Seminari
3 Nefi 19: “Ata u Mbushën me Frymën e Shenjtë”


“3 Nefi 19: ‘Ata u Mbushën me Frymën e Shenjtë’”, Manual i Mësuesi t për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 19

“Ata u Mbushën me Frymën e Shenjtë”

dishepujt duke u lutur rreth Krishtit

Dymbëdhjetë dishepujt nefitë nuk dëshiruan asgjë më shumë se sa të kishin shoqërimin e Frymës së Shenjtë. Kjo ishte tema e lutjeve të tyre ndaj Atit Qiellor pasi Shpëtimtari e përfundoi ditën e parë të shërbesës së Tij midis tyre. Çfarë duhet të bëjmë që ta kemi Frymën e Shenjtë me ne? Si mund ta shijojmë shoqërimin e Tij në jetën tonë? Qëllimi i këtij mësimit është të të ndihmojë ta kuptosh më mirë se si t’i marrësh bekimet e Frymës së Shenjtë.

Ndihma ndaj nxënësve që të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë. Në mënyrë që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë, duhet të ketë një mjedis të përshtatshëm të të mësuarit. Vendi i karrigeve në klasë dhe ndërveprimet tuaja pozitive me nxënësit mund të ndihmojnë në krijimin e një atmosfere që e fton praninë e Frymës së Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë pjesën “Dishepujt e Jezu Krishtit e kërkojnë dhuratën e Frymës së Shenjtë” në përvijimin e studimit për kapitujt nga 3 Nefi 17–19 tek Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë mësuan dhe ndien ndërsa e bënë këtë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dëshira të drejta adoleshentësh

Në vend që të bëni pyetjen vijuese dhe t’u kërkoni nxënësve të përgjigjen, ju mund t’i jepni secilit nxënës një copë letër për t’i renditur përgjigjet e tij. Më pas mund t’i mblidhni përgjigjet e tyre dhe t’ia tregoni disa klasës. Nxënësit mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje në shumë mënyra.

  • Nëse do të anketoje 100 adoleshentë nga zona jote, cilat mendon se do të ishin ndër dëshirat e tyre të drejta më të zakonshme?

Përsiat se në cilat dëshira e gjen veten. Ndërsa e studion kapitullin tek 3 Nefi 19, kërko të vërtetat që mund të të ndihmojnë t’i plotësosh dëshirat e tua të drejta.

Pasi Shpëtimtari u dha shërbesë, u dha mësim, i shëroi dhe i bekoi njerëzit, Ai “u largua prej tyre dhe u ngjit në qiell” (3 Nefi 18:39) me premtimin se do të kthehej të nesërmen. Njerëzit u kthyen në shtëpi dhe “gjithë natën u fol kudo në lidhje me Jezusin” dhe “një numër jashtëzakonisht i madh … u munduan jashtëzakonisht gjithë atë natë, që të mund të ishin të nesërmen në vendin ku Jezusi do të shfaqej përpara turmës” (3 Nefi 19:3). Të nesërmen, të dymbëdhjetë dishepujt të cilët Jezusi i kishte zgjedhur, i mblodhën njerëzit dhe u dhanë atyre mësim “fjalë që u kishte thënë Jezusi”. Më pas dishepujt u gjunjëzuan dhe “iu lutën Atit në emrin e Jezusit” (3 Nefi 19:8).

Lexo te 3 Nefi 19:9 për të parë se çfarë dëshiruan më së shumti ndërsa u lutën.

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet e mëposhtme. Pasi nxënësit të kenë pak minuta për t’i shënuar përgjigjet e tyre në ditarët e tyre të studimit, ju mund t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla për t’i diskutuar përgjigjet që gjetën.

  • Si mendon, përse e dëshiruan aq shumë Frymën e Shenjtë?

  • Cilat janë disa rrethana me të cilat mund të përballesh në të ardhmen, në të cilat do të doje t’i dalloje dhe kuptoje nxitjet e Frymës së Shenjtë?

Përsiat a e dëshiron me të vërtetë Frymën e Shenjtë në jetën tënde dhe se si jeta jote mund të ishte ndryshe po ta dëshiroje më rregullisht ndikimin e Tij.

