“Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 20 e Zotërimit Doktrinor
Mësoni Përmendsh
Ky mësim do të të japë një mundësi për t’i mësuar përmendsh referencat e zotërimit doktrinor dhe frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë dhe madje të mësosh përmendsh fragmente të plota.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Ne mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit duke i mësuar përmendsh shkrimet e shenjta
-
Cilat janë disa mënyra se si mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit?
Një mënyrë se si mund ta ndjekim shembullin e Jezu Krishtit është duke i mësuar përmendsh shkrimet e shenjta. Shpëtimtari i përdori shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh për ta kapërcyer tundimin (shih te Mateu 4:1–11) dhe për t’u dhënë mësim të tjerëve (shih te Lluka 24:27; 3 Nefi 22).
-
Cilat janë disa situata në të cilat shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh do të ishin të dobishme?
Ndërsa i mëson përmendsh fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor ose frazat kyç të shkrimit të shenjtë, kujto se ti po e ndjek shembullin e Jezu Krishtit.
Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Mos shko më pas epsheve të syve të tua.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.
Përsëritje
Shkruaji një pusullë të shkurtër mësuesit tënd. Përfshi sa vijon:
-
Fragmentin e shkrimit të shenjtë ose frazat kyç të shkrimit të shenjtë që punove për t’i mësuar përmendsh dhe metodat e mësimit përmendsh që përdore
-
Rrethanat me të cilat po përballesh tani ose do të përballesh në të ardhmen, në të cilat do të ishin të dobishme ky fragment ose frazat kyç të mësuara përmendsh
-
Mendimet e tua mbi mënyrën se si mësimi përmendsh i shkrimeve të shenjta mund të të ndihmojë ta ndjekësh shembullin e Jezu Krishtit
Kërko mundësi për t’i përsëritur shpesh referencën e shkrimit të shenjtë dhe fragmentin (ose frazat kyç) të mësuara përmendsh.