Seminari
Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5 – “Nëpërmjet Fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju Mund të Dini të Vërtetën e të Gjitha Gjërave”


“Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5 – ‘Nëpërmjet Fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju Mund të Dini të Vërtetën e të Gjitha Gjërave’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5

“Nëpërmjet Fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju Mund të Dini të Vërtetën e të Gjitha Gjërave”

i ri duke u lutur

Në studimin tënd te Moroni 10:1–7, ti mësove se, nëse i lutemi Perëndisë me një zemër të sinqertë, qëllim të vërtetë dhe besim te Krishti, ne mund ta dimë se Libri i Mormonit është i vërtetë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 10:4–5, ta shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se marrja e njohurisë shpirtërore është një model hyjnor. Në shkrimet e shenjta, Zoti i fton vazhdimisht fëmijët e Tij të luten, kërkojnë dhe trokasin (për shembuj, shihni te Mateu 7:7–8; 1 Nefi 15:11; Doktrina e Besëlidhje 18:18, 42:61). Ndërsa nxënësit i ushtrojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, kujtojuni atyre të jenë besnikë dhe të duruar në kërkimin e përgjigjeve. Dëshmoni se mund të mbështetemi tek Ati Qiellor për të na e zbuluar të vërtetën në mendjen dhe zemrën tonë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe fragmentin kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 10:4–5: “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht. … Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor është hartuar për t’u dhënë pas mësimit “Moroni 10:1–7”, që është mësimi kontekstual për fragmentin e zotërimit doktrinor te Moroni 10:4–5. Nëse ky mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor duhet të zhvendoset në një javë tjetër, sigurohuni që të jepni edhe mësimin përkatës kontekstual gjatë asaj jave.

Mëso përmendsh dhe shpjego

Ju mund të filloni duke i ftuar ata që e plotësuan veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve, ta thonë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 10:4–5.

Veprimtaria vijuese mund të përdoret për t’i ndihmuar nxënësit nëse nuk e bënë këtë përpara orës mësimore. Nxënësit mund ta përsëritin me radhë secilin prej segmenteve vijues me një partner derisa të jenë në gjendje ta thonë vetë përmendsh referencën dhe të gjithë frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

  • Moroni 10:4–5

  • “Kërkoni me një zemër të sinqertë,

  • Me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht. …

  • Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë

  • Ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

Dëgjojini me kujdes përgjigjet e nxënësve për pyetjen vijuese për t’ju ndihmuar ta dini se sa mirë ata e kuptojnë atë që dha mësim Moroni në këtë fragment.

  • Çfarë mund të bëjë dikush për të fituar një dëshmi që Libri i Mormonit është i vërtetë?

Ushtroje vënien në zbatim

Jepuni nxënësve një mundësi për t’i shqyrtuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’u kërkoni nxënësve ta përzgjedhin njërin prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe të shpjegojnë se në ç’mënyrë është kuptimplotë për ta.

Merreni parasysh ta përdorni skenarin vijues ose një ku nxënësit tuaj e gjejnë veten më shumë, për t’i ndihmuar ata ta ushtrojnë zbatimin e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Sugjerime të tjera mund të gjenden në seksionin “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” në fund të këtij mësimi.

Imagjino sikur situata vijuese publikohet te pjesa “Pyetje dhe Përgjigje” e revistës Për Forcën e Rinisë. Për të parë një shembull, referohu te një botim i kohëve të fundit në ChurchofJesusChrist.org.

  • “Unë kam qenë një anëtar i Kishës pjesën më të madhe të jetës sime. Unë përpiqem t’i zbatoj urdhërimet, t’i lexoj shkrimet e mia të shenjta, të lutem dhe të shkoj në Kishë. Unë dëgjoj njerëz të tjerë të tregojnë përvojat e tyre se si kanë arritur në njohurinë që Libri i Mormonit është i vërtetë. Përse nuk më ka dhënë Perëndia po atë lloj përvoje?”

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe të vogla. Ata mund të diskutojnë se si zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojë dikë që ka një shqetësim si ai nga skenari më sipër.

  • Cilin parim të marrjes së njohurisë shpirtërore do t’ia rekomandoje këtij personi për ta menduar të parin? Përse?

  • Si mundet doktrina që jepet mësim te Moroni 10:4–5, të të ndihmojë t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në këtë situatë?

Ndërsa nxënësit tregojnë, sigurohuni që ata të dinë se nuk ka përgjigje të drejta ose të gabuara. Si pjesë e diskutimit, nëse vini re se klasa nuk i përmendi të tria parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, mund të bëni pyetje rreth parimeve që ata nuk i përmendën. Nëse dëshironi, mund t’i përdorni disa nga pyetjet vijuese si pjesë të këtij diskutimi.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  • Cilat fjalë ose fraza te Moroni 10:4–5 do ta nxitje këtë person t’i studiojë dhe kuptojë më mirë? Përse?

  • Cilat janë disa burime të caktuara në mënyrë hyjnore që mund ta ndihmojnë këtë person të fitojë një dëshmi vetjake për vërtetësinë e Librit të Mormonit?

Vepro me besim

  • Si do të ishte po të vije në zbatim disa nga ftesat e Moronit nga Moroni 10:4–5 në këtë situatë? Si lidhen këto me të vepruarit me besim?

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  • Cilat të vërteta rreth Perëndisë, mënyrës se si Ai komunikon me fëmijët e Tij dhe këndvështrimit të Tij, mund ta ndihmojnë dikë në këtë situatë?

  • Si mund ta përdorësh doktrinën që jepet mësim te Moroni 10:4–5, për të ndihmuar lidhur me pyetje të tjera që nuk kanë lidhje me Librin e Mormonit?

Përsëritja e zotërimit doktrinor

Një veprimtari përsëritjeje si ajo në vijim duhet të përdoret në një mësim që do të jepet së shpejti pas këtij mësimi.

Kujtojuni nxënësve veprimtarinë që kryen për të mësuar përmendsh fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë te “Moroni 10:4–5: Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht. … Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.” Ftojeni ndonjë nxënës që e di ende përmendsh, t’ia thotë klasës. Nëse të tjerë kanë nevojë për ndihmë, merreni parasysh ta paraqitni referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në tabelë. Fshini nga disa fjalë çdo herë dhe vërini nxënësit ta thonë përmendsh frazën derisa ta kenë mësuar përmendsh.