Seminari
3 Nefi 18:15–39; 19:19–29: “Lut[uni] Gjithnjë”


“3 Nefi 18:15–39; 19:19–29: ‘Lut[uni] Gjithnjë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 18:15–39; 19:19–29”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 18:15–39; 19:19–29

“Lut[uni] Gjithnjë”

Jezu Krishti duke u lutur në kontinentin amerikan

Shumë njerëz luten çdo ditë. Disa lutje mund të jenë më domethënëse sesa të tjerat. Jezu Krishti jo vetëm që iu dha mësim ndjekësve të Tij që t’i “luteshin gjithmonë Atit” (3 Nefi 18:19), por Ai ua tregoi edhe se si të luteshin. Ky mësim mund të të ndihmojë t’i zbatosh mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit për t’u lutur gjithnjë dhe për të pasur lutje më kuptimplota.

Lutja për nxënësit tuaj rregullisht. Ati Qiellor e njeh secilin prej nxënësve tuaj. Ndërsa i luteni Atij për nxënësit tuaj, Ai mund t’ju ndihmojë t’i dalloni nevojat e tyre dhe t’ju frymëzojnë me mënyra se si t’i plotësoni ato nevoja. Mbani vesh për nxitjet që mund të vijnë ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim ose gjatë mësimit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta lexojnë ose dëgjojnë bisedën e Presidentit M. Rasëll Ballard “Prandaj Rrini Zgjuar dhe Lutuni Kurdoherë” (Liahona, nëntor 2020, f. 77–79), duke kërkuar për të vërteta që mund t’i ndihmojnë ata me lutjet e tyre vetjake.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shembuj

Shkruajeni në tabelë fjalinë më poshtë me vendet bosh dhe lejojini disa nxënës të tregojnë se si do t’i mbushnin vendet bosh.

Mendo për një talent, aftësi ose tipar që do të doje ta zhvilloje. Përcakto njerëz që ti e di se e kanë atë talent, aftësi ose tipar. Duke i përdorur këto mendime, plotësoji vendet bosh në disa mënyra të ndryshme:

  • Nëse do të doja të mësoja rreth , do të ndiqja shembullin e sepse .

Përsërite ushtrimin duke i plotësuar vendet e para bosh të fjalisë vijuese me diçka që dëshiron ta mësosh nga Shpëtimtari dhe duke u përgjigjur përse në vendin e fundit bosh.

  • Nëse do të doja të mësoja rreth , do të ndiqja shembullin e Jezu Krishtit sepse .

Gjatë shërbesës së Tij në kontinentin amerikan, Shpëtimtari u dha mësim njerëzve me fjalë dhe shembull.

Lexo tek 3 Nefi 18:16, 24, duke kërkuar një shembull që dha Jezusi.

  • Çfarë donte Shpëtimtari që të mësonin njerëzit nga shembulli i Tij?

Nxënësit mund t’i vlerësojnë vetë lutjet e tyre aktuale duke përdorur shkallën vijuese. Bërja e kësaj mund ta ftojë Frymën e Shenjtë t’i ndihmojë ata të dinë se si mësimet dhe shembulli i Shpëtimtarit mund t’i ndihmojnë ata t’i përmirësojnë lutjet e tyre vetjake.

Vlerësoje sa vijon në një shkallë nga 1 deri në 5, ku 5 është më e larta:

  • Unë lutem çdo ditë.

  • Unë komunikoj dhe ndihem pranë Atit Qiellor kur lutem.

  • Unë ndiej një dëshirë për t’i përmirësuar lutjet e mia vetjake.

Ftojini nxënësit t’i diskutojnë sfidat e zakonshme ndaj lutjes kuptimplotë – për shembull, gjetja e kohës për t’u lutur, dijenia se çfarë të thoni, marrja e përgjigjeve ose sfida të tjera. Më pas nxënësit mund të kërkojnë zgjidhje ndërsa i studiojnë shkrimet e shenjta.

Ndërsa vazhdon ta studiosh kapitullin 3 Nefi 18, kërkoje frymëzimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar ta dish se çfarë mund të bësh për t’i përmirësuar lutjet e tua vetjake. Ndiqi mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit ndërsa përpiqesh të përmirësohesh.

Mësimet e Shpëtimtarit rreth lutjes

Lexo tek 3 Nefi 18:15, 18–23, duke kërkuar për atë që Shpëtimtari dha mësim rreth lutjes. Mund të lexosh gjithashtu udhëzimin e Shpëtimtarit mbi lutjen nga predikimi i Tij në tempull tek 3 Nefi 13:5–13.

Nxënësit mund ta plotësojnë fjalinë vijuese në tabelë:

  • Unë mund t’i ndjek mësimet e Shpëtimtarit mbi lutjen duke …

Gjeni kohë të mjaftueshme për t’i diskutuar mësimet e Shpëtimtarit. Jini të gatshëm ta lejoni diskutimin të shkojë aty ku nxënësit e ndiejnë se u duhet. Për shembull, klasa mund të shpenzojë kohë duke folur rreth mënyrës se si lutja na ndihmon t’i bëjmë ballë tundimit, se si lutja i bekon familjet ose se si mund të kërkojmë për bekime në lutje. Mund të studioni më shumë nga mësimet e Shpëtimtarit rreth lutjes te Lluka 11:1–13.

Mund të përdorni gjithashtu disa nga thëniet në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” si pjesë e diskutimit.

  • Cili nga mësimet e Jezusit rreth lutjes mendon se mund të të ndihmojë më shumë? Përse?

Shembulli i Shpëtimtarit për lutjen

Imagjino si do të ishte po ta dëgjoje Jezu Krishtin të lutej për ty. Për çfarë mendon se do të lutej në emrin tënd? Mendo për ndjenjat që mund të kesh dhe se si ato mund të ndikojnë në lutjet e tua.

Mund ta ndani klasën në grupe të vogla dhe t’i caktoni secilit grup një nga grupet vijuese të vargjeve për t’i lexuar dhe për të raportuar për ta.

Ndihmojini nxënësit ta shohin se kujt iu lut Jezusi, për kë u lut Ai, për çfarë u lut, përse u lut, qëndrimi i Tij në lutje e më shumë. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i vini nxënësit të përgjigjen “Për kë?” “Për çfarë?” “Përse?” dhe “Si?”

Kur diskutoni përse Jezusi u lut, mund t’i ndihmoni nxënësit të shohin se njëra prej arsyeve përse Jezusi u lut ishte për të komunikuar me Atin e Tij, të cilin e donte.

Mund ta shfaqni materialin filmik “Dishepujt Japin Shërbesë dhe Jezu Krishti Lutet për Njerëzit” nga kodi kohor 3:05 deri në 7:18, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org dhe t’i ftoni nxënësit t’i ndjekin vargjet tek 3 Nefi 19.

7:30

Ftojini nxënësit ta plotësojnë fjalinë vijuese në tabelë:

  • Unë mund ta ndjek shembullin e Shpëtimtarit në lutje duke …

  • Çfarë mësove rreth mënyrës se si ndihet Shpëtimtari për ty?

  • Si mendon se ndjekja e shembullit të Tij mund të sjellë një ndryshim në lutjet e tua?

Lutjet tona vetjake

Ndihmojini nxënësit të mendojnë për përvojat kuptimplota që kanë pasur me lutjen. Nxënësit mund të mendojnë se kur mund të jenë lutur për t’i bërë ballë tundimit ose për ndihmë me një sfidë. Ata mund të mendojnë se kur janë bekuar familjet e tyre nëpërmjet lutjes, kur janë lutur për dikë tjetër ose kur kanë kërkuar bekime. Ftojini nxënësit të tregojnë se si i ka bekuar lutja. Kujtojuani nxënësve që të mos tregojnë përvoja që janë tepër të shenjta apo private.

Tregojuani nxënësve se si jeni bekuar ndërsa e ndoqët shembullin e Shpëtimtarit dhe mësimet e Tij rreth lutjes. Referojuni thënieve të plotësuara në tabelë dhe diskutoni se si mësimet dhe shembulli i Shpëtimtarit mund të ndihmojnë për sfidat e lutjes të përmendura më herët.

Përzgjidh të paktën njërin nga mësimet e Shpëtimtarit ose diçka që Ai e mishëroi në lutje, që mund ta bësh pjesë të lutjeve të tua vetjake. Krijo një kujtues dhe fillo të veprosh sipas tij sot. Ndërsa e bën, vër re se si i ndihmon lutjet e tua të jenë më kuptimplota dhe se si ndikon në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor.

Nëse dëshiron, mund ta shtosh një pjesë të asaj që mësove sot në shënimin e ditarit tënd “Të mësuarit rreth Jezu Krishtit tek 3 Nefi”.

Nëse dëshironi mund t’i ftoni nxënësit të shtojnë në shënimin e ditarit të tyre “Të mësuarit rreth Jezu Krishtit tek 3 Nefi”.