për dëshirën e Shpëtimtarit për ta mbledhur gjithkënd pranë Vetes.