Seminari
3 Nefi 27, Pjesa 1: “Ndërtuar mbi Ungjillin Tim”


“3 Nefi 27, Pjesa 1: ‘Ndërtuar mbi Ungjillin Tim’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 27, Pjesa 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 27, Pjesa 1

“Ndërtuar mbi Ungjillin Tim”

i ri duke folur në mbledhjen e sakramentit

Cilat janë disa nga karakteristikat më të rëndësishme të Kishës së Shpëtimtarit? Jezu Krishti u dha mësim dishepujve të Tij nefitë se Kisha e Tij duhet të quhet sipas emrit të Tij dhe të ndërtohet mbi ungjillin e Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh se çfarë është ungjilli i Shpëtimtarit dhe rëndësinë e emrit të Kishës.

Përgatituni për të qenë një instrument i Frymës së Shenjtë. Zoti ka dhënë mësim: “dhe nëse nuk e merrni Shpirtin, ju s’duhet të jepni mësim” (Doktrina e Besëlidhje 42:14). Ndërsa përpiqeni fort ta ndiqni shembullin e Shpëtimtarit lidhur me bindjen dhe ta jetoni ungjillin me gjithë zemrën tuaj, Shpirti do t’ju ndihmojë ta jepni mësim ungjillin e Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë tek 3 Nefi 27:1–10 dhe të zbulojnë se çfarë u dha mësim Shpëtimtari dishepujve të Tij nefitë për Kishën e Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Si do t’i përgjigjeshe?

Tregojuani nxënësve skenarin vijues. Mund t’i ftoni edhe dy nxënës të gatshëm ta interpretojnë atë.

Një ditë ndërsa po tregonin se çfarë kishin bërë gjatë fundjavës, Nela i përmendi shokut të saj, Marselit, se të dielën kishte shkuar në kishë.

Marseli e pyeti: “Ti je mormone, apo jo?”

Nela i tha: “Ndonjëherë njerëzit na quajnë ashtu, por na pëlqen më shumë të na quajnë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.”

Marseli iu përgjigj: “Tingëllon si emër i vështirë. Përse nuk thua thjesht se i përket kishës mormone? A nuk lexon nga Libri i Mormonit?”

Nxënësit mund të ftohen ta diskutojnë pyetjen vijuese me një partner ose grup të vogël.

  • Cilat janë disa mënyra se si Nela mund t’i përgjigjet pyetjes së Marselit?

Sot ti do të studiosh disa nga mësimet e Shpëtimtarit për dishepujt e Tij nefitë të shënuara tek 3 Nefi 27. Ndërsa studion, kërko të vërtetat që Jezusi i dha mësim rreth Kishës së Tij, të cilat mund të të ndihmojnë kur përballesh me situata si ajo që sapo lexove.

Emri i Kishës

Pak pas vizitës së Krishtit te nefitët, dymbëdhjetë dishepujt e Tij nefitë u bashkuan në agjërim dhe lutje. Ata donin të dinin se cili duhet të ishte emri i Kishës. Ndërsa po luteshin, Shpëtimtari u shfaq dhe filloi t’u jepte mësim atyre (shih te 3 Nefi 27:1–3).

Lexo tek 3 Nefi 27:4–7, duke kërkuar atë që Shpëtimtari u dha mësim dishepujve të Tij rreth emrit të Kishës së Tij.

  • Si tha Shpëtimtari se duhej të quhej Kisha e Tij?

Merreni parasysh ta shkruani të vërtetën vijuese në tabelë dhe të lini hapësirë në fund, që të mund të shtoni tek e vërteta më vonë në mësim.

Një e vërtetë që mësojmë nga këto vargje është se: Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit duhet të quhet me emrin e Tij.

  • Çfarë arsyesh dha Shpëtimtari për ta quajtur emrin e Kishës sipas vetë emrit të Tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson tregoi arsyet përse është e rëndësishme që ne ta përdorim emrin e saktë të Kishës:

2:3

“Emri i Kishës nuk është i diskutueshëm. Kur Shpëtimtari e shpall qartë se cili duhet të jetë emri i Kishës së Tij dhe madje kur i paraprin deklaratës së Tij me fjalët: ‘Kështu do të quhet kisha ime’, Ai e ka seriozisht. Dhe nëse ne lejojmë që nofkat të përdoren, ose i pranojmë, ose madje i nxitim vetë ato nofka, Ai fyhet.

Çfarë vlere ka te një emër apo, në këtë rast, një nofkë? Për sa u përket nofkave të Kishës, të tilla si ‘Kisha SHDM’, ‘Kisha Mormone’, apo ‘Kisha e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme’, gjëja më e rëndësishme ata emra është mungesa e emrit të Shpëtimtarit. Ta heqësh emrin e Zotit nga Kisha e Zotit, është një fitore madhore për Satanin. Kur ne e heqim emrin e Shpëtimtarit, ne po shpërfillim fshehtas gjithçka që Jezu Krishti bëri për ne – madje dhe Shlyerjen e Tij.” (Rasëll M. Nelson, “Emri i Saktë i Kishës”, Liahona, nëntor 2018, f. 87–88)

  • Çfarë të bie në sy nga thënia e Presidentit Nelson?

  • Si mendon se përpjekjet tona për ta përdorur emrin e saktë të Kishës mund të ndikojnë tek ata që nuk janë anëtarë të Kishës?

Si pjesë e diskutimit për pyetjen e mëparshme, merreni parasysh të shikoni njërin ose më shumë prej materialeve filmike nga pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” në kreun “Çfarë mund të ndodhë kur e përdorim emrin e saktë të Kishës?

“Ndërtuar mbi ungjillin tim”

Përveç se ua theksoi se Kisha e Tij duhet të quhet me emrin e Tij, Shpëtimtari u dha mësim dishepujve të Tij nefitë për një tjetër karakteristikë thelbësore të Kishës së Tij.

Lexo tek 3 Nefi 27:8–10, duke e kërkuar këtë karakteristikë.

  • Çfarë mund t’i shtosh nga këto vargje të vërtetës së theksuar me ngjyrë të zezë që e përcaktove më herët rreth Kishës së Shpëtimtarit?

Merreni parasysh ta përditësoni të vërtetën që shkruat më parë në tabelë me diçka të ngjashme me atë në vijim.

Një mënyrë se si mund t’i përmbledhim mësimet e Shpëtimtarit që i ke studiuar deri tani është: Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit duhet të quhet me emrin e Tij dhe të ndërtohet mbi ungjillin e Tij.

  • Si mendon ti, çfarë do të thotë që Kisha e Shpëtimtarit të ndërtohet mbi ungjillin e Tij?

Mund të jetë e dobishme ta kuptosh se fjala ungjill do të thotë “lajm i mirë” (shih Bible Dictionary, “Gospels”).

Për të të ndihmuar t’i kuptosh aspektet e rëndësishme të ungjillit të Shpëtimtarit, vizato një figurë të thjeshtë të një godine kishe në ditarin tënd të studimit, si ajo më poshtë. Sigurohu që të lësh hapësirë për të shkruar fjalë dhe fraza poshtë kishës.

Krijoni një figurë të një kishe në tabelë që të mund të përdoret si pjesë e diskutimit tuaj.

skicë e shtëpisë së mbledhjeve

Lexo tek 3 Nefi 27:13–22, duke kërkuar atë që tha Jezu Krishti se është ungjilli i Tij. Shkruaji fjalët ose frazat që gjen në hapësirën poshtë skicës sate.

Ftojini nxënës të ndryshëm t’i renditin fjalët ose frazat që përcaktuan poshtë figurës së kishës në tabelë. Më pas diskutojeni se çfarë mësuan nxënësit nga studimi i tyre i këtyre vargjeve duke u bërë pyetje si ato në vijim.

  • Nisur nga vargjet që studiove, si do ta përshkruaje se çfarë është ungjilli i Shpëtimtarit?

Vini në dukje aspekte të veçanta të ungjillit të Shpëtimtarit që janë të renditura në tabelë. Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e këtyre aspekteve duke bërë pyetje si këto: Përse mendoni se ky aspekt i ungjillit të Shpëtimtarit mund të quhet lajm i mirë? Përse mendoni se është e rëndësishme që Kisha e Shpëtimtarit të “ndërtohet mbi” (ose përqendrohet) këtë mësim ose parim? Si mund të ndikojë ky aspekt i ungjillit të Shpëtimtarit në jetën tuaj?

Kur të përfundoni me diskutimin, nëse dëshironi mund t’i riktheheni skenarit nga fillimi i mësimit dhe t’i vini nxënësit të ushtrojnë dhënien e përgjigjeve bazuar në atë çfarë mësuan.