Seminari
Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor


“Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor: Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

grup të rinjsh duke luajtur një lojë në ambient të jashtëm

Në Kishë, ne ftohemi të rritemi sikurse Shpëtimtari: nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale. Vendosja e synimeve mund të të ndihmojë të ecësh përpara. Shkrimet e shenjta janë dhënë nga Ati Qiellor për të të ndihmuar të bëhesh si Jezu Krishti në këto mënyra. Ky mësim do të të japë mundësi për të ushtruar zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor në synimet e tua për t’u bërë si Shpëtimtari.

Ndihmojini nxënësit të jenë pjesëmarrës aktivë. Për disa nxënës, bërja e përpjekjeve për të mësuar nga shkrimet e shenjta mund të duket diçka e panjohur dhe disi e vështirë. Sidoqoftë, nxënësit mund të rriten në aftësitë e tyre dhe të marrin gradualisht gjithnjë e më shumë përgjegjësi për vetë të mësuarit e tyre. Kërkoni mundësi për t’i ndihmuar nxënësit të marrin një rol më aktiv në orën mësimore, si dhe lavdërojini përpjekjet dhe përparimin e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin me prindërit e tyre ose një udhëheqës të Kishës rreth synimeve që kanë vendosur. Ata mund t’i diskutojnë sukseset dhe sfidat që po përjetojnë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Rritu si Jezu Krishti

Merreni parasysh t’ua tregoni nxënësve materialin Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë dhe të diskutoni synimet që ata mund të vendosin. Mund të paraqitni gjithashtu figurën vijuese:

Logoja e Programit Fëmijët dhe Rinia

Te Lluka 2:52 ne lexojmë se Jezu Krishti u rrit “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve”. Ati ynë Qiellor dëshiron që ne të rritemi sikurse u rrit Shpëtimtari në po të gjitha këto aspekte. Udhëheqësit e Kishës na kanë kërkuar që të vendosim synime për të na ndihmuar të zhvillohemi nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike dhe intelektuale.

Mendo rreth synimeve që ke vendosur ose do të doje t’i vendosje.

  • Cilat janë disa suksese që ke përjetuar?

  • Cilat janë disa sfida me të cilat je përballur ndërsa je përpjekur fort t’i arrish këto synime?

Duke folur rreth këtyre synimeve, Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

“Në vend që t’ju japim shumë detyra specifike, … ne po ju ftojmë të këshilloheni me Zotin se si të mund të rriteni në një mënyrë të baraspeshuar. Do të jetë shpërblyese dhe argëtuese, por gjithashtu do të kërkojë përpjekje nga ana juaj. Do t’ju nevojitet të kërkoni zbulesë vetjake. Do t’ju nevojitet të zgjidhni për veten tuaj se si të veproni sipas saj. Ndonjëherë Shpirti mund t’ju nxitë të bëni gjëra që janë të vështira. Unë mendoj se ju jeni të aftë për t’u përballur me këtë sfidë. Ju mund të bëni gjëra të vështira!” (Russell M. Nelson, “Special Children and Youth Broadcast Featuring President M. Russell Ballard” [paraqitja e nismës së re të Programit Fëmijët dhe Rinia, 29 shtator 2019], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë mendon rreth këshillës së Presidentit Nelson?

Ndërsa studion sot, do të kesh mundësi t’i zbatosh fragmentet e zotërimit doktrinor në synimet e tua për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari nga ana shpirtërore, shoqërore, fizike ose intelektuale.

Fragmentet e zotërimit doktrinor mund të ndihmojnë

Nxënësve mund t’u kërkohet të renditin sa më shumë fragmente të zotërimit doktrinor përmendsh që munden ose të tregojnë ato që kanë ndikuar në jetën e tyre. Renditini fragmentet që ata tregojnë në tabelë.

Ndihmojini nxënësit t’i gjejnë fragmentet e zotërimit doktrinor nga Alma deri te Moroni te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023), ose paraqiteni tabelën vijuese.

Zotërimi Doktrinor për Librin e Mormonit: Alma–Moroni

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 7:11–13

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dhe ai do të shkojë përpara, duke vuajtur dhimbje dhe hidhërime dhe tundime të çdo lloji.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 34:9–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Duhet të bëhet një shlyerje, … një flijim i pafundmë dhe i përjetshëm.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 39:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Mos shko më pas epsheve të syve të tua.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Alma 41:10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Helamani 5:12

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë … që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 11:10–11

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë kam plotësuar vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 12:48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“[Ji]ni të përkryer, madje, sikurse jam unë, ose të përkryer si Ati juaj që është në qiell.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

3 Nefi 27:20

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ejani tek unë dhe pagëzohuni … që të shenjtëroheni nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:6

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju nuk do të merrni asnjë dëshmi, deri pas provës së besimit tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Ethëri 12:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 7:45–48

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Dashuria hyjnore është dashuria e pastër e Krishtit.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Moroni 10:4–5

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht … [dhe] nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Ftojini nxënësit t’i gjejnë fragmentet e zotërimit doktrinor që mund t’i ndihmojnë ata t’i arrijnë synimet e tyre.

Diskutojini shkrimet e shenjta që i gjetën nxënësit dhe se si ato janë të dobishme. Merreni parasysh t’i përdorni disa nga pyetjet vijuese.

Nuk është e nevojshme që nxënësit të tregojnë hollësi vetjake rreth synimeve të tyre. Nxitini ata të tregojnë më shumë rreth shkrimeve të shenjta dhe parimeve dhe më pak rreth specifikave të synimit.

  • Cilat fragmente të zotërimit doktrinor mund të të ndihmojnë ta arrish synimin tënd? Në ç’mënyrë?

  • Cilat fragmente të zotërimit doktrinor mund të të ndihmojnë të rritesh “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve” sikurse bëri Shpëtimtari?

  • Si mund të të ndihmojnë një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor ta zbatosh një ose më shumë parime të marrjes së njohurisë shpirtërore?

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për mënyrat se si fragmentet e zotërimit doktrinor ju kanë ndihmuar në jetën tuaj.