Kërkimi i Frymës së Shenjtë

Lexo tek 3 Nefi 19:10–23 dhe kërko mënyrat se si mund ta plotësosh thënien vijuese:

  • Ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë ndërsa …

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë në tabelë mënyrat se si ata do ta plotësonin këtë thënie. Në vijim janë dy mënyra të mundshme për ta plotësuar këtë thënie.

  • … e dëshirojmë me sinqeritet dhe lutemi për shoqërimin e Tij.

  • … marrim pjesë në ordinancat e ungjillit.

Veprimtaritë A dhe B mund t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë se çfarë mund të bëjnë për t’u mbushur me Frymën e Shenjtë. Këto veprimtari mund të bëhen si klasë. Nxënësit mund ta plotësojnë gjithashtu njërën ose të dyja veprimtaritë në grupe të vogla dhe të raportojnë se çfarë mësojnë.

Kërkojuni nxënësve të tregojnë ide ose shkrime të shenjta të veçanta që i gjejnë. Ftojini nxënësit të tregojnë përvoja vetjake rreth dëshirimit dhe lutjes për Frymën e Shenjtë ose pjesëmarrjes në ordinanca.

Krahas veprimtarive A dhe B, mund të diskutoni gjithashtu se si besimi te Jezu Krishti dhe te fjalët e shërbëtorëve të Tij na ndihmojnë të mbushemi me Frymën e Shenjtë.

Veprimtaria A: Ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë ndërsa e dëshirojmë me sinqeritet dhe lutemi për shoqërimin e Tij.

  • Si mund të na ndihmojnë dëshirat dhe lutjet tona të mbushemi me Frymën e Shenjtë?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si dëshira dhe lutja mund të na ndihmojnë ta kemi Shpirtin me ne.

“A kujtohemi … të lutemi me zell e vazhdueshëm për atë që duhet ta dëshirojmë më së shumti, madje Frymën e Shenjtë? Apo hutohemi nga përkujdesjet e botës dhe rutina e jetës së përditshme dhe e marrim për të mirëqenë ose madje e shpërfillim këtë më të çmuarën e të gjitha dhuratave? Marrja e Frymës së Shenjtë fillon me dëshirën tonë të sinqertë e të vazhdueshme për shoqërimin e Tij në jetën tonë.” (Dejvid A. Bednar, “Merrni Frymën e Shenjtë”, Liahona, nëntor 2010, f. 96)

Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Having the Holy Ghost” [“Pasja e Frymës së Shenjtë”] (2:56), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:56
  • Kur të kanë ndihmuar dëshirat e tua të drejta dhe lutjet ta ndiesh ndikimin e Shpirtit?

Veprimtaria B: Ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë ndërsa marrim pjesë në ordinancat e ungjillit.

Lexo tek 3 Nefi 18:7, 11; 27:20, duke kërkuar se si ordinancat mund të na ndihmojnë të mbushemi me Frymën e Shenjtë.

Profeti Jozef Smith (1805–1844) dha mësim:

“Pagëzimi është një ordinancë e shenjtë përgatitore për marrjen e Frymës së Shenjtë; është kanali dhe çelësi nga ku do të administrohet Fryma e Shenjtë. Dhurata e Frymës së Shenjtë me anë të vënies së duarve, nuk mund të merret nëpërmjet asnjë parimi tjetër përveç parimit të drejtësisë.” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smithi [2009], f. 100–101.)

  • Çfarë mësove rreth rolit të ordinancave (si pagëzimi dhe sakramenti) për të na ndihmuar të mbushemi me Frymën e Shenjtë?

  • Kur je mbushur me Frymën e Shenjtë ndërsa ke marrë pjesë në ordinancat e ungjillit?

Zbatimi në planin vetjak

Merreni parasysh të tregoni një përvojë vetjake për atë që keni bërë për ta kërkuar Frymën e Shenjtë.

Mendo për nevojën tënde për Frymën e Shenjtë dhe përse e dëshiron ndikimin e Tij në jetën tënde. Përcaktoje diçka që ndihesh i frymëzuar ta bësh për ta mbajtur Frymën e Shenjtë me ty. Përpiqu ta ndjekësh ecurinë e asaj mbrese.