Seminari
3 Nefi 27–4 – Nefi 1: Vështrim i Përgjithshëm


“3 Nefi 27–4 – Nefi 1: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 27–4 – Nefi 1”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 274 Nefi 1

Vështrim i Përgjithshëm

Jezu Krishti u dha mësim dishepujve të Tij nefitë se Kisha e Tij duhet të quhet sipas emrit të Tij dhe të ndërtohet mbi ungjillin e Tij. Ai shpjegoi bekime të rëndësishme që janë në dispozicion të atyre që e ndjekin ungjillin e Tij, duke përfshirë shenjtërimin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Tre prej dishepujve nefitë dëshiruan të qëndronin në tokë dhe të sillnin shpirtra te Jezu Krishti deri në Ardhjen e Tij të Dytë dhe kjo dëshirë iu plotësua. Njerëzit u ndikuan thellësisht nga shërbesa e Shpëtimtarit midis tyre dhe ata jetuan në drejtësi për rreth 200 vjet.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

3 Nefi 27, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se çfarë është ungjilli i Shpëtimtarit dhe rëndësinë e emrit të Kishës.

  • Përgatitja e nxënësve: Mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë tek 3 Nefi 27:1–10 dhe të zbulojnë se çfarë u dha mësim Shpëtimtari dishepujve të Tij nefitë për Kishën e Tij.

  • Material filmik: “Emri i Saktë i Kishës” (15:43; shikojeni nga kodi kohor 3:26 deri në 4:45)

  • Figurë: Skica e një kishe

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Drejt fundit të mësimit, nxënësit ftohen të vizatojnë një figurë të kishës dhe të renditin poshtë saj të vërtetat rreth ungjillit të Shpëtimtarit. Mund ta paraqitni kishën në ekranin tuaj dhe ta përdorni funksionin e shënimit për t’i lejuar nxënësit t’i shtojnë në të idetë e tyre.

3 Nefi 27, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta marrin fuqinë shenjtëruese të Shpëtimtarit ndërsa bëjnë përpjekje për ta jetuar ungjillin e Tij.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të diskutojnë me të tjerët se si Fryma e Shenjtë i ka ndihmuar të bëhen të shenjtëruar ose më shumë si Shpëtimtari.

  • Material filmik: “Remembering in Whom We Have Trusted” [“Të Kujtojmë në Cilin Kemi Besuar”] (10:25; shikojeni nga kodi kohor 0:00 deri në 2:09)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Mënyrat se si nxënësit mund t’i zbatojnë në jetën e tyre të vërtetat që i kanë studiuar (të renditura në fund të mësimit)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta përdorin funksionin e bisedës për t’iu përgjigjur pyetjes “Cilat janë disa mënyra se si mund ta ftojmë shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë që të bekohemi rregullisht me ndikimin e Tij shenjtërues?” Kjo mund t’ju ndihmojë të krijoni shpejt një listë idesh që mund t’i ndihmojë nxënësit.

Zotërimi Doktrinor: 3 Nefi 27:20

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek 3 Nefi 27:20, ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të fillojnë ta mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek 3 Nefi 27:20: “Ejani tek unë dhe pagëzohuni …, që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta shfaqni programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] për t’i ndihmuar nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç.

3 Nefi 28

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë të shtuar për t’i sjellë të tjerët te Jezu Krishti.

4 Nefi

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashuri më të madhe për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në mënyrë që të bëhen më të kthyer në besimin tek Ata.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta studiojnë kuptimin e fjalës “kthim në besim” në burimet në dispozicion të Kishës. Përndryshe, mund t’i ftoni ata ta pyesin dikë që e njohin se çfarë kuptimi ka për të kthimi në besimin te Krishti.

  • Material filmik: “Pasuria më e Madhe” (12:44; shikojeni nga kodi kohor 7:02 deri në 8:19)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nëse zgjidhni t’i lexoni vargjet te 4 Nefi 1:2–18 së bashku si klasë, mund ta vendosni ekranin tuaj te pamja e galerisë që të mund ta shihni të gjithë klasën. Pasi një nxënës ta lexojë një varg, ftojeni atë të tregojë me gisht në një drejtim specifik. Më pas kërkojini nxënësit që shfaqet në atë drejtim në ekranin tuaj ta lexojë vargun e radhës. Nxënësit që nuk ndihen të lirshëm me leximin mund të refuzojnë.