Seminari
Moroni 7–9: Vështrim i Përgjithshëm


“Moroni 7–9: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 7–9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 7–9

Vështrim i Përgjithshëm

Moroni, i cili u end i vetëm për shumë vjet pasi populli i tij u shkatërrua, i shënoi fjalët e të atit rreth shpresës që mund të kemi te Krishti për gjërat më të mëdha që do të vijnë. Ai na nxiti ta përdorim Dritën e Krishtit për të dalluar të drejtën nga e gabuara. Ai dha mësim se si “të mbështete[m]i në çdo gjë të mirë” (Moroni 7:20, 25), sidomos te dashuria hyjnore, “dashuria e pastër e Krishtit” (Moroni 7:47). Ai tregoi edhe një letër nga i ati ku jepej mësim se fëmijët e vegjël shpëtohen nëpërmjet Shlyerjes së Krishtit dhe nuk kanë nevojë të pagëzohen.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Moroni 7:1–19

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te Jezu Krishti për të gjykuar ndërmjet së mirës dhe së keqes.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se si zgjedhjet që bëjnë, ndikohen nga besimi i tyre te Jezu Krishti.

  • Figurë për t’u paraqitur: Figura me dy katrorët që duket se janë në nuanca të ndryshme të grisë

  • Send: Një elektrik dore për mësimin e sugjeruar me sende

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për të bërë mësimin me sende me elektrikun e dorës, sigurohuni që hapësira rreth jush të jetë e errët. Merreni parasysh t’i mbyllni grilat, të zhvendoseni në një dhomë pa shumë dritare, të mbuloni me batanije kompjuterin tuaj dhe veten. (Nëse dëshironi mund ta ushtroni këtë duke përdorur kamerën e kompjuterit para orës mësimore për t’u siguruar që zona është e errët.) Ftojini nxënësit të lexojnë një shkrim të shenjtë ose një kartë që e mbani të ngritur para kamerës ndërkohë që është ende errësirë. Më pas drejtoni një elektrik dore mbi kartën ose shkrimin e shenjtë dhe kërkojuni nxënësve ta provojnë sërish. Mund të jetë gjithashtu e efektshme ta ftoni një nxënës më përpara t’ia japë klasës këtë mësim me sende.

Moroni 7:20–43

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresë më të madhe nëpërmjet Jezu Krishtit.

Moroni 7:44–48

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe kërkojnë dashurinë hyjnore në jetën e tyre.

Zotërimi Doktrinor: Moroni 7:45–48

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 7:45–48, ta shpjegojnë doktrinën që jepet mësim në këtë fragment dhe t’i zbatojnë në situata nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata që kanë përjetuar ose dëshmuar, në të cilat ata mund ta ushtrojnë dashurinë hyjnore

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një vizatim i një zemre në tabelë me referencën e shkrimit të shenjtë dhe fjalët e frazës kyç të shkrimit të shenjtë të shkruara rreth zemrës në rend të çrregullt

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit tuaj t’i shqyrtojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, merreni parasysh t’i përzieni fjalët në secilin prej tre parimeve. Shkruajini parimet e shkartisura me radhë në bisedë dhe ftojini nxënësit të përgjigjen me formulimin e saktë sa më shpejt të jetë e mundur.

Moroni 8

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë përse fëmijët e vegjël nuk kanë nevojë për pagëzim dhe çfarë na mëson kjo rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ju mund të tregoni historinë nga fillimi i mësimit ose diçka të ngjashme dhe t’u kërkoni nxënësve të mendojnë se si mund t’i përgjigjen situatës.

  • Material filmik: “And a Little Child Shall Lead Them” [“Dhe do të Udhëhiqen nga një Fëmijë”] (16:55; shikojeni nga kodi kohor 4:40 deri në 5:59)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ju mund ta rikrijoni grafikun në mënyrë digjitale dhe t’ua tregoni ekranin tuaj nxënësve. Ndërsa raportojnë se çfarë gjetën në studimin e tyre, mund t’i shkruani gjetjet e tyre në kolonën e duhur.