Seminari
Moroni 10: Vështrim i Përgjithshëm


“Moroni 10: Vështrim i Përgjithshëm”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Moroni 10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Moroni 10

Vështrim i Përgjithshëm

Në disa nga shkrimet e tij të fundit, Moroni theksoi se Perëndia është burimi i gjithë së vërtetës. Ai dha mësim se, nëse i lutemi Perëndisë me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë dhe besim te Krishti, ne mund ta dimë se Libri i Mormonit është i vërtetë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë. Ai dëshmoi për dhuratat që Perëndia ua ka dhënë fëmijëve të Tij nëpërmjet Shpirtit për dobinë e tyre. Në vargjet e fundit të Librit të Mormonit, Moroni i ftoi të gjithë ta ndjekin Shpëtimtarin dhe të përsosen në Të.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Moroni 10:1–7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta dinë vetë se Libri i Mormonit është i vërtetë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Moroni 10:1–7, duke kërkuar çdo fjalë ose frazë që i ndihmon ata ta kuptojnë se çfarë duhet për ta ditur të vërtetën rreth Librit të Mormonit.

  • Materiale filmike: “Moroni Invites All to Come unto Christ” [“Moroni i Fton të Gjithë Njerëzit që të Vijnë te Krishti”] (8:37; shikojeni nga kodi kohor 4:39 deri në 5:32); “A Living Testimony” [“Një Dëshmi e Gjallë”] (20:29; shikojeni nga kodi kohor 13:51 deri në 14:31)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtarinë e organizuar sipas tri frazave të këshillës së Moronit

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe të veçanta virtuale për t’i diskutuar të tria frazat e këshillës së Moronit duke përdorur përmbajtjen e përfshirë në mësim. Sigurohuni ta kopjoni përmbajtjen për secilin grup dhe t’ua tregoni atyre në bisedë ose nëpërmjet postës elektronike për ta udhërrëfyer diskutimin e tyre.

Zotërimi Doktrinor: Moroni 10:4–5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 10:4–5, të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe fragmentin kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Moroni 10:4–5: “Kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht. … Dhe nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.”

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për ta përgatitur përgjigjen e tyre për publikimin “Pyetje dhe Përgjigje”, merreni parasysh t’u jepni atyre kohë për të folur. Kjo mund të bëhet në dyshe, në grupe të vogla në dhoma virtuale të veçanta, ose me të gjithë klasën.

Moroni 10:8–25

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë dhuratat e Shpirtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mësojnë rreth dhuratave të Shpirtit. Ata mund të përdorin ndihma të studimit të shkrimit të shenjtë si zëri “Spiritual Gifts” [“Dhurata Shpirtërore”] te Gospel Topics [Temat e Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org).

  • Material filmik: “Serve with the Spirit” [“Shërbeni me Shpirtin”] (19:12; shikojeni nga kodi kohor 5:33 deri në 5:48)

Moroni 10:26–34

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të “[vijnë] te Krishti dhe [të] përsos[en] në të” (Moroni 10:32).

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë mendojnë se do të thotë shprehja “ejani te Krishti”. Nxënësit mund ta kërkojnë frazën në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] nëse u nevojitet ndihmë.

  • Sende: Disa artikuj (ose figura artikujsh) që kanë qëllime të dallueshme

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela ku renditen ftesat e Moronit dhe premtimet e Atit Qiellor

  • Material filmik: “Come unto Christ: 2014 Theme Song” [“Ejani te Krishti: Kënga për Temën për Vitin 2014”] (4:48)

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të përdorin funksionin e bashkëbisedimit për ta treguar me fjalët e tyre se çfarë kuptimi kanë ftesat dhe premtimet e Moronit (shihni te Moroni 10:30–34).

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë ecurinë dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të Librit të Mormonit nga ana e tyre këtë vit.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të reflektojnë mbi studimin e tyre për Librin e Mormonit dhe të përgatiten për të treguar një ide ose të vërtetë që mësuan, e cila e ka rritur dashurinë e tyre për Jezu Krishtin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për pjesën “Çfarë kupton rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?” merreni parasysh t’i lejoni nxënësit ta përdorin funksionin e tabelës së bardhë ose bashkëbisedimit për të treguar të vërtetat që kanë mësuar nga Libri i Mormonit rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.