“Dashuria Hyjnore Është Dashuria e Pastër e Krishtit”
Në studimin tënd të vargjeve te Moroni 7:44–48, ti mësove se si të përpiqesh ta zhvillosh dashurinë hyjnore, dashurinë e pastër të Jezu Krishtit. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 7:45–48, ta shpjegosh doktrinën që jepet mësim në këtë fragment, dhe t’i zbatosh në situata nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Shpjego dhe mëso përmendsh
Imagjino sikur gjatë diskutimit Eja, Më Ndiq me familjen tënde, ndërsa flisni rreth kuptimit të dashurisë hyjnore, vëllai yt më i vogël thotë diçka të ngjashme me “A nuk është dashuria hyjnore thjesht të bësh gjëra të mira për njerëzit?” Ti i thua vëllait tënd se sjellja e mirë është pjesë e dashurisë hyjnore, por që ti mësove më shumë rreth saj në seminar.
Çfarë hollësish të tjera rreth dashurisë hyjnore do t’i tregoje vëllait tënd?
Ushtroje vënien në zbatim
Shqyrto me besim.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet këndvështrimit të caktuar në mënyrë hyjnore.
Vëri në zbatim konceptet dhe pyetjet me një burim të përjetshëm.
Olsi mërzitet shpejt nga vëllezërit dhe motrat e tij më të vogla. Ata shpesh i përgjërohen Olsit që të luajë me ta ose t’i ndihmojë për detyrat e shtëpisë. Olsi do vetëm që vëllezërit dhe motrat e tij ta lënë rehat që ai të bëjë punën e vet.
Hera mësoi se një vajzë tjetër në klasën e saj të Të Rejave ka përhapur thashetheme për të. Hera ndihet e pështjelluar dhe e lënduar nga kjo dhe nuk është e sigurt se si të reagojë.
Klodi dëshiron të gëzojë popullaritet në shkollë dhe shfaqet si i patrembur para shokëve të tij. Ai shpesh i përçmon shokët e tjerë të klasës dhe ua merr gjërat pa i pyetur.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Çfarë mund të tregosh nga Moroni 7:45–48 që mund t’i japë shtysë këtij personi të reagojë me më shumë dashuri hyjnore në situatën e tij?
Cilat janë disa shkrime të shenjta ose thënie të tjera nga udhëheqësit e Kishës që mund të ndihmojnë?
Vepro me besim
Me çfarë sfidash mund të përballet ky person ndërsa përpiqet ta zbatojë atë që ti i thua?
Si mund të veprojë ai me besim pavarësisht këtyre sfidave?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Si mund ta ndihmojë atë shikimi i situatës me një këndvështrim të përjetshëm që të ndiejë më shumë dashuri hyjnore për të tjerët?
Si mund ta ndihmojë këtë person shqyrtimi i mënyrës se si Jezu Krishti i trajtoi të tjerët, që të jetë më i dashur?