Seminari
3 Nefi 20–26: Vështrim i Përgjithshëm


“3 Nefi 20–26: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 20–26”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 20–26

Vështrim i Përgjithshëm

Gjatë shërbimit të Shpëtimtarit midis nefitëve, Ai shpalli se Ati Qiellor do ta kujtonte besëlidhjen e Tij për ta mbledhur Izraelin e shpërndarë dhe i zbuloi shenjat për të na ndihmuar ta dallojmë se kur kishte filluar mbledhja e ditëve të mëvonshme. Ai e theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta dhe të fjalëve të profetëve. Ai i përdori fjalët e Malakias për t’u dhënë mësim nefitëve rreth ligjit të së dhjetës dhe bekimeve të të jetuarit të këtij urdhërimi. Ai citoi edhe një mesazh që, në fillim ia dha Malakias, që përfshinte kthimin e Elias dhe rolin e tij të rëndësishëm në punën në tempull dhe për historinë familjare.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

3 Nefi 20–22

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të marrin pjesë në mbledhjen e Izraelit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë gjatë leximit ditor të shkrimit të shenjtë për mënyra se si Libri i Mormonit i ka ndihmuar të vijnë më pranë Jezu Krishtit.

  • Sende: Një grup shkopinjsh ose kruajtëse dhëmbësh; një copë druri shumë më e trashë dhe një gozhdë ose tjetër copë metali

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta paraqitni veprimtarinë me përkitje dhe t’u jepni nxënësve kohë për t’i lexuar vargjet. Më pas ftojini nxënësit ta përdorin me radhë funksionin e vizatimit për ta lidhur secilin grup vargjesh me përshkrimin e vet. Ose ftojini nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e sakta duke përdorur funksionin e bisedës.

3 Nefi 23

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i studiojnë fjalët e Zotit më me zell.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shpenzojnë kohë duke i studiuar shkrimet e shenjta përpara këtij mësimi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë asaj që bëjnë që e bën studimin e tyre më kuptimplotë. Nxitini ata ta vlerësojnë vlerën dhe cilësinë e studimit të tyre dhe ndikimin që ka ose nuk ka në jetën e tyre.

  • Sende: Objekte të ndryshme që duhen fshehur nëpër dhomë

  • Figurë: Një figurë e Shpëtimtarit duke ia kërkuar analet Nefit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për ta filluar mësimin, merreni parasysh ta paraqitni një listë të shkurtër të gjërave që nxënësit do të duhet t’i kërkojnë në dhomën ose shtëpinë e tyre. Këto mund të përfshijnë një telefon, libër, figurë, kupë, jastëk, këpucë ose gjëra të tjera rastësore që kanë të drejtë t’i përdorin. Jepuni nxënësit një sasi kohe të caktuar (për shembull, një minutë) dhe kërkojuni atyre të gjejnë sa më shumë sende që munden. Më pas bëjuani pyetjet e renditura në fillim të mësimit, duke filluar nga pyetja: “Çfarë do të thotë të kërkosh?”

3 Nefi 24

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për të paguar të dhjetën.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek 3 Nefi 24:8–10 dhe të mendojnë rreth përvojave që ata ose të tjerë kanë pasur me ligjin e Zotit për të dhjetën.

  • Materiale për nxënësit: Kopje të pjesës “Mësimi Numër 1 – Bekime Domethënëse, por të Padukshme” në shkrimin e Dejvid A. Bednar, “Pragjet e Qiellit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 17–18

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i paraqitni skenarët e renditur në fillim të mësimit ndërsa i pyesni nxënësit se cilët skenarë e ndiejnë se janë më të rëndësishëm për ta dhe përse. Më pas ftojini nxënësit ta përdorin bisedën për të paraqitur pyetje ose shqetësime që mund të kenë rreth së dhjetës.

3 Nefi 25

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për të treguar rreth një individi për të cilin kanë mësuar në historinë familjare, i cili jeton ose ka ndërruar jetë. Mund të jetë e dobishme që nxënësit të flasin me një prind ose gjysh ose të përdorin programin kompjuterik FamilySearch.

  • Fletushkë: Një tabelë e trungut familjar me katër breza

  • Material filmik: “The Promised Blessings of Family History 2” [“Bekimet e Premtuara të Historisë Familjare 2”] (4:04)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Në vend që të shpërndani një tabelë të trungut familjar me katër breza në formën e një fletushke, merreni parasysh ta paraqitni atë që nxënësit ta kopjojnë. Pasi nxënësit të kenë pasur një mundësi për të treguar rreth dikujt në historinë e tyre familjare, merreni parasysh ta ftoni një nxënës të kyçet në adresën FamilySearch.org, ta shpërndajë ekranin e tij ose të saj dhe t’i tregojë katër brezat.

Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve një mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre dhe për t’i shpjeguar të vërtetat nga një ose disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor nga Libri i Mormonit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar një listë të asaj që bëjnë për t’i kuptuar më mirë shkrimet e shenjta në studimin e tyre.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i kontaktoni disa nxënës përpara orës mësimore dhe t’u kërkoni atyre të përgatiten për të treguar një talent ose për të folur rreth një fushe në të cilën kanë kuptueshmëri të madhe. Kërkojuni atyre të shpjegojnë se si i kanë fituar kuptueshmërinë dhe aftësitë e tyre. Pyetini se çfarë mund të bëjnë për të vazhduar të kenë ecuri në ato fusha. Fillojeni orën mësimore duke i ftuar ata të flasin.