Seminari
Moroni 1–6: Vështrim i Përgjithshëm


“Moroni 1–6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 1–6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 1–6

Vështrim i Përgjithshëm

Për shkak se Moroni refuzoi ta mohonte Jezu Krishtin, ai u detyrua të endej në shkretëtirë i vetëm dhe të qëndronte i fshehur nga lamanitët. Në disa prej fjalëve të tij të fundit për brezat e ardhshëm, ai dha mësim rreth autoritetit për t’i kryer ordinancat e priftërisë. Duke e bërë këtë, ai ruajti të vërteta të rëndësishme rreth mënyrës se si përdoret priftëria dhe ai dha gjithashtu udhëzime për të ndihmuar që Kisha të forcohet dhe ndërtohet.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u jep mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Moroni 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund të ndihmojë për t’i nxitur nxënësit ta ndjekin gjithmonë Jezu Krishtin dhe të mos e mohojnë Atë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për një përvojë kur ata ose dikush që e njohin e ndoqi Jezu Krishtin edhe pse është ndier vetëm ose është përndjekur.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një diagram ngjyrash, ose letra për nxënësit në ngjyrë të gjelbër, të verdhë, portokalli dhe të kuqe; shembuj afishesh ose publikimesh në mediat shoqërore që mund t’i nxitin nxënësit të jenë të vërtetë ndaj Jezu Krishtit

  • Materiale filmike: “Be Strong and of a Good Courage” [“Ji i Fortë dhe Guximtar”] (16:18; shikojeni nga kodi kohor 5:41 deri në 6:22); “Moroni i Fton të Gjithë që të Vijnë te Krishti” (8:37; shikojeni nga kodi kohor 0:00 deri në 3:59)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë diskutimit të kundërshtimit me të cilin mund të përballen dishepujt e Krishtit, merreni parasysh t’i përfshini nxënësit në ndonjë mënyrë. Ju mund t’u kërkoni nxënësve ta shkruajnë në funksionin e bashkëbisedimit ngjyrën që e përfaqëson më mirë secilën situatë. Ju mund t’i lejoni gjithashtu nxënësit të mbledhin sende me të katër ngjyrat në dhomën e tyre, ose të përdorin funksionin e sfondit për të paraqitur ose të gjelbrën, të verdhën, portokallinë apo të kuqen.

Moroni 2–3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë autoritetin e priftërisë në Kishën e Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin me një mbajtës të priftërisë ose dikë që shërben në një thirrje në Kishë. Nxënësit mund ta pyesin atë individ se si u ndje ai ose ajo rreth marrjes së autoritetit të Shpëtimtarit për të kryer përgjegjësitë e tij ose të saj.

  • Mësim me sende: Një kopje e linjës së autoritetit të priftërisë; një zinxhir

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për të nxitur pjesëmarrjen, ju mund t’i ftoni nxënësit të përdorin funksionin e tabelës së bardhë për të renditur mënyrat se si Fryma e Shenjtë e ka bekuar jetën e tyre. Më pas mund të ftoni disa nxënës të tregojnë përvoja vetjake.

Moroni 4–5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta mbajnë besëlidhjen që bëjnë kur e marrin sakramentin, që të mund ta kenë Shpirtin e Zotit me vete.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të thënë përmendsh sa më shumë që të munden nga lutjet e sakramentit.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela e titulluar “Besëlidhja e Sakramentit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në tri dhoma virtuale të veçanta për të diskutuar njërin prej tre premtimeve që bëjmë kur marrim sakramentin. Ju mund t’i vendosni më pas nxënësit në grupe të reja virtuale të veçanta me nxënësit që studiuan njërin nga premtimet e tjera. Ftojini nxënësit t’i japin njëri-tjetrit mësim rreth premtimit që diskutuan me grupin e tyre fillestar.

Moroni 6

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përpiqen fort t’u shërbejnë të tjerëve dhe ta ndjekin Shpëtimtarin si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të vijnë të përgatitur për të treguar mënyrat se si të gjithë anëtarët e Kishës mund ta forcojnë njëri‑tjetrin, edhe pa një thirrje formale në një lagje ose degë.

  • Figurë: Një bashkësi e larmishme Kishe

  • Materiale filmike: “Nevojat përpara Vetvetes” (12:06; shikojeni nga kodi kohor 7:40 deri në 8:25); “Sy për të Parë” (9:44; shikojeni nga kodi kohor 4:55 deri në 6:55)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit të përdorin funksionin e bashkëbisedimit për të treguar parimet që përcaktojnë te Moroni 6:4–9.

Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve një mundësi për të ushtruar zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor në synimet e tyre për t’u bërë si Shpëtimtari.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të flasin me prindërit e tyre ose një udhëheqës të Kishës rreth synimeve që kanë vendosur. Ata mund t’i diskutojnë sukseset dhe sfidat që po përjetojnë.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një kopje e broshurës Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë