Seminari
Moroni 10:1–7: Marrja e Dëshmisë Suaj për Librin e Mormonit


“Moroni 10:1–7: Marrja e Dëshmisë Suaj për Librin e Mormonit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 10:1–7”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 10:1–7

Marrja e Dëshmisë Suaj për Librin e Mormonit

i ri duke lexuar Librin e Mormonit

A ke ndier mbresa ose ndjenja nga Shpirti që Libri i Mormonit është i vërtetë? Nëse po, çfarë përvojash dhe veprimesh të ndihmuan për këtë? Në disa nga shkrimet e tij të fundit, Moroni theksoi se Perëndia është burimi i gjithë së vërtetës. Nëpërmjet Perëndisë, ne mund të marrim një dëshmi vetjake të vërtetësisë së Librit të Mormonit, realitetit të Jezu Krishtit dhe “të vërtetën e të gjitha gjërave” “nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë” (Moroni 10:5). Ky mësim mund të të ndihmojë ta dish vetë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

Përqendrohuni te parimet që kthejnë në besim. Ndihmojini nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet që mund ta forcojnë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Nxitini nxënësit që të analizojnë mënyrën se si këto të vërteta mund ta thellojnë kthimin e tyre në besim dhe t’i ndihmojnë ata të veprojnë me besim.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Moroni 10:1–7, duke kërkuar çdo fjalë ose frazë që i ndihmon ata ta kuptojnë se çfarë duhet për ta ditur të vërtetën rreth Librit të Mormonit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një dëshmi për Librin e Mormonit

Mendo se te cila prej thënieve vijuese e gjete veten më shumë kur fillove studimin e Librit të Mormonit:

  • Nuk jam i sigurt nëse e di që Libri i Mormonit është i vërtetë.

  • I besoj të tjerët që më kanë thënë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

  • Kam ndier mbresa nga Fryma e Shenjtë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

Mendo thellë për dëshminë tënde për Librin e Mormonit tani. Ndërsa studion, mendo rreth hapave të radhës që Zoti dëshiron që t’i hedhësh për të marrë, thelluar ose qëndruar i patundur në dëshminë tënde.

Porosia e Moronit

Pasi i shënoi disa nga mësimet e atit të tij, Moroni dha mësim se si kushdo mund ta dijë vetë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

Lexo te Moroni 10:3–5 dhe merre parasysh atë që tha Moroni rreth mënyrës se si mund ta dimë vërtetësinë e Librit të Mormonit. Mund të marrësh parasysh gjithashtu ta shohësh materialin filmik “Moroni Invites All to Come unto Christ” [“Moroni i Fton të Gjithë Njerëzit që të Vijnë te Krishti”] nga kodi kohor 4:39 deri në 5:32, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

8:37

Moroni 10:4–5 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh një mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment, për një pyetje ose situatë.

Merreni parasysh ta shkruani thënien vijuese të paplotë në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit ta përfundojnë atë në ditarët e tyre të studimit. Më pas ftojini ata ta plotësojnë atë si klasë në tabelë.

  • Unë mund të di se Libri i Mormonit është i vërtetë, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë ndërsa …

Veprimtaria e radhës është e organizuar sipas tri frazave të këshillës së Moronit. Merreni parasysh se si mund t’i ndihmoni nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për këto tri fraza. Mund t’i ndani nxënësit në grupe të vogla dhe t’i caktoni secilit grup njërën prej veprimtarive vijuese të studimit. Vendosni nëse është më mirë t’i paraqitni udhëzimet për këto veprimtari ose t’i siguroni secilit grup kopjen e vet. Pasi grupet t’i diskutojnë përgjigjet e tyre, ata mund t’ia tregojnë klasës. Nxënësit mund t’i përmbledhin gjithashtu idetë e tyre pranë thënies në tabelë.

Lexoje Librin e Mormonit

Presidenti Rasëll M. Nelson përshkroi disa nga bekimet që mund të marrim nëpërmjet studimit të Librit të Mormonit. Mendo se si mund t’i kesh përjetuar këto bekime ndërsa e studiove atë.

“Unë ju premtoj se, kur e studioni me lutje Librin e Mormonit çdo ditë, ju do të merrni vendime më të mira – çdo ditë. Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj.” (Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 62–63)

  • A e ke përjetuar ndonjë prej bekimeve që Presidenti Nelson ua premtoi atyre që e studiojnë Librin e Mormonit?

Ftojini nxënësit e gatshëm të tregojnë disa nga mënyrat se si ata i kanë përjetuar këto bekime. Sigurohuni që të mos e bëni asnjë nxënës të ndihet i turpëruar nëse nuk i vjen në mend asnjë përvojë. Sigurojini ata se mund t’i përjetojnë ende këto bekime ndërsa vazhdojnë ta studiojnë Librin e Mormonit.

Dallimi i bekimeve që vijnë nga leximi i Librit të Mormonit, mund të pohojë se ai është i vërtetë dhe se vjen nga Perëndia.

Përsiat për mëshirën e Zotit

  • Cilët janë disa shembuj nga shkrimet e shenjta të njerëzve që e marrin mëshirën e Zotit? Mund të duash të shohësh disa, si Nefi (2 Nefi 4:20–25), Alma i Riu (Alma 36:17–21), ose nefitët e shëruar nga Shpëtimtari gjatë vizitës së Tij (3 Nefi 17:6–9).

  • Cilët janë disa shembuj të mëshirës së Zotit në jetën tënde ose në jetën e dikujt që ti e njeh?

  • Përse mendon se përsiatja e mëshirës së Zotit mund të të ndihmojë të marrësh një dëshmi për Librin e Mormonit nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

Kërkoji Perëndisë me një zemër të sinqertë, qëllim të vërtetë dhe besim në Krisht

  • Si mendon, çfarë do të thotë t’i kërkosh Perëndisë me një zemër të sinqertë? Me qëllim të vërtetë? Me besim në Krisht (Moroni 10:4)? Nëse të nevojitet ndihmë për t’u përgjigjur për këtë, lexo te Joseph Smith – Historia 1:10–17, duke kërkuar se si Jozef Smithi në moshë të re e bëri lutjen me një zemër të sinqertë, qëllim të vërtetë dhe besim në Krisht. (Shënim: Fraza “qëllim i vërtetë” do të thotë se, pasi e more një përgjigje për lutjet e tua, ti do të veprosh me sinqeritet sipas zbulesës që ke marrë.)

  • Si mund të na ndihmojë bërja e kësaj të marrim një dëshmi për Librin e Mormonit nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

Dëshmia ime vetjake për Librin e Mormonit

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tregoi përvojën e tij të zbatimit të premtimit të Moronit. Lexoje thënien vijuese ose shikoje materialin filmik “A Living Testimony” [“Një Dëshmi e Gjallë”] nga kodi kohor 13:51 deri në 14:31, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

20:29

“Unë shpresoj se ju të gjithë e keni provuar vetë atë premtim ose që do ta bëni shpejt atë. Përgjigjja mund të mos vijë në një përjetim të vetëm dhe të fuqishëm shpirtëror. Për mua ajo erdhi qetësisht në fillim. Por ajo vjen gjithnjë dhe më fuqishëm çdo herë që kam lexuar dhe jam lutur mbi Librin e Mormonit.

Unë nuk mbështetem në atë që ka ndodhur në të shkuarën. Që ta mbaj të sigurt dëshminë time të gjallë mbi Librin e Mormonit, unë e marr shpesh premtimin e Moronit. Unë nuk e quaj atë bekim dëshmie të dhënë si pronësi e përhershme.” (Henri B. Ajring, “Një Dëshmi e Gjallë”, Liahona, maj 2011, f. 127)

  • Si mund të gjejnë zbatim fjalët e Presidentit Ajring te ne pavarësisht se sa herë e lexojmë Librin e Mormonit?

  • Në cilat mënyra mund të na dëshmojë Fryma e Shenjtë për vërtetësinë e Librit të Mormonit?

  • Si mundet një dëshmi për Librin e Mormonit ta forcojë marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, dhe dëshminë tënde për Ta?

Ftojini nxënësit të japin dëshmitë e tyre për Librin e Mormonit dhe se si ata kanë arritur ta dinë se është i vërtetë. Ju mund të tregoni edhe dëshminë tuaj vetjake.

Sa vijon mund t’i ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë vargjet te Moroni 10:3–5.

Shkruaj në ditarin tënd të studimit se çfarë mund të bësh për t’i zbatuar parimet që jepen mësim te Moroni 10:3–5. Mendo se si mund të vazhdosh ta studiosh Librin e Mormonit, përsiatësh për mëshirën e Zotit dhe t’i kërkosh Perëndisë një dëshmi nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ku dhe kur do t’i bësh këto gjëra? Si mund t’u përgjigjet Zoti lutjeve të tua?