“3 Nefi 23: Kërkimi me Zell i Shkrimeve të Shenjta”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“3 Nefi 23”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
3 Nefi 23
Kërkimi me Zell i Shkrimeve të Shenjta
Si po ecën me studimin vetjak të shkrimeve të shenjta? Çfarë ndryshimi sjell kjo në jetën tënde? Tek 3 Nefi 23, Jezusi theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i studiosh më me zell fjalët e Zotit.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Studimi yt i përditshëm vetjak i shkrimeve të shenjta
-
Çfarë do të thotë të kërkosh?
-
Çfarë ka interesante ose emocionuese kërkimi?
-
Çfarë mund të ketë të vështirë ose shkurajuese tek ai?
Ftesa e Shpëtimtarit
Lexo tek 3 Nefi 23:1–5, duke kërkuar se çfarë na urdhëroi Shpëtimtari të kërkojmë dhe pse.
Në kapitujt e mëparshëm, Shpëtimtari citoi një pjesë të mirë të Isaias për t’i ndihmuar dhe bekuar nefitët. (Shih te 3 Nefi 16:18–20; 20:32, 34–45; 21:8; 22:1–17.)
-
Çfarë arsyesh na dha Zoti për t’i kërkuar fjalët e Isaias? (shih te 3 Nefi 23:1–3).
-
Sipas vargut tek 3 Nefi 23:5, përse duhet t’ua vëmë veshin fjalëve të Zotit dhe fjalëve të profetëve?
Një nga parimet e rëndësishme që mësojmë në këtë mësim është se Shpëtimtari na urdhëron t’ua vëmë veshin fjalëve të Tij dhe t’i kërkojmë me zell fjalët e profetëve.
-
Si mendon, çfarë do të thotë të kërkosh me zell në shkrimet e shenjta?
Ndalu një çast për të reflektuar mbi studimin e shkrimeve të shenjta. Kjo mund të përfshijë studimin vetjak ose familjar, si edhe studimin në kishë dhe seminar. A e ndien se kërkon me zell në shkrimet e shenjta? Përse po ose përse jo?
-
Cilat janë disa arsye përse mund të jetë e vështirë të kërkosh me zell në shkrimet e shenjta?
-
Pavarësisht këtyre vështirësive, cilat janë disa gjëra që ti i ke bërë ose mund t’i bësh, për të pasur një përvojë kuptimplotë të studimit të shkrimeve të shenjta?
Ja disa shembuj:
-
Lutu përpara se të studiosh.
-
Shenjoji fjalët dhe frazat e rëndësishme, sidomos ato që të ndihmojnë ta njohësh Shpëtimtarin më mirë.
-
Kërkoji fjalët ose frazat që janë të vështira për t’u kuptuar.
-
Ndalo dhe përmblidhe atë që ke lexuar.
-
Përdor referenca-kryq për ta kuptuar më mirë një temë ose doktrinë.
Për t’i ushtruar dy prej këtyre aftësive, lexo te 3 Nefi 23:6–14 dhe bëje sa vijon:
-
Përmblidhe me fjalët e tua atë që lexon.
-
Shenjoje çdo fjalë ose frazë që të ndihmon ta kuptosh më mirë Shpëtimtarin.
-
Cilat fjalë e bëjnë të qartë se Shpëtimtari kujdeset për atë që është e shënuar në shkrimin e shenjtë?
-
Si mund të ndikojë dijenia e kësaj rreth Shpëtimtarit në mënyrën se si ti i studion shkrimet e shenjta?
Ushtrimi i studimit të efektshëm të shkrimeve të shenjta
Shpenzo disa minuta për ta ushtruar kërkimin me zell në shkrimet e shenjta. Mund të zgjedhësh ta studiosh një kapitull ose t’i kërkosh vargjet rreth një teme për të cilën dëshiron të dish më shumë. Përdor të paktën një aftësi të shkrimit të shenjtë që të erdhi ndërmend ose e zbulove në listën më sipër.
-
Çfarë qasje studimi përdore? Përse mund të të ndihmojë kjo të studiosh më me zell?
-
Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit që nuk e kishe kuptuar më parë?
-
Cilat nga këto aftësi mund t’i zbatosh në studimin tënd të ardhshëm të shkrimeve të shenjta? Si do ta bësh këtë?
Gjatë javës së ardhshme, reflekto mbi atë që ke mësuar sot. Zgjidh një mënyrë se si mund të përpiqesh të kërkosh në shkrimet e shenjta më me zell. Merre parasysh se si kjo mund të të ndihmojë në jetën tënde.