“Moroni 7:1–19: ‘Kërkoni me Zell në Dritën e Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Moroni 7:1–19”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Moroni 7:1–19
“Kërkoni me Zell në Dritën e Krishtit”
Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dish se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është. Megjithatë, Perëndia na ka siguruar ndihmë. Moroni, duke përdorur fjalët e atit të tij, na nxiti ta përdorim Dritën e Krishtit për ta dalluar të drejtën nga e gabuara. Ky mësim mund të të ndihmojë të mbështetesh te Jezu Krishti për të gjykuar ndërmjet së mirës dhe së keqes.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Cili katror është më i çelur?
A do të habiteshe po ta dije se të dy katrorët gri janë e njëjta nuancë? Truri yt i percepton të dy katrorët gri si nuanca të ndryshme për shkak të ngjyrave të çelura ose të errëta rreth tyre.
Si ky iluzion, mund të ketë situata në të cilat është e vështirë të japësh gjykime të sakta. Isaia profetizoi se në ditët e fundit, disa njerëz do ta “quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën; [dhe] ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr” (Isaia 5:20; shih edhe te 2 Nefi 15:20).
-
Cila është një mënyrë se si ti i ke parë njerëzit në kohën tonë “ta quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën”?
-
Çfarë ia bën të vështirë dikujt ta shohë të vërtetën me lehtësi ose qartësi?
-
Si e përcakton nëse diçka është e drejtë ose e gabuar?
-
Sa i sigurt je se mund ta dallosh të mirën nga e keqja? Përse?
Mendo për diçka që do të doje ta dalloje më qartë si të mirë ose të keqe. Për shembull, dikush mund të mendojë se zgjedhja e vet muzikore është e mirë, por prindërit e vet mund të mos bien dakord. Kush ka të drejtë? Shembuj të tjerë mund të jenë të vendosësh se cilin qëndrim do të mbash për një çështje shoqërore, të zgjedhësh kë të kesh shok/shoqe, të marrësh pjesë në një veprimtari të kohës së lirë e kështu me radhë.
Ndërsa studion sot, kërko se çfarë mund të të ndihmojë të dish nëse diçka është e mirë ose jo.
Dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes
Si Isaia, edhe Moroni e pa kohën tonë (shih te Mormoni 8:35). Ai përfshiu ndihmë për ne në Librin e Mormonit. Pasi dha mësim për rëndësinë e bërjes së veprave të mira me dëshirë të sinqertë (shih te Moroni 7:1–11), ai i shënoi fjalët që ati i tij, Mormoni, ia pati dhënë mësim anëtarëve të Kishës rreth gjykimit ndërmjet së mirës dhe së keqes.
Lexo te Moroni 7:12–17 dhe merre parasysh ta shënosh atë që gjen për secilën nxitje më poshtë:
-
Si mund ta kuptojmë a është e mirë diçka
-
Si mund ta kuptojmë a është e keqe diçka
-
Çfarë bën Shpëtimtari për të na ndihmuar
-
Bazuar tek ajo që gjete në këto vargje, si do t’i përmblidhje parimet e diskutuara?
Nga Moroni 7:12–17 ne mund të zbulojmë se të gjitha gjërat që janë prej Perëndisë, na ftojnë të bëjmë mirë, të besojmë te Jezu Krishti, si dhe ta duam e t’i shërbejmë Perëndisë. Nga ana tjetër, ajo që është e keqe, na bind të mëkatojmë, ta mohojmë Jezu Krishtin ose të luftojmë kundër Perëndisë.
Për të të ndihmuar t’i kuptosh mësimet e Mormonit, supozo sikur një person beson se muzika që ai ose ajo dëgjon dhe mënyra se si e përdor telefonin dhe teknologji të tjera është e mirë, por prindërit ose udhëheqësit e vet nuk bien dakord.
-
Bazuar në të vërtetat që ke përcaktuar, çfarë mund të kërkojë ky person nga vetja për të zbuluar nëse muzika dhe përdorimi i teknologjisë nga ana e vet janë të mira ose jo?
-
Dëgjimi i kësaj muzike ose përdorimi i telefonit dhe teknologjisë sipas mënyrës sime a …
-
… e mbush mendjen time me mendime për të bërë mirë apo për të kryer mëkat?
-
… më nxit të bëj gjërat që do të bënte apo nuk do të bënte një ndjekës i Jezu Krishtit?
-
… më ndihmon t’i dua gjërat e Perëndisë, apo jo?
-
Vër re që mund të të nevojitet të përsiatësh individualisht për artistë ose këngë të caktuara, si edhe për aplikacione, lojëra ose media të caktuara. Gjithashtu, sasia e kohës që kalon me një veprimtari, mund të jetë një faktor i rëndësishëm për t’u marrë parasysh.
Dritë për të të ndihmuar të shohësh
Mund të kesh vënë re se në disa situata, mund të jetë e vështirë të gjykosh ndërmjet së drejtës ose së gabuarës.
Me këtë imazh në mendje, vër re frazat te vargu 16 që tregojnë se si na ndihmon Shpëtimtari.
Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së parë, për të të ndihmuar ta kuptosh Dritën e Krishtit:
“Secilit fëmijë të Atit Qiellor të lindur në botë i jepet në lindje, si dhuratë falas, Drita e Krishtit. Ju e keni ndier atë. Është ndjesia se çfarë është e drejtë e çfarë e gabuar, çfarë është e vërtetë e çfarë e rreme. Ajo ka qenë me ju që kur filloi udhëtimi juaj në jetë. …
… Ju bëni zgjedhje çdo ditë dhe gati çdo orë që ju bëjnë të vazhdoni të ecni në dritë ose ju largojnë drejt errësirës.” (Henri B. Ajring, “Të Ecim në Dritë”, Liahona, maj 2008, f. 123–124)
-
Çfarë mësove rreth Dritës së Krishtit?
Për më shumë informacion mbi Dritën e Krishtit, shih te Gospel Topics [Temat e Ungjillit], “Light of Christ” [“Drita e Krishtit”], topics.ChurchofJesusChrist.org.
Lexo te Moroni 7:18–19, duke kërkuar këshillën shtesë që dha Mormoni rreth gjykimit ndërmjet së mirës dhe së keqes.
-
Çfarë mendon se do të thotë “të kërkosh me zell në dritën e Krishtit”?
-
Si mund të jenë shembulli dhe mësimet e Shpëtimtarit si një dritë për të na ndihmuar të gjykojmë me saktësi ndërmjet së drejtës dhe së gabuarës sot?
-
Cilat janë disa mënyra të tjera se si mund t’i dëgjojmë fjalët e Tij dhe ta ndiejmë ndikimin e Tij të na udhërrëfejnë?
Zbatimi i asaj që mësove
Kujtoje situatën që mendove më herët, kur t’u kërkua të mendosh për diçka, që do të doje ta dalloje më mirë si diçka të mirë ose jo. Shpenzo disa minuta për të marrë parasysh me lutje se si mund t’i përdorësh parimet që mësove sot, për të përcaktuar a është e drejtë ose e gabuar. Përpiqu ta hetosh me zell me Dritën e Krishtit ndërsa përsiat për situatën. Mbaji shënim mendimet e tua në ditarin tënd të studimit.
-
Çfarë mësove sot që mund të të ndihmojë ta përmirësosh aftësinë tënde për të zgjedhur ndërmjet së drejtës dhe së gabuarës?
-
Cilat janë dy ose tri fusha të jetës sate ku ti sheh nevojën për ta dalluar me sukses të mirën nga e keqja? Përse